Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

BRUKSEL- Arrestimi dhe ngritja e akuzave ndaj themeluesit të rrjetit Telegram, Pavel Durov, është një rast kompleks që ngre shumë shqetësime lidhur me të drejtat e njeriut, thanë Kombet e Bashkuara të martën.
Pavel Durov me origjinë ruse, themelues i aplikacionit popullor, por të debatueshëm, u arrestua më 24 gusht në mënyrë sensacionale në aeroportin ‘Le Bourget’ pranë Parisit. Ndaj tij janë ngritur akuzua për një sërë shkeljesh në lidhje me aplikacionin Telegram. Atij i është ndaluar largimi nga Franca.
Pikëpyetje të shumta janë ngritur në lidhje me kohën dhe rrethanat e ndalimit të zotit Durov. Mbështetësit, e shohin 39-vjeçarin Durov si kampion të lirisë së fjalës, por nga ana tjetër, kritikët e shohin atë si një kërcënim që e lejoi qëllimisht rrjetin Telegram që të dilte jashtë kontrollit.
“Ky është një rast shumë kompleks, që ngre shumë shqetësime lidhur me të drejtat e njeriut”, tha Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Ajo tha gjatë një konference shtypi se agjencia me seli në Gjenevë po shqyrtonte publikimin e një dokumenti që përcakton “parametrat brenda të cilave duhet të shqyrtohen këto situata”.
Ajo përmendi gjithashtu bllokimin e kohëve të fundit të rrjetit X në Brazil. Gjykata e Lartë e Brazilit ratifikoi të hënën vendimin e një prej gjykatësve të saj për të pezulluar platformën e mediave sociale për shkelje të dyshuara juridike.
Pezullimi i rrjetit X nga Brazili “ngre gjithashtu shqetësime të ngjashme për shtetet që kanë për detyrë të sigurojnë që platformat e mediave sociale të veprojnë në bazë të ligjit që lejon lirinë e shprehjes”, por në përputhje me disa kufizime, tha zëdhënësja Shamdasani.
Ajo bëri thirrje që çdo kufizim i vendosur të jetë "proporcional" dhe "në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut".
“Po e ndjekim këtë rast dhe aktualisht është e vështirë që të jemi më specifikë” për rastin dhe akuzat ndaj zotit Durov, sepse Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut nuk ka qasje “tek të dhënat e plota”.
Ajo tha se shtetet duhet të jenë në gjendje të miratojnë ligje pëpr përdorimin e platformave sociale, por rregullat duhet të jenë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.
“Parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit, gjuha e urrejtjes, nxitja e urrejtjes apo dhunës, dezinformimi i dëmshëm, duhet të gjejnë zgjidhje”, tha ajo.
Në nëntor të vitit 2022, shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, i shkroi pronarit të rrjetit X duke i kërkuar atij që të vendoste respektin për të drejtat e njeriut në qendër të platformës sociale.
Në një letër të hapur, ai paralajmëroi kundër përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit ndërsa theksoi nevojën për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve./VOA
ANGLI- Një grua shtatzënë ishte në mesin e 12 personave që vdiqën pasi një varkë me emigrantë u përmbys n&eu...
KOSOVË- Disa mbetje mortore janë gjetur ditën e sotme në Mitrovicën e Veriut. Dyshohet se këto mbetje mund t’i përkasi...
SHBA- Vetëm disa javë na ndajnë nga zgjedhjet e nëntorit në SHBA ku votuesit amerikanë do të shprehin vullnetin e tyre midi...
RUSI- Dmitry Medvedev ka thënë se urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për presidentin rus Vladimir Putin d...
UKRAINË- Ministri i Industrive Strategjike Alexander Kamyshin, Ministri i Drejtësisë Denys Maliuska dhe Ministri i Ekologjisë Ruslan Stril...
IZRAEL- Katër gazetarë palestinezë u plagosën nga zjarri i ushtrisë izraelite sot në qytezën Kafr Dan të Bregut Per&eu...
GJEORGJI- Gjeorgjia shikohej dikur si një vend i sigurt për gazetarët. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës...
ITALI- 17 vjeçari i cili vrau prindërit dhe vëllain e tij në Itali ka përshkraur me gjakftohtësi të plotë se si...
Gjykata Themelore në Ferizaj FERIZAJ- Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një mësues t...
RUSI- Bombardimet ruse kanë shkatërruar rreth 50% të kapaciteteve ukrainase për prodhimin e energjisë elektrike që nga fundi i m...