BOTA

Njohja e Palestinës, shtetet e BE-së me presion ndaj Izraelit

n.f Përditësimi i fundit 21 Maj 2024, 09:09
Njohja e Palestinës, shtetet e BE-së me presion ndaj Izraelit
Foto ilustruese

PALESTINË- Spanja dhe Irlanda janë dy shtete që kanë nxitur iniciativën e njohjes së Palestinës si shtet nga vende të tjera të BE. Kësaj po i bashkangjiten shtete të tjera, që kanë lidhje të ndryshme me palestinezët. Në aspektin diplomatik Maji 2024 duhet të hyjë si muaj jashtëzakonisht i suksesshëm në historinë palestineze. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në një votim të saj aprovoi të drejta të zgjeruara për palestinezët në Kombet e Bashkuara. Vetëm e drejta e votimit i mungon tani palestinezëve për një anëtarësim të plotë.

Tani ata ndodhen edhe para një hapi tjetër të rëndësishëm diplomatik. Pesë vende europiane janë gati të njohin zyrtarisht Palestinën si shtet sovran. Në këtë njohje reflektohet nga njëra anë solidariteti me popullsinë civile në Rripin e Gazës. Nga ana tjetër ky hap konsiderohet si pozicionim në favor të zgjidhjes me dy shtete në konfliktin e Lindjes së Mesme, një zgjidhje që e refuzon qeveria aktuale e djathtë e Izraelit.

Pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu bëri të ditur si objektiv të luftës asgjësimin e organizatës militante islamiste që sundon në Rripin e Gazës, Por për shkak të operacionit të ashpër izraelit, që sipas të dhënave palestineze ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 35.000 civilëve, si edhe gjendjes katastrofale humanitare, është rritur ndjeshëm presioni ndaj Izraelit kudo në botë.

Spanja: ndërmjetësuese e drejtë në Lindjen e Mesme?

Spanja dhe Irlanda duan të rrisin edhe më tej presionin kundër Izraelit duke njohur Palestinën. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka zhvilluar për këtë bisedime të shumta me partnerët europianë. Për shkak të refuzimit të Gjermanisë, ai ka përgatitur planet për një koalicion të të vullnetshmëve. I ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar planet e Spanjës, Irlandës dhe Sllovenisë për 21 Majin.

Spanja ka lidhje të ngushta me shumë vende arabe, edhe Turqinë. Pjesërisht këto lidhje kanë mbetur që nga koha e diktaturës së Francos (1939-1975) që në vitet pas Luftës së Dytë Botërore e ruajtën vendin izolimi ekonomik dhe politik mes perëndimit dhe lindjes. Pas rrëzimit të diktaturës së Francos në vitin 1975, Spanja vendosi marrëdhënie ekonomike me Izraelin, në vitin 1986 pasoi vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Në vitet e mëpasme, Spanja u ngrit si ndërmjetësuese e besuar mes shtetit izraelit dhe botës arabe. Një konferencë në vitin 1991 që u zhvillua në Madrid konsiderohet si prologu i procesit të paqes në Oslo mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Irlanda: Solidarizim për arsye historike

Edhe Irlanda është shfaqur si mbështetëse e fortë e palestinezëve që në ditët e para të luftës në Rripin e Gazës. Kur mori detyrën në mesin e prillit, kryeministri i ri, Simon Harris, ishte spanjolli Sanchez ishte kreu i parë i qeverisë që vizitoi Dublinin dhe një hap i përbashkët ishte tema kryesore e takimit. Qeveria irlandeze ngre lart për vete faktin, që angazhohet më gjatë se çdo vend i tjetër i BE për zgjidhjen me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez.

Identifikimi i fortë i Irlandës me Palestinën i ka gjurmët në historinë e vendit: Ai fillon me funksionarin britanik, Arthur Balfour, që në shekullin e 19-të, ishte përgjegjës për kolonializimin e Irlandës nga Mbretëria britanike dhe ia mohoi të drejtën e vetëadministrimit. Në vitin 1917, Balfour ndërkohë në postin e ministrit të Jashtëm britanik ishte krijues i deklaratës me të njëjtin emër Deklarat Balfour, në të cilën ai mbështet idën e një vatre për hebrenjtë në Palestinën e atëhershme të kontrolluar nga Perandoria Osmane.

Pasi ky rajon pak më vonë u bë protektorat britanik, shërbyen aty shumë xhandarë që më parë kishin luftuar si grupim paramilitarist "Black and Tans" kundër kryengritësve irlandezë. Kthimi i hebrenjve në Lindjen e Mesme kryesisht myslimane në Irlandën katolike u krahasua me vendosjen e protestantëve britanikë në veriun e ishullit irlandez. Konfliktin që rezultoi më pas si konflikti i Irlandës së Veriut disa irlandezë e lidhin me konfliktin në Lindjen e Mesme.

Mbështetje nga Sllovenia, Malta, Norvegjia - pozicione të ndryshme brenda BE

Për të çuar përpara projektin e njohjes së Palestinës, Spanja dhe Irlanda kanë tërhequr në koalicionin e të vullnetshmëve edhe vende të tjera. Sllovenia psh. ka bërë të ditur perspektivën e njohjes së Palestinës deri në mesin e qershorit. Edhe anëtarja tjetër e BE, Malta e ka bërë të ditur njohjen si shtet palestinez. Norvegjia është një vend tjetër që është duke menduar njohjen e Palestinës "gjatë pranverës". Në prill në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u zhvillua një votim për anëtarësimin e plotë palestinez në OKB, por ai dështoi për shkak të vetos amerikane.

Brenda BE deri tani Palestinën e njohin disa vende të Europës Qendrore e Lindore. Njohjet janë të lidhura me kohën e socializmit, gjatë së cilës kishte lidhje ideologjike me kreun e PLO, lëvizjes palestineze, Jaser Arafat. Disa nga këto vende, si Çekia dhe Hungaria sot konsiderohen si mbështetëse të Izraelit, megjithëse mbajnë lidhje diplomatike me palestinezët. I pari dhe i vetmi vend që e ka njohur Palestinën si shtet pas hyrjes në BE ka qenë Suedia në vitin 2014.

Nuk dihet nëse koalicioni spanjollo-irlandez do të zgjerohet më tej. Në Belgjikë qeveria ende është e pavendosur. Portugalia pas ndërrimit të qeverisë në favor të qeverisë konservatore ka hequr dorë nga këto plane.

Vende të tjera si Gjermania kanë marrëdhënie me Autoritetin Autonom Palestinez, por duan ta njohin Palestinën si shtet, vetëm kur ta njohë Izraeli. Por për sa kohë në zonat palestineze është faktor politik Hamasi, që nga shumë vende, edhe BE e SHBA kategorizohet si organizatë terroriste, një hap i tillë konsiderohet si i pamundur.

Marrë nga DW

palestine njohje be

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë