BOTA

Orban në Ukrainë, vizita e parë e aleatit kryesor të Putinit në BE, që nga fillimi i luftës

e. d Përditësimi i fundit 2 Korrik 2024, 18:56

Orban në Ukrainë, vizita e parë e aleatit kryesor të Putinit

HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orbán vizitoi Kievin të martën për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Kjo është vizita e tij të parë në këtë vend që nga fillimi i agresionit rus dhe vjen në një kohë kur Budapesti po mban një qëndrim të ndryshëm nga pjesa tjetër e Bashkimit Evropian në raport me luftën, duke anuar nga Moska.

I njohur si aleati më i afërt i presidentit rus Vladimir Putin brenda Bashkimit Evropian, zoti Orbán ka bllokuar apo vonuar në mënyrë të vazhduar përpjekjet e Bashkimit për të ofruar ndihmë ndaj Ukrainës dhe për t’i vendosur sanksione Moskës.

Një gjë e tillë ka irrituar si zotin Zelenskyy ashtu edhe udhëheqësit e tjerë të BE-së.

Ndërkohë, në vijën e parë të frontit të luftës, forcat e Kievit po përpiqen të pengojnë përparimin e trupave ruse në Ukrainën lindore.

Vonesat në ofrimin e ndihmës thelbësore ushtarake perëndimore e kanë lënë ushtrinë ukrainase në mëshirën e forcave ruse.

Shefi i shtypit i zotit Orbanit, Bertalan Havasi, i cili konfirmoi vizitën më herët të martën për agjencinë hungareze të lajmeve MTI, tha se takimi do të ishte një mundësi për vendosjen e paqes ndërsa Ukraina lufton ndaj agresionit rus.

Kievi nga ana tjetër nuk e ka njoftuar vizitën e zotit Orbann duke sinjalizuar marrëdhëniet e ftohta mes dy vendeve.

Vizita vjen një ditë pasi Hungaria mori presidencën gjashtëmujore të rradhës të Bashkimit Evropian, një pozitë që ka pak kompetenca reale, por që mund të përdoret për të vendosur tonin e agjendës së Brukselit.

Zyrtarët hungarezë kanë bërë të ditur se do të veprojnë si "ndërmjetës të ndershëm" në këtë detyrë, pavarësisht shqetësimeve nga disa ligjvënës evropianë se treguesit mbi demokracinë në këtë vend janë dëshmi se Hungaria nuk e meriton të udhëheqë bllokun.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e minimizoi rëndësinë e vizitës, duke thënë se Hungaria "duhet të përmbushë (funksionet)" e presidencës së saj të BE-së, duke shtuar se Moska nuk kishte pritshmëri të posaçme mbi rezultatin e saj.

Zoti Orbán e ka akuzuar më parë Kievin për keqtrajtimin e një pakice etnike hungareze, në rajonin perëndimor të Ukrainës, Zakarpattia, duke e përdorur si justifikim për të mos dërguar armë në Ukrainë, ose për të penguar transferimin e tyre përtej kufirit të përbashkët mes dy vendeve./VOA

viktor orbán volodymyr zelenskyy

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë