BOTA

OKB: Gaza është më e shkatërruar se Ukraina, duhet investim i madh për pastrim të rrënojave

E.D Përditësimi i fundit 1 Maj 2024, 17:06
OKB: Gaza është më e shkatërruar se Ukraina, duhet investim
foto ilustruese

GAZA- Gaza është e mbuluar me më shumë mbeturina dhe rrënoja sesa Ukraina, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) më 1 maj. Sipas OKB-së, pastrimi i kësaj zone do të jetë i kushtueshëm dhe i rrezikshëm shkaku i sasisë së madhe të asbestit dhe municioneve të pashpërthyera.

Gjashtë muaj pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian  Shërbimi i Kombeve të Bashkuara për Veprimin ndaj Minave (UNMAS) vlerësoi se në Rripin e Gazës kishte 37 milionë tonë mbeturina në mes të prillit, ose 300 kilogramë për metër katror.

“Gaza ka më shumë rrënoja sesa Ukraina, dhe për ta pasur këtë më në perspektivë, vija e frontit ukrainas është 600 milje (afërsisht 1.000 kilometra) e gjatë dhe Gaza është 25 milje (40 kilometra)”, tha Mungo Birch, kreu i programit UNMAS. në territoret palestineze.

Por volumi i rrënojave nuk është problemi i vetëm, tha UNMAS-i.

“Këto rrënoja ka të ngjarë të jenë shumë të kontaminuar me UXO (minicione të pashpërthyera), por pastrimi i tyre do të komplikohet edhe më tej nga rreziqe të tjera në rrënoja”, u tha Birch gazetarëve në Gjenevë.

“Vlerësohet se ka mbi 800.000 ton asbest, për shembull, vetëm në rrënojat e Gazës”, shtoi ai.

Asbesti është një mineral që shkakton kancer e që përdoret në ndërtim. Për trajtimin e këtij materiali kërkohen masa paraprake të veçanta.

Në përgjithësi vlerësohet se 10 deri në 15 për qind e municioneve të gjuajtura nuk shpërthejnë dhe për këtë arsye përfaqësojnë një rrezik të madh për popullsinë civile.

Birch tha se shpresonte që UNMAS-i, që punon për të zbutur kërcënimet e paraqitura nga të gjitha llojet e mjeteve shpërthyese, do të bëhet organi koordinues për veprimin ndaj minave në Gazë.

Kjo agjenci ka siguruar pesë milionë dollarë fonde, por i duhen edhe 40 milionë dollarë të tjera për të vazhduar punën e saj në Gazë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Megjithatë, “sektori në tërësi do të ketë nevojë për qindra miliona dollarë amerikanë gjatë shumë viteve në mënyrë që ta bëjë Gazën përsëri të sigurt për popullsinë”, shtoi Birch.

Një takim i aktorëve kryesorë në këto operacione të ardhshme u mbajt dy javë më parë në Aman, nën udhëheqjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

UNDP-ja po piloton planin e pastrimit dhe pjesëmarrësit disktuan për mjetet dhe metodat e mundshme që mund të kërkohen kur të vijë koha.

“Për shkak se niveli i rrënojave është kaq i paprecedentë, do të duhet një mendim i ri se si do të vazhdojmë me pastrimin”, tha Birch.

UNMAS-i ka thënë se 65 për qind e ndërtesave të shkatërruara deri më tani në Gazë janë objekte banimi dhe për pastrimin e rrënojave të tyre për 14 vjet do të duheshin 100 kamionë.

Megjithatë, një vlerësim i saktë për Gazën mbetet i pamundur për shkak të luftimeve, bombardimeve dhe vështirësive të qasjes.

“Derisa të jemi qenë në gjendje të kemi qasje në veri dhe ta bëjmë një vlerësim, nuk jemi të sigurt për nivelin e ndotjes”, tha Birch.

Lufta e Gazës filloi pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili rezultoi në vdekjen e 1.170 njerëzve, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së të shifrave zyrtare izraelite.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë të paktën 34.568 njerëz në Gazë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë në territorin e drejtuar nga Hamasi./REL

okb gaza

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë