BOTA

"Nuk ka dyshim se Teherani është i vetëdijshëm për rreziqet!" Analiza: Irani përgatitet për përgjigje të ashpër nga Izraeli

M.B. Përditësimi i fundit 3 Tetor 2024, 07:45

"Nuk ka dyshim se Teherani është i vetëdijshëm për

LINDJE E MESME- Irani i hodhi gati 200 raketa balistike drejt Izraelit, duke e kryer sulmin më të madh si kurrë ndonjëherë ndaj armikut të vet të përbetuar. Sulmi i 1 tetorit ishte më i madh dhe më i guximshëm se sulmet e papritura të Iranit kundër Izraelit në prill. Këtë herë, Teherani gjithashtu përdori raketa më të përparuara dhe nuk dha paralajmërime të dukshme para kryerjes së sulmit.

Dëmet e përgjithshme dhe viktimat që sulmi raketor i Iranit i ka shkaktuar ende janë të paqarta. Por, Izraeli është zotuar se do të përgjigjet shumë ashpër. Ekspertët kanë thënë se hakmarrja e Izraelit me gjasë do të jetë më e fuqishme seç ishte në prill - kur u përgjigj kryesisht butësisht - duke e ditur se sa i madh ishte sulmi më i fundit nga Irani.

“Izraeli natyrisht se do t’ia japë një goditje shumë më të rëndë Iranit”, tha Ali Vaez, drejtor i Projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Irani e përshkroi sulmin e tij të 1 tetorit si hakmarrje ndaj Izraelit për ofensivën në Liban dhe për luftën shkatërruese njëvjeçare në Rripin e Gazës, si dhe për vrasjen rishtazi të aleatëve kryesorë të Teheranit në rajon. Forcat izraelite e nisën ofensivën tokësore në Libanin jugor më 1 tetor, pas një jave bombardimesh të pareshtura dhe shkatërruese.

Sulmet ajrore izraelite në Bejrut më 27 shtator e vranë Hassan Nasrallahun, liderin e Hezbollahut, grupit të armatosur dhe partisë politike që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor dhe që mbështetet nga Irani. Izraeli e ka asgjësuar lidershipin dhe i ka shkatërruar aftësitë luftarake të Hezbollahut, aleatit më të afërt dhe kyç të Iranit në strategjinë e Teheranit për ta luftuar Izraelin.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Ndërkohë, Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – u vra nga një sulm i dyshuar izraelit në Teheran, në korrik. Ekspertët kanë thënë se trysnia e brendshme për t’iu përgjigjur Izraelit dhe pozita e dobësuar e Iranit në rajon, e detyruan Teheranin të veprojë.

"Irani duket se ka arritur në përfundimin se kostoja e mosveprimit ishte më e madhe sesa rreziqet e ndërmarrjes së veprimeve", tha Vaez.

"Nuk ka dyshim se Teherani është i vetëdijshëm për rreziqet, jo vetëm duke e përsëritur, por duke e zgjeruar sulmin raketor kundër Izraelit, duke nxitur kështu një hakmarrje izraelite që duket se sigurt do të ndodhë", shtoi ai.

Sulmi i Iranit me raketa dhe dronë ndaj Izraelit në prill, i parë i drejtpërdrejtë ndonjëherë ndaj armikut të tij, ishte shumë i parashikuar. Irani gjithashtu përdori dronë me rreze të gjatë veprimi dhe raketat më të vjetra në atë sulm. Nëse krahasohet me sulmin e atëhershëm, sulmi i Iranit më 1 tetor ishte “shumë substancial”, tha Fabian Hinz, hulumtues nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër. Dëshmitë fillestare sugjerojnë se Irani përdori raketat balistike, të cilat arritën në Izrael brenda disa minutash, tha ai për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë.

Qëllimi i mundshëm, tha Hinz, ishte t’i jepte Izraelit kohë të kufizuar për t'u përgatitur. Në prill, Izraeli iu përgjigj sulmit të Iranit duke goditur një sistem radari të mbrojtës ajror në qytetin qendror iranian, Isfahan. Por, ekspertët paralajmërojnë se hakmarrja izraelite këtë herë pritet të jetë shumë më e ashpër. Zyrtarë izraelitë janë cituar nga mediat duke thënë se Izraeli mund të godasë zona strategjike brenda Iranit, duke përfshirë objektet energjetike.

Një sulm i mundshëm izraelit ndaj ndonjë objekti nafte ose gazi në Iranin e pasur me energji, do të ishte spektakolar për t’u parë, por i padëmshëm nga pikëpamja strategjike, tha Farzin Nadimi, hulumtues në Institutin e Uashingtonit për Studime të Lindjes së Mesme. Sulmi ndaj ndonjë objekti bërthamor do të sillte më shumë rreziqe dhe do të duhej të ishte shumë i madh, duke marrë parasysh se infrastruktura kryesore bërthamore e Iranit ndodhet thellë nën tokë, tha ai. Sulmet që synojnë objektet bërthamore të Iranit, të cilat Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara thuhet se i kanë ushtruar, mund ta detyrojnë Teheranin të armatosë programin e vet bërthamor, kanë paralajmëruar ekspertët.

“Pa marrë parasysh se cili është synimi [i Izraelit], një goditje e tillë është e destinuar ta detyrojë Teheranin të hakmerret, duke nxitur sulme me raketa balistike që mund ta shtyjnë tërë rajonin drejt humnerës”, tha Vaez./ REL

irani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë