BOTA

OKB: Të shmanget përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

n.f Përditësimi i fundit 2 Gusht 2024, 09:55
OKB: Të shmanget përshkallëzimi në Lindjen e Mesme
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Pas sulmeve me vrasjen e udhëheqësve të Hamasit dhe Hisbollahut në Teheran dhe Bejrut disa vende të Këshillit të Sigurimit bëjnë thirrje për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

Shumica e vendeve të Këshillit të Sigurimit në OKB shprehën shqetësimin e tyre lidhur me një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme, ku ndërkohë Izraeli dhe Hamasi ndodhen në luftë. Zëvendësambasadorja franceze Nathalie Broadhurst bëri thirrje për "përgjegjësi më të madhe dhe përmbajtje më të madhe, për të shmangur një përhapje rajonale të konfliktit". "Ne druajmë, se rajoni ndodhet në prag të një lufte totale", thotë zëvendësambasadori japonez në OKB Shino Mitsuko. Ai kërkoi përpjekje ndërkombëtare, për ta shmangur një konflikt të tillë.

Natën e së mërkurës, me një sulm nga ajri në Teheran u vra shefi i byrosë politike të organizatës islamiste-militante palestineze Hamas, Ismail Hanija. Atje ai kishte marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri Massud Peseshkian. Hamasi dhe Irani akuzojnë armikun e tyre kryesor Izraelin. Izraeli, që ndodhet në luftë me Hamasin, as nuk e ka konfirmuar dhe as nuk e ka përgënjeshtruar vrasjen.

Vetëm pak orë më vonë aviacioni ushtarak izraelit, sipas të dhënave të veta, vrau komandantin ushtarak të nivelit të lartë të organizatës shiite militante pro-iraniane Hisbillah në Liban, Fuad Schukr. Izraeli e bën atë përgjegjës për sulmin vdekjeprurës me raketa ndaj kodrave të pushtuara Golan të shtunën e kaluar (27.07.2024), ku si pasojë gjetën vdekjen dymbëdhjetë fëmijë dhe të rinj druzë. Hamasi dhe Hisbollahu klasifikohen nga SHBA dhe BE si organizata terroriste.

Sabotim i përpjekjeve për paqen?

Përfaqësues të Kinës, Rusisë dhe shteteve të tjera në Këshillin e Sigurimit e dënuan vrasjen e Hanijas. Ambasadori algjerian në OKB akuzoi Izraelin, se po saboton përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca dënuan mbështetjen e Iranit për aktorët destablizues në rajon. Zëvendësambasadori i SHBA-së Robert Wood tha se është më mirë, që të mos spekulohet për pasojat e zhvillimeve të fundit. Një luftë më e madhe nuk është në prag dhe as nuk është e pashmangshme.

Fu Cong, ambasadori i Kinës në OKB, tha, se shkak për ashpërsimin e tensioneve është dështimi i deritanishëm i bisedimeve për armëpushim në Rripin e Gazës. "Vendet me influencë të madhe duhet të ushtrojnë më shumë presion dhe të punojnë më energjikisht, që të shuajnë flakët e luftës në Rripin e Gazës". Ambasadorja britanike Barbara Woodward përsëriti kërkesën e saj për armëpushim të menjëhershëm.

Ambasadori iranian Amir Saeid Iravani kërkoi që Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë menjëherë masa, për ta vënë Izraelin "para përgjegjësisë për këtë akt agresioni". Përfaqësuesi izraelit Jonathan Miller tha, se: "Ne do të vazhdojmë të veprojmë, për të mbrojtur të gjithë popullin izraelit". Hisbollah, Hamasi dhe milicët jemenit Huthi janë në gjendje të vazhdojnë të "pështyjnë helm" falë "kokës së gjarpërit", vazhdoi ai duke iu reeferuar mbështetjes së Iranit ndaj këtyregrupimeve.

Guterres paralajmëron për përshkallëzim

Pak përpara seancës urgjente të Këshillit të Sigurimit sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres përmes zëdhënësit të tij deklaroi, se sulmet në Iran dhe në Liban janë një "përshkallëzim i rrezikshëm". Duhet të shmangen të gjitha aksionet, "që mund ta zhysin në humnerë Lindjen e Mesme".

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu i përgatiti bashkëatdhetarët e tij për "ditë sfiduese". "Ne jemi të përgatitur për çfarëdolloj skenari dhe do t'u bëjmë ballë të bashkuar të gjitha kërcënimeve", tha Netanjahu në kuartierin ushtarak në Tel Aviv. "Izraeli do të kërkojë një çmim të lartë për çdo lloj agresioni kundër nesh, nga çdo front", tha Netanjahu. Lufta kërkon rezistencë nga qytetarët izraelitë. "Që nga fillimi i luftës unë kam deklaruar, se ne ndodhemi në luftë kundër aksit iranian të së keqes."

Irani ndërkohë i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t'i kundërvihet Izraelit. Sipas informacioneve të "New York Times" udhëheqësi iranian Ajatollah Ali Chamenei si hakmarrje për vrasjen e Haniajs në një mbledhje të posaçme të Këshillit Suprem Kombëtar të Sigurisë në Iran dha urdhër, që të sulmohet direkt Izraeli. Një konfirmim për këtë nuk ka. Më parë Chamenei dhe presidenti Peseshkian cilësuan një aksion ndëshkues si të drejtë legjitime të vendit, sepse sulmi është kryer në tokë iraniane.

Presidenti i ri iranian pas vdekjes së Hanijas nuk do ta pakësojë ndihmën për Hamasin, por do ta intensifikojë e zgjerojë atë edhe më tej. Vendi "nuk do të tërhiqet asnjë milimetër" nga mbështetja për rezistencën palestineze kundër Izraelit, por "do ta vazhdojë atë me përforcim", i tha Peseshkian zëvendësshefit të Hamasit për marrëdhëniet me jasht, Chalil al-Haja, gjatë një telefonate. Presidenti atentatin ndaj Hanijas në Teheran e cilësoi si një "akt terrori", sikurse njoftoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Irna./ DW

këshilli i sigurimit okb lindje e mesme

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë