Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
KOSOVË- Deputetët e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për mosluftim të korrupsionit brenda ekzekutivit dhe, siç thanë, për mbrojtjen e të akuzuarve për rastet korruptive.
Seanca u mbajt lidhur me publikimin e raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut, në të cilin, ndër të tjera, si problem ishte theksuar “korrupsioni serioz në Qeveri”.
Shefi i Grupit Parlamentar të subjektit më të madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, gjatë seancës së jashtëzakonshme të enjten, që u thirr për të diskutuar për këtë raport, tha se gjetjet e raportit janë edhe një arsye më shumë që vendi të shkojë në zgjedhje sa më shpejt.
“Kërkojmë që t’i trajtojmë gjetjet dhe t’i japim rekomandime kësaj qeverie për t’i adresuar deri në kohën kur vendi do t'i drejtohet kutive të votimit dhe vendi do ta krijojë një qeveri, e cila do të jetë shpresë për qytetarët”, tha ai.
Sipas tij, Kosova me ekzekutivin aktual, nuk mund të anëtarësohet as në organizata ndërkombëtare, në kohën kur, sipas tij, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përballet me akuzë për mosdeklarim të pasurisë.
Në raportin e fundit të DASH-it për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2023, që u publikua javën e kaluar, thuhet se në Kosovë ka pasur “disa raportime për korrupsion në Qeveri” dhe se “zyrtarët, nganjëherë, përfshihen në praktika korruptive pa u ndëshkuar”.
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), tha se raporti është krejtësisht normal dhe nuk ka “asgjë të jashtëzakonshme" në të.
Duke folur për korrupsionin në qeveri, Kusari-Lila tha se raporti i DASH-it është bazuar në hetime penale dhe jo aktakuza.
“Në raport përmendet korrupsioni në Qeveri duke u bazuar në hetime penale, pra nuk flitet për aktakuza sepse nuk ka të tillë, as për procese gjyqësore as dënime për korrupsion, vetëm për kallëzime. Këto kallëzime mund të bëhen nga individ, opozita apo trupa të kontrolluar prej tyre”, tha ajo.
Armend Zemaj, nga subjekti opozitar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se raporti i publikuar më 22 prill ka konfirmuar edhe njëherë mendimin e partisë së tij se Qeveria Kurti nuk e lufton korrupsionin.
“Raporti rrënoi përtokë një propagandën e shumicës se e kemi luftuar korrupsionin. Në fakt ju po i luftoni ata që e luftojnë korrupsionin, tani që kemi raportin i cili e ka konfirmuar secilin shqetësim si LDK, tani me vulën e SHBA-së jeni hajna të certifikuar, sepse Qeveria juaj po emërtohet korrupsion serioz qeveritar", tha ai.
Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se Qeveria Kurti është “rrethuar me terrin e arbitraritetit dhe arrogancës”.
“Në të gjitha aferat që lidhen me keqmenaxhimin e parasë publike, aferat korruptive që janë publike, ka pasur mbrojte në formë të një luftëtari të një mbrojte të një të zeze”, tha ai.
Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2023 ka konstatuar se Kosova vazhdon të përballet me probleme serioze në pavarësinë e gjyqësorit, kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe të mediave, përfshirë kërcënime apo dhunë kundër gazetarëve, dhe me problemin e dhunës me bazë gjinore.
Në raportin e DASH-it u përmend se më 2023 nuk ishte raportuar për ndonjë ndryshim të madh sa i përket situatës me të drejta të njeriut në Kosovë.
Marrë nga REL
Foto ilustruese RUSI- Nga një sulm me raketa të kryer nga Rusia më 2 maj në qytetin-port të Odesës janë plagosur 14...
Christopher J. Gregor SHBA- Pamjet e tmerrshme tregojnë momentin ku një baba detyron djalin e tij 6-vjeçar të vrapojë n&eu...
Shtepia-muze KOSOVË-Këpucë, pantallona, xhemperë, xhaketa, libra, fletore e sende të tjera qëndrojnë si dëshmi t&eu...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen BRUKSEL- Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi për 1 miliard dollarë...
Selia e OKB-së në Nju Jork NEW YORK- Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit...
Foto ilustruese RUSIA- Dronët ukrainas kanë goditur infrastrukturën e energjisë në rajonin Smolensk të Rusisë më 2 ...
Foto ilustruese BRUKSEL- Brukseli dhe Bejruti duan të bien dakord që Libani do të parandalojë më shumë refugjatë si...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim ...
Varri i Faraonit EGJIPT- Përveç të qenit një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike të shekullit të...
Policia serbe SERBI- Pas fushatës së çarmatimit në Serbi, numri i armëve legale u zvogëlua me 190.000 copë. Por në...