Pedagogët marshojnë drejt bulevardit me studentët, thirrje qeverisë për dorëheqje
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se autoritetet kosovare duhet të konsultohen dhe koordinohen me NATO-n në veçanti për ndërtimin e një plani të përbashkët për hapjen e urës në Mitrovicë. Osmani i bëri këto komente gjatë një takimi të hënën me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutas, njoftoi Presidenca.
Derisa e përsëriti qëndrimin e saj se çështja e hapjes së urës nuk duhet të bëhet temë e dialogut me Serbinë, Osmani ritheksoi se hapja e urës “si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”.
Qeveria e Kosovës njoftoi në fillim të gushtit synimet e saj për ta hapur urën mbi lumin Ibër edhe për qarkullim të automjeteve, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe, me gjithë kundërshtimin nga SHBA-ja, BE-ja dhe vendet e QUINT-it. Kjo nxiti edhe protestë të serbëve të Kosovës në veri javën e kaluar, të cilët e kundërshtojnë hapjen e urës.
Kosova dhe Serbia u pajtuan më 2014, gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, që ura të hapet për qarkullim, por kjo nuk është realizuar kurrë në praktikë. Tani ura është e hapur vetëm për këmbësorë dhe ushtarët italianë të KFOR-it ndodhen në të. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ndodhen afër saj gjithashtu.
Javën e kaluar, ambasadori i amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ka rrezik të vërtetë se hapja e urës në Mitrovicë në këtë kohë mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.
Po ashtu javën e kaluar, Osmani u kërkoi autoriteteve në vend që të sigurohen që ura në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit, e as prani të shtuar të KFOR-it në atë pjesë të vendit. KFOR-i ka paralajmëruar disa herë se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë./ REL
SHBA- Ekziston një oqean i madh dhe i lëngshëm me ujë në Mars, pretendon një analizë e re e të dhë...
Gordon Black RUSIA- Një gjykatë në Vlladivostok, në rajonin e largët lindor të Rusisë, e ka refuzuar ankesën e...
Kamala Harris dhe Donald Trump SHBA- Megjithëse Nënpresidentja Kamala Harris ka zëvendësuar Presidentin Joe Biden si kandidatja demokra...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha të dielën se operacioni i guximshëm ushtarak në rajonin Kursk t...
JEMEN- Forcat amerikane kanë shkatërruar një dron Houthi në Jemen, tha Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM). "Në 24 orët e fundit,...
JEMEN- Kequshqyerja akut po rritet me shpejtësi në zonat e Jemenit të kontrolluara nga qeveria, me rastet më kritike përgjatë zo...
AUSTRALI- Të ardhurat e kufizuara financiare mund të çojnë në izolim social. Por një bibliotekë në Melburn të A...
AUSTRI- Një shtetas afgan, ditë më parë ka kërcënuar me vdekje kancelarin austriak, Karl Nehammer. 28 vjeçari i cili kish...
IZRAEL- Hamasi ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me propozimin e fundit gjatë bisedimeve në Doha, duke akuzuar kryemini...
KOSOVË- Ka disa muaj që ndërkombëtarët po përpiqen t’ia mbushin mendjen kryeministrit Albin Kurti që ura kryesore mbi...