BOTA

Organizata “Human Rights Watch” akuzon Izraelin për krime lufte dhe spastrim etnik

n.f Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2024, 17:28
Organizata “Human Rights Watch” akuzon Izraelin për krime lufte
Foto ilustruese

IZRAEL- Ndërkohë që luftimet po vazhdojnë në Gazë dhe Liban, organizata “Human Rights Watch” publikoi sot një raport që akuzon Izraelin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sipas saj, dëbimi i detyruar i popullsisë palestineze në Gazë ishte i gjerë, sistematik dhe pjesë e politikës shtetërore të Izraelit. Zyrtarët izraelitë ende nuk kanë komentuar rreth raportit, por në të kaluarën kanë thënë se operacionet e tyre ushtarake janë në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Organizata ‘Human Rights Watch’ në një raport të publikuar të enjten thotë se përmes politikës së dëbimit dhe zhvendosjes së civilëve në Gazë, po “kryejnë krimin e luftës të dëbimit të detyruar” dhe se këto veprime “duket se përputhen me përkufizimin e spastrimit etnik” në pjesët e Rripit të Gazës ku palestinezët nuk do të mund të kthehen.

“’Human Rights Watch’ arrin në përfundim se dëbimi i detyruar ka ndodhur gjithandej dhe provat tregojnë që ishte sistematik dhe pjesë e politikës shtetërore. Veprime tç tilla përbëjnë krim kundër njerëzimit”, thuhet në raport.

Ushtria dhe zyrtarët shtetërorë në Izrael nuk kanë reaguar ende për gjetjet e organizatës me seli në Nju Jork, që dokumenton shkeljet e të drejtave të njeriut në zonat e konflikteve, por në të kaluarën autoritetet izraelite kanë thënë se operacionet ushtarake janë në përputhje me ligjet ndërkombëtare. Izraeli thotë se zhvendosja e civilëve në Gazë ishte e domosdoshme për t’i mbrojtur ata nga luftimet, apo për të arritur objektivat ushtarake.

“Qeveria izraelite nuk mund të pretendojë se po i mban palestinezët të sigurt kur i vret ata nëpër rrugët përmes të cilave duhet të largohen, ndërkohë që bombardon të ashtuquajturat zona të sigurta dhe derisa u ndërpret ushqimin, ujin dhe u mohon kushtet sanitare”, deklaroi hulumtuesja e raportit, Nadia Hardman. Sipas saj, “duke rrafshuar çdo gjë, Izraeli duket se ka shkelur detyrimin e tij që palestinezët të mund të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Raporti, sipas ‘Human Rights Watch’ është bazuar në intervista me banorët e zhvendosur të Gazës, pamje satelitore dhe raportimet publike të kryera deri në muajin gusht të këtij viti. Sulmi i Izraelit në Gazë ka vrarë 43,000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, të cilët nuk bëjnë dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve të vrarë. Rreth 90 për qind e popullsisë së enklavës janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe shumë prej tyre janë zhvendosur disa herë gjatë luftës 14 mujore.

Ofensiva e Izraelit llogaritet se ka shkatërruar apo dëmtuar rreth dy të tretat e shtëpive dhe ndërtesave në Gazë, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara. Lufta në Gazë u nxit nga sulmi terrorist i Hamasit ndaj vendbanimeve izraelite. Militantët palestinezë vranë rreth 1200 persona dhe rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Izraeli thotë se nuk ka vënë në shënjestër me qëllim civilët dhe fajëson Hamasin për vdekjet e tyre, duke thënë se militantët fshihen në mesin e civilëve dhe operojnë në zonat e banimit. Banorët e Gazës thanë se raporti që dokumenton shkeljet e Izraelit është i vonuar.

“Dje u vranë 20, një ditë më parë 30, çdo ditë vriten 30, apo 100 vetë. Çfarë të them? A nuk po e sheh bota se çfarë po ndodh? E tërë bota e sheh se çfarë po ndodh në Gazë, por të gjithë janë të heshtur dhe po kthejnë kokën anash. Askujt nuk i intereson për ne”, thotë palestinezja e zhvendosur, Hajjah Umm Yaquob.

Ndërkohë Izraeli sot lejoi futjen e 15 kamionëve me ndihma humanitare në pjesën veriore të Gazës, ku gjatë muajit të fundit Izraeli po zhvillon një ofensivë të re për të pamundësuar rigrupimin e militantëve të Hamasit, sipas zyrtarëve izraelitë, të cilët po përballen me kritika nga organizatat e ndihmave dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas punonjësve humanitarë banorët e kësaj pjese të Gazës po rrezikohen nga uria për shkak të pengesave për dërgimin e ndihmave. Izraeli vazhdoi të enjten sulme ndaj pjesëve periferike të Bejrutit dhe në pjesën jugore të Libanit, të kontrolluara nga grupi militant Hezbollah.

Që nga shpërthimi i përplasjeve para një viti ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani, sulmet izraelite në Liban kanë shkaktuar vdekjen e mbi 3 mijë personave, sipas autoriteteve shëndetësore. Ndërkohë që sulmet e Hezbollahut ndaj Izraelit kanë shkaktuar vdekjen e rreth 100 civilëve dhe ushtarëve kryesisht në pjesën veriore të vendit./VOA

krime lufte spastrim etnik human rights watch

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë