BOTA

Orban dhe Mickoski mbajnë konferencë të përbashkët qeveritare në Ohër

n.f Përditësimi i fundit 27 Shtator 2024, 13:10
Orban dhe Mickoski mbajnë konferencë të përbashkët
Takimi

OHËR- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian (BE), është në një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut, së bashku me të gjithë Qeverinë e tij. Para takimit kokë më kokë me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, Orban, qëndroi pranë qendrës së shtypit në hotelin e Ohrit, ku mëngjesin e së premtes nisi një konferencë ndërqeveritare.

Orbani piu kafenë e mëngjesit, kreu biseda telefonike dhe lexoi dokumente në tarracën e hotelit, nga ku më pas u nis drejt vilës së kryeministrisë, e cila ndodhet në afërsi. Ai e nisi vizitën në Maqedoninë e Veriut të enjten dhe prej atëherë janë zhvilluar disa takime dypalëshe në nivel ministror.

Siç njofton Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore është planifikuar një shëtitje në Ohër, një vizitë në kishën e Virgjëreshës Perivlepta, në Teatrin Antik dhe në kompleksin e manastirit të Shën Naumit. Të dy kryeministrat do të vendosin lule para monumentit të shenjtorëve Kiril dhe Metodi në Ohër.

Siguria rreth hotelit është në nivelin më të lartë. Mund të vihet re një prani e madhe e policisë dhe rajoni është mbuluar nga ajri nga një helikopter policie. Ekipet e policisë janë vendosur në të gjithë qytetin.

Hungaria aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian. Menjëherë pas formimit të Qeverisë në Shkup në qershor, gjatë samitit të NATO-s në Uashington që u mbajt në gjysmën e parë të korrikut, Mickoski u pajtua me Orbanin që Maqedonia e Veriut të merrte një kredi nga Hungaria në vlerë prej 500 milionë eurosh.

Më 17 shtator, ligji për kredinë hungareze u miratua në Parlamentin maqedonas. Huaja e Bankës Hungareze të Eksport-Importit, një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, do të merret në një këst, afati i shlyerjes së saj është 15 vjet, duke përfshirë një periudhë mospagimi prej tre vjetësh, dhe norma e interesit është fikse, 3.25 për qind. Ajo do të shlyhet me 24 këste gjashtëmujore, në datat 15 shkurt dhe 15 gusht të çdo viti.

Opozita maqedonase më pas akuzoi se marrëveshja e kredisë ishte lidhur me dyer të mbyllura, me qëllime tejet të dyshimta dhe se ka sjellë pasoja politike dhe ekonomike, duke rritur jashtëzakonisht shumë borxhin publik.

Por, VMRO-DPMNE thotë se procedura është transparente dhe se për herë të parë ka një kredi për të cilën paraprakisht dihet se për çfarë do të shpenzohet dhe se do t'i ndihmojë komunat dhe ekonominë.

Në vitin 2013, Orban ishte për vizitë zyrtare në vend, kur iu dha Urdhri “8 Shtatori” për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit paqësor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë. Urdhrin iu dorëzua presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov, ndërsa ai ishte takuar edhe me kryeministrin e atëhershëm Nikolla Gruevski./ REL

orban dhe mickoski

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë