BOTA

Numër i madh i viktimave civile në sulmin e fundit ajror izraelit në Gazë/ Kamala Harris bën thirrjet për marrëveshje pengjesh dhe armëpushim

E.D Përditësimi i fundit 11 Gusht 2024, 12:25

Numër i madh i viktimave civile në sulmin e fundit ajror izraelit

SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris ka dënuar humbjen e jetës së civilëve në një sulm ajror izraelit në një shkollë në Gazë. Më shumë se 100 njerëz u vranë në ndërtesën që strehoi palestinezët e zhvendosur, ka njoftuar drejtori i një spitali. Harris tha se shumë civilë ishin vrarë përsëri dhe përsëriti thirrjet për një marrëveshje pengjesh dhe një armëpushim, duke i bërë jehonë komenteve të bëra nga Shtëpia e Bardhë.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se shkolla al-Taba’een shërbeu si një objekt ushtarak aktiv i Hamasit dhe Xhihadit Islamik, gjë që Hamasi e mohon. Duke folur në një ngjarje të fushatës në Phoenix, Arizona, Harris tha se Izraeli kishte të drejtën të ndiqte Hamasin, por gjithashtu ka një përgjegjësi të rëndësishme për të shmangur viktimat civile.

Bëhet e ditur se sulmi ajror i së shtunës është kritikuar nga fuqitë perëndimore dhe rajonale, me Egjiptin që tha se me këtë veprim Izraeli tregoi se nuk ka dëshirë të arrijë një armëpushim ose t’i jap fund luftës në Gaza. Fadl Naeem, kreu i spitalit al-Ahli ku u dërguan shumë nga viktimat, tha se rreth 70 viktima u identifikuan në orët pas sulmit me eshtrat e shumë të tjerëve të dëmtuara aq keq sa që identifikimi ishte i vështirë.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se kishte goditur me saktësi terroristët e Hamasit që vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli të Hamasit të ngulitur në shkollën al-Taba’een. Një deklaratë nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Agjencia e Sigurisë izraelite tha se të paktën 19 terroristë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik u eliminuan në sulm. 

Zëdhënësi i IDF-së, admin Daniel Hagari tha se indikacione të ndryshme të inteligjencës sugjerojnë një probabilitet të lartë që komandanti i Brigadës Qendrore të Kampet e Xhihadit Islamik, Ashraf Juda, ishte në shkollën Taba’in kur u godit. Por, ende nuk është e qartë nëse komandanti u vra në sulm.

Hamasi e përshkroi sulmin si një krim të tmerrshëm dhe një përshkallëzim të rrezikshëm në luftën e Izraelit kundër popullit palestinez. Ndryshe, Izraeli ka sulmuar disa strehimore të tilla në Gazë gjatë javëve të fundit. Sipas Kombeve të Bashkuara, 477 nga 564 ndërtesa shkollore në Gazë janë goditur ose dëmtuar drejtpërdrejt që nga 6 korriku, me më shumë se një duzinë të shënjestruar që nga ajo kohë. Mirëpo, sulmi i fundit ka tërhequr sërish vëmendjen ndaj një dinamike të diskutueshme të luftës së Gazës. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë