“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...

IRAN- Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele që janë afër nivele që kërkohen për armët bërthamore në muajt e fundit, sipas disa mediave që citojnë një raport të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), duke rritur dyshimet mbi një marrëveshje të mundshme me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor të Teheranit.
Raporti konfidencial i agjencisë së OKB-së për energji bërthamore thotë se deri më 17 maj, Irani kishte grumbulluar 408.6 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60 për qind, një rritje krahasuar me më pak se 275 kilogramë që ishte raportuar në raportin e fundit të IAEA-s në shkurt, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.
Sipas AP-së, kalimi nga 60 për qind në nivelin për armët bërthamore, prej 90 për qind, është “një hap u shkurtër teknik”. Agjencia citoi IAEA-n të ketë thënë se rreth 42 kilogramë uranium i pasuruar në 60 për qind janë teorikisht të mjaftueshme për të prodhuar një bombë bërthamore, nëse pasurohet më tej në 90 për qind.
Raporti i IAEA-s thekson se Irani është “i vetmi shtet jobërthamor që prodhon një material të tillë”, çka sipas agjencisë së OKB-së, përbën një “shqetësim serioz”.
Raporti i IAEA-së vjen teksa presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar të arrihet një marrëveshje me Iranin për të kufizuar aktivitetet bërthamor të Teheranit. Që nga janari i këtij viti, kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, Uashingtoni dhe Teherani kanë zhvilluar pesë runde bisedimesh.
SHBA-ja ishte tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore dhe kishte vendosur sanksione ekonomike ndaj Republikës Islamike.
Pasurimi i uraniumit ka qenë një pikë kyç e mospajtimeve. Administrata amerikane insiston se Irani duhet të ndalojë të gjitha aktivitetet e pasurimit, ndërsa Irani e ka refuzuar këtë kërkesë.
Zyrtarë të lartë iranianë thanë më 29 maj se çdo marrëveshje duhet të përfshijë heqjen e sanksioneve kundër Teheranit dhe duhet t’i lejojë programit bërthamor i cili sipas tyre është paqësor të vazhdojë.
Megjithatë, një ditë më parë Trump deklaroi se beson që një marrëveshje mund të arrihet “në një të ardhme jo shumë të largët”, duke shtuar se Irani “do të preferonte një marrëveshje” sesa “të shkatërrohej” – referencë për paralajmërimet e vazhdueshme të presidentit amerikan se Teherani mund të përballet me pasoja të mëdha ushtarake nëse nuk nënshkruan një pakt bërthamor.
Ndërkaq, më 28 maj Trump deklaroi se i kishte thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, me qëllim që t’i japë më shumë kohë administratës amerikane për të shtyrë përpara një marrëveshje të re me Teheranin./REL
volodymyr zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës ka vënë në pikëpyetje angazhimin e Rusisë për të përpa...
RUSI- Sukseset ruse në frontin ukrainas dhe fakti që Vladimir Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij, përkatësisht të rimarr...
BULLGARI- Në Bullgari ka shpërthyer një valë protestash kundër planit të qeverisë për të hyrë në zon&eu...
KOSOVË- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u bëri thirrje institucioneve të vendit që të kërkoj...
KINË- Një parashutist kinez ka shpëtuar mrekullisht nga një fenomen i njohur si “cloud suck” (tërheqja e reve). Parashuti...
KINA- Kina i është kundërpërgjigjur presidentit francez, Emmanuel Macron, për krahasimin që udhëheqësi francez bë...
SHBA- Një alarm u dha sot në Uashington kur, pasi një kamion komercial u përmbys, afërsisht 250 milionë bletë "sh...
SHBA- Edhe pse gjykatat në SHBA kanë “ngrirë” një sërë vendimesh presidenciale javën e fundit, Zyra Ovale e ka ...
TURQI- Autoritetet turke kryen breshërinë e pestë radhazi të arrestimeve herët këtë mëngjes, si pjesë e...
SHBA- Një gjykatës federal amerikan më 30 maj ka miratuar kërkesën e tretë të Radios Evropa e Lirë për një u...