BOTA

Ofensiva izraelite në Liban shton frikën e Turqisë për një eksod të ri refugjatësh

n.f Përditësimi i fundit 20 Tetor 2024, 17:32
Ofensiva izraelite në Liban shton frikën e Turqisë për
Foto ilustruese

IZRAEL- Ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën në Liban, Kombet e Bashkuara thonë se rreth 400 mijë njerëz kanë kërkuar strehim në Siri. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, njofton nga Stambolli se Turqia po përgatitet për një eksod të ri ndërsa rriten shifrat e atyre që largohen nga Libani.

Ofensiva izraelite në Liban ka bërë që shumë njerëz të largohen drejt Sirisë fqinje. Kombet e Bashkuara thonë se mbi 250 mijë njerëz janë larguar, shumë prej të cilëve sirianë që kishin gjetur strehë në Liban pas shpërthimit të luftës civile në vendin e tyre. Vazhdimi i luftimeve mund të rrisë numrin e refugjatëve drejt Sirisë dhe Turqisë, duke shkaktuar një krizë humanitare, thotë për Zërin e Amerikës, Metin Corabatir, me Qendrën Kërkimore për Azil dhe Migrim me seli në Ankara.

“Nuk po flasim vetëm për refugjatët sirianë që kthehen në Siri, por popullsia libaneze po kalon kufirin drejt Sirisë. Siria ose do të mbyllë kufijtë ose do t'i detyronte refugjatët të shkonin në veri, drejt kufirit turk. Kjo do të shkaktonte një situatë katastrofike për njerëzit”.

Të larguarit nga Libani kanë filluar të mbërrijnë në kampet e refugjatëve në Sirinë verilindore, pranë kufirit me Turqinë. Kampi Washokani u krijua për refugjatët e luftës civile siriane, por zyrtarët thonë se janë të mbingarkuar. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Abdulrazak Muhammad, administrator i kampit të refugjatëve Washokani.

“Jemi të detyruar t'i pranojmë sepse janë refugjatë që ikën nga lufta dhe nuk kanë ku të shkojnë. Nuk ka mbetur asnjë tendë, nuk mund të marrim asnjë person më tepër”.

Por Turqia fqinje me rreth 4.5 milionë refugjatë, mes tyre mbi 3 milionë sirianë, po përballet me shtimin e kundërshtive të popullit mbi praninë e refugjatëve. Shtimi i tensioneve në fillim të vitit çoi në dhunë ndaj refugjatëve. Analisti Metin Corabatir thotë se situata e refugjatëve është bërë një barrë e madhe politike për qeverinë.

“Gjatë dy zgjedhjeve e fundit është debatuar shumë për çështjen e azilit. Opozita ishte shumë aktive për të formuar tek publiku një perceptim negativ ndaj refugjatëve”.

Ankaraja ka ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Sirinë, një përpjekje për të parandaluar hyrjen e refugjatëve të tjerë në Turqi. Analistët thonë se qeveria është e vendosur të parandalojë një eksod të ri nga lufta e fundit në Lindjen e Mesme. Murat Aslan është me Fondacionin SETA për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale, një institut pro qeveritar.

“Turqia nuk dëshiron valë të tjera refugjatësh, sepse Turqia po përjeton një krizë ekonomike dhe po përpiqet ta rregullojë situatën. Aktualisht inflacioni është nën kontroll dhe presim që të ulet. Kështu që një valë refugjatësh do të shtonte shpenzimet, do të rriste inflacionin dhe të sillte pasiguri shoqërore. Pra, kjo është arsyeja pse Turqia nuk do të tolerojë një valë tjetër refugjatësh”.

Por ky qëndrim mund të vihet në provë nëse Izraeli vazhdon ofensivën, duke shkaktuar më shumë refugjatë dhe njëkohësisht mundësinë që Turqia të përballet me një krizë humanitare në kufijtë e saj./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë