BOTA

Orban rrit tensionet me kritikat e tij: Nuk ka moral publik në Perëndim, këtë mund ta shihnit edhe në hapjen e Olimpiadës së Parisit

r.ll Përditësimi i fundit 27 Korrik 2024, 17:20
Orban rrit tensionet me kritikat e tij: Nuk ka moral publik në
viktor orban

RUMANI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sërish ka kritikuar Bashkimin Evropian gjatë një fjalimi në një qytet rumun, ku trumbetoi agjendën e tij nacionaliste, përfshirë edhe ofrimin e mbështetjes së plotë për ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Në fjalimin e 27 korrikut, që zgjati për pothuajse dy orë e gjysmë, Orban tha se vizita e tij në Rumani ishte pozitive dhe diskutoi me homologun e tij rumun për hekurudhën e re të shpejtë midis Bukureshtit dhe Budapestit dhe për anëtarësimin e Rumanisë në zonën pa viza, Schengen. Aktualisht, regjimi pa viza për Rumaninë vlen vetëm për udhëtimet ajrore dhe detare.

Gjatë fjalimit, Orban preku temat e njëjta që i ka promovuar si kryeministër. Ai kundërshtoi politikat e disa vendeve perëndimore që promovojnë ose mbrojnë të drejtat e lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve dhe mbështeti, ato që tha se ishin vlera të krishtera.

“Nuk ka moral publik në Perëndim. Këtë mund ta shihnit edhe në hapjen e Olimpiadës së Parisit”, tha ai duke iu referuar ceremonisë hapëse të një ditë më parë.

“Për dallim nga liberalët, ne duhet të ngremë një flamur rreth së cilit mund të mblidhen të guximshmit, nacionalistët dhe të krishterët e rinj”, tha ai.

Orban po ashtu akuzoi udhëheqjen e Bashkimit Evropian për një luftë të vazhdueshme – referencë e dukshme për mbështetjen e fortë të Brukselit për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Orban ka mbështetur Trumpin, i cili po garon si kandidat i republikanëve për zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit. Udhëheqësi hungarez, i cili u takua me Trumpin në Florida më herët gjatë këtij muaji, parashikoi fitoren e ish-presidentit në zgjedhjet amerikane.

Dhe nëse Evropa nuk ndryshon politikën e paqes deri atëherë, pas fitores [së Trumpit], Evropa, sipas Orbanit “do të duhet të pranojë humbjen e saj”.

Orban e mbajti këtë fjalim gjatë vizitës në qytetin e vogël të Tusnadit, që gjendet në një rajon të Rumanisë ku ka popullsi të madhe të hungarezëve etnikë.

Gjatë mandatit të tij si kryeministër, Orbani shpesh ka mbrojtur kauzën e hungarezëve etnikë që jetojnë në mbarë Evropën Lindore, shpesh duke antagonizuar grupet nacionaliste në vende të tjera, sikurse Ukraina.

Orban bëri thirrje për zgjerimin e politikave të Qeverisë së tij për mbështetjen dhe mirëqenien e fëmijëve, duke kërkuar që në këtë skemë mbështetëse të përfshihen edhe hungarezët etnikë që jetojnë në shtete të tjera.

Orban, vendi i të cilit aktualisht mban udhëheqjen e presidencës së BE-së, për vite të tëra ka pasur mospajtime me liderët e BE-së për shkak të shtypjes që Qeveria e tij i bën shoqërisë civile, mediave të pavarura dhe partive opozitare në Hungari.

Përveç me BE-në, ai ka pasur përplasje edhe me NATO-n, veçmas për shkak të afërsisë së tij me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe mosvullnetit të tij për të bërë më shumë për të ndihmuar Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022./REL

viktor orban perendimi olimpiada e parisit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë