BOTA

Orban: Qeveria polake është instaluar nga BE-ja

n.f Përditësimi i fundit 25 Tetor 2024, 14:39
Orban: Qeveria polake është instaluar nga BE-ja
Orban

ORBAN- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka sugjeruar se Qeveria e Polonisë dhe kryeministri, Donald Tusk, janë instaluar nga Bashkimi Evropian si pjesë e një komploti për të larguar udhëheqjen paraprake populiste të krahut të djathtë në Poloni.

Orbani nuk ofroi asnjë dëshmi për këtë pretendim lidhur me Qeverinë polake, e cila u zgjodh më 2023 pas zgjedhjeve ku morën pjesë 74 për qind e votuesve. Komentet vijnë dy ditë pasi Orban, nacionalist i cili ka qasje kundërshtuese ndaj BE-së, gjatë një fjalimi u tha mbështetësve të tij se blloku evropian po synon që ta rrëzojë Qeverinë e tij dhe të instalojë një regjim kukull në Hungari.

Duke folur për radion shtetërore hungareze më 25 tetor, Orban kritikoi presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe udhëheqësin e grupit më të madh politik në BE, Partinë Popullore Evropiane, Manfred Weber, duke pretenduar se këta dy zyrtarë po synojnë ta zëvendësojnë Qeverinë e tij, ashtu siç, sipas tij, kishin vepruar në Poloni më 2023, kur koalicioni i udhëhequr nga Tusku mposhti partinë Ligj dhe Drejtësi – që paraprakisht kishte qenë në pushtet – në zgjedhjet parlamentare.

“Ky nuk është as konspiracion sekret kundër Hungarisë, por është një plan i paraqitur hapur”, tha Orban, duke pretenduar se ka një komplot kundër tij, pa ofruar asnjë dëshmi për këtë pretendim. “E njëjta gjë ndodhi në Poloni. Polakët po ashtu ndërmorën një politikë të pavarur sa i përket migracionit, gjinisë dhe ekonomisë”.

Von der Leyen dhe Weber, tha ai, “bënë më të mirën e tyre dhe hapur njoftuan se Qeveria konservatore polake duhet të shkojë dhe të zëvendësohet me një të re. Kështu, miku ynë Tusk u bë kryeministër në Poloni. I njëjti skenar tani po ndodh në rastin e Hungarisë”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Polonisë, Pawel Wronski, në një përgjigje për Associated Press tha:

“Zgjedhjet e lira parlamentare u mbajtën në Poloni më 15 tetor 2023. Qeveria aktuale në Poloni, sikurse edhe qeveritë paraprake, nuk është instaluar, por është zgjedhur dhe është shprehje e vullnetit të votuesve polakë”.

Orbani shpesh është përplasur me BE-në, teksa Brukseli ka bllokuar ndihmë financiare në vlerë prej miliarda eurosh për shkak të akuzave se ka shkelur standardet demokratike dhe të sundimit të ligjit. Qeveria paraprake polake nacionaliste-konservatore po ashtu për vite të tëra kishte pasur mosmarrëveshje me BE-në sa i përket nivelit të demokracisë.

Orban gjithnjë e më shumë ka një qasje më agresive ndaj bllokut evropian, ku Hungaria u bë anëtare më 2004. Udhëheqësi hungarez ka mbledhur partitë euroskeptike në mbarë bllokun dhe ka krijuar një forcë politike të krahut të djathtë në Parlamentin Evropian. Ai po ashtu e ka afruar Hungarinë më afër shteteve autokratike, sikurse janë Rusia dhe Kina.

Qeveria e Tuskut po kërkon që të rivendosë institucionet demokratike, që thotë se ishin shpërbërë gjatë ekzekutivit paraprak. Por, ekzekutivi i tij mban ende disa politika konservatore, sikurse është qëndrimi i ashpër ndaj imigrimit të paligjshëm./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë