BOTA

Opozita ende pa pajtim për shpërndarjen e Kuvendit në Kosovë

n.f Përditësimi i fundit 20 Maj 2024, 13:26
Opozita ende pa pajtim për shpërndarjen e Kuvendit në Kosovë
Kuvend

KOSOVË- Grupet parlamentare nuk arritën të pajtohen të hënën për thirrjen e një seance parlamentare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, megjithëse e gjithë opozita ka kohë që kërkon vazhdimisht që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së Kuvendit, shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk ka kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit.

“Ka vetëm kërkesë për debatin për qeverisje, që pritet të trajtohet të premten. Ky është propozim i grupit parlamentar të AAK-së, me të cilin ata kanë propozuar edhe rrëzimin e Qeverisë. Ne nuk e mbështesim dhe natyrisht konsiderojmë që nuk ka arsye të votohet në favor të kësaj kërkese”, tha ajo.

Mandati i Qeverisë përfundon në fillim të vitit 2025, por partitë opozitare ka kohë që kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke e cilësuar atë si të “dëmshme për vendin”.

Kusari Lila tha se nuk kanë frikë nga shkuarja në zgjedhje, por shtoi se nevojitet unitet i opozitës për ta bërë të mundur këtë.

Derisa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mbështet shpërndarjen e Kuvendit, dy partitë e tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duan zgjedhje të reja përmes shkarkimit apo dorëheqjes së Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, tha se shtatori duhet ta gjejë Kosovën me qeveri të re, por e pranoi se ka mungesë pajtueshmërie për këtë.

“Deri tani, ende nuk jemi në një situatë ku kemi dakordim mes grupeve parlamentare, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha ai.

Shef i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, nguli këmbë që Qeveria e Kurtit të marrë përgjegjësinë, për siç tha, “dështimet e saj” përmes dorëheqjes.

“Shpërbërja e Kuvendit në këtë fazë nënkupton një dalje për Qeverinë Kurti, në njëfarë forme marrjen e fajit nga Kuvendi për dështimin e Qeverisë. Shpërbërja duhet të vijë vetëm atëherë kur ta shkarkojmë një qeveri të dëmshme, vetëm atëherë kur të japë dorëheqje ajo, por në asnjë situatë Kuvendi të marrë një përgjegjësi që nuk i takon", tha Tahiri.

Javën e kaluar, kryeministri Kurti zhvilloi një takim me Memli Krasniqin, kryetarin e PDK-së, me të cilin bisedoi për zgjedhjet e reja.

Pas takimit, Kurti tha zgjedhjet do të ishte mirë që të mbaheshin në pranverë, ose në vjeshtën e këtij viti. Dy partitë e tjera opozitare, LDK dhe AAK, nuk pranuan të takohen me Kurtin për këtë çështje.

Por, Kurti ka zhvilluar edhe një takim lidhur me çështjen e zgjedhjeve edhe me drejtuesit e dy partive më të vogla, që janë pjesë e Qeverisë aktuale: Donika Gërvallën dhe Faton Pecin nga partia Guxo, dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa.

Për shpërndarjen e Kuvendit, nevojitet mbledhja e 40 nënshkrimeve për mocionin paraprakisht, i cili pastaj duhet të votohet nga 80 ligjvënës. Prej se Kosova është bërë shtet i pavarur në vitin 2008, asnjë qeveri e zgjedhur nuk e ka çuar deri në fund mandatin 4-vjeçar.

Marrë nga REL

kosove kuvend shperndarje

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë