Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr vizat qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale serbe, “ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën”. Ky vendim, sipas saj, atakon edhe përpjekjet për integrimin e komunitetit serb në Kosovë.
Osmani tha se i bëri këto komente në një takim të martën me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Sipas njoftimit, në takim u diskutua edhe për tema të tjera, përfshirë: pjesëmarrjen e presidentes në aktivitetet në kuadër të Samitit të NATO-s dhe një sërë nismash ligjore që po trajtohen nga institucionet e Kosovës.
Më 22 korrik, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian morën vendimin për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. Vendimi pritet të hyjë në fuqi ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së.
Serbët e Kosovës, që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë, janë aktualisht të vetmit qytetarë të Ballkanit Perëndimor që u duhen viza për të udhëtuar në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen. Kosova nuk i njeh pasaportat e këtij mekanizmi që funksionon në kuadër të Ministrisë së Brendshme serbe në Beograd, dhe mbajtësit e tyre nuk mund të fluturojnë me to nga Aeroporti i Prishtinës.
Vendimin e BE-së e kritikoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar si “të padrejtë dhe të dëmshëm”. Autoritetet në Kosovë i inkurajojnë qytetarët serbë që të pajisen me pasaporta të Kosovës. Qytetarët me pasaporta biometrike të Kosovës gëzojnë liberalizimin e vizave nga 1 janari i këtij viti./ REL
vjosa osmani
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
24 Korrik10:06
Vatrat e zjarrit përfshijnë edhe Kosovën, digjen 10 hektarë pemishte e vreshta
KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një zjarri janë djegur ditën e djeshme 10 hektarë me pemë, vresht...
E.D
BOTA
24 Korrik09:38
VIDEO/ Rrëzohet avioni me 19 pasagjerë në Nepal, përfshihet i gjithi nga flakët, pesë persona humbin jetën
NEPAL- Një aeroplan i Saurya Airlines me 19 pasagjerë u rrëzua mëngjesin e së mërkurës në Nepal. Bëhet me dije se...
E.D
BOTA
24 Korrik09:16
“Ndihmë! Unë jam e dërrmuar”/ CNN: Pasiguria e vajzave në internet, përballja me ngacmimet seksuale
BRAZIL- Qindra gra dhe vajza të reja në botë kanë raportuar se duan mbështetje shumë më të mirë për të ...
E.D
BOTA
24 Korrik08:40
"Mendoj se është e rëndësishme "/ Donald Trump kërkon debat me Kamala Harris: Do të isha i gatshëm të bëja më shumë se një debat
SHBA- Ish-presidenti amerikan, njëkohësisht kandidati republikan në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump është i gatshëm p&eu...
r.ll
BOTA
24 Korrik08:36
Nga përplasja e përgjakshme me policinë te shtetrrethimi/ BBC: Si u kthyen në vdekjeprurëse protestat në Bangladesh që nisën si paqësore?
pamje nga bangladeshi
BANGLADESH- Protestat antiqeveritare kanë shkaktuar përleshje mbarëkombëtare në Bangladesh midis policis&eum...
E.D
BOTA
24 Korrik08:31
VIDEO/ Tmerrohen turistët, shpërthimi hidrotermik trondit Parkun Kombëtar Yellowstone
SHBA- Parkun Kombëtar Yellowstone në Wyoming përjetoi një shpërthim dramatik hidrotermik të martën mëngjes, duke habit...
r.ll
BOTA
24 Korrik08:26
Pamje mahnitëse nga Parisi! Hëna kalon mes unazave olimpike në kullën Eiffel (VIDEO)
hena dhe kulla eiffel
FRANCË- Parisi është gati të presë Lojërat Olimpike këtë vit, të cilat do të starto...
E.D
BOTA
24 Korrik08:06
VIDEO/ Pamje të frikshme në SHBA, balena del nga uji dhe përmbys varkën
SHBA- Momente tmerri kanë përjetuar dy peshkatarë në New Hampshire të SHBA-ve, kur kanë parë një balenë të p...
E.D
BOTA
24 Korrik07:53
"Izraeli mbetet aleat i domosdoshëm dhe i fortë"/ Netanyahu flet sot në Kongresin Amerikan, kërkon mbështetje e SHBA-ve për luftën në Gaza
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të mbajë një fjalim historik në Kongresin Amerikan sot, duke u...
E.D
BOTA
24 Korrik07:44
U tërhoq nga gara presidenciale disa ditë parë, Joe Biden flet sot për arsyet që e çuan te vendimi
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të dalë sot në një konferencë për mediat, ku do të tregojë arsyet që e sht...