BOTA

"Nuk mund të kryejnë ofensiva tjera në territor!" Zelensky: Rusia ka 50.000 ushtarë në Kursk, trupat tona i bllokuan

M.B. Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2024, 08:26

"Nuk mund të kryejnë ofensiva tjera në territor!"

UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se inkursioni i ushtrisë së tij në rajonin rus, Kursk, është duke zmbrapsur 50.000 ushtarë rusë. Në adresimin e tij ditor para kombit, Zelensky ka thënë se operacioni është duke zvogëluar kapacitetet e Moskës për të kryer sulme brenda Ukrainës. Presidenti ukrainas ka thënë që një kohë se ky është synimi kryesor i ofensivës, pavarësisht skepticizmit të disa aleatëve perëndimorë.

Sipas Institutit për Studime të Luftës, organizatë joqeveritare me seli në Shtetet e Bashkuara, Rusia i ka pasur rreth 11.000 ushtarë në Kursk kur Ukraina e ka nisur inkursionin e befasishëm në fillim të gushtit. Megjithatë, në raportimet e të përditshmes amerikane New York Times, sugjerohet se Moska ka arritur të pozicionojë ushtarë në Kursk, pa pasur nevojë që t’i lëvizë ushtarët që ka në Ukrainë.

Sipas atyre raportimeve, ushtarët koreanoveriorë janë të angazhuar në Kursk, në kuadër të kundërofensivës ruse. Në fjalimin e tij, Zelensky ka thënë se është informuar të hënën edhe nga komandantë të lartë ushtarakë për situatën në Kursk dhe njësitet ukrainase që janë pozicionuar aty.

“Burrat tanë kanë bllokuar 50.000 ushtarë të pushtuesit, i cili, për shkak të operacionit në Kursk, nuk mund të kryejë ofensiva tjera ruse në territorin tonë”, ka thënë Zelensky.

Komandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, ka thënë ndaras se, nëse nuk do të ishin forcat ushtarake ukrainase në Kursk, “dhjetëra mijëra armiq do të niseshin” në pozicionet ukrainase në rajonin e Donjeckut, zonë konflikti në të cilën luftohet që një dekadë.

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara vlerësojnë që më shumë se 10.000 ushtarë koreanoveriorë janë dërguar në Rusi. Moska, as nuk e konfirmon, dhe as mohon që trupat ushtarake prej Koresë së Veriut janë në Kursk. Në Korenë e Veriut, lideri i shtetit, Kim Jong Un, është thënë të ketë nënshkruar një dekret për të ratifikuar një traktat të mbrojtjes me Rusinë.

Koreja e Veriut dhe Rusia janë afruar shumë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, më 2022. SHBA-ja e ka akuzuar vazhdimisht Phenianin se po i dërgon armatim Rusisë, përfshirë raketa balistike dhe lansuese raketash. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka sugjeruar se Pheniani është duke pranuar teknologji ushtarake dhe mbështetje tjetër ushtarake prej Moskës, duke i ndihmuar që t’iu shmanget sanksioneve./ REL

lufta ne ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë