BOTA

Osmani: Kosova nuk mund të përmbushë detyrimet e dialogut derisa Serbia nuk hedh asnjë hap

E.D Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 19:07
Osmani: Kosova nuk mund të përmbushë detyrimet e dialogut derisa
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha të premten se nuk mund t’i kërkohet Kosovës zbatimi i detyrimeve që dalin nga marrëveshja me Serbinë derisa Beogradi nuk hedh asnjë hap drejt zbatimit të saj, ndërsa ngriti mundësinë e zbatimit të njëanshëm të saj në këmbim të garancive ndërkombëtare për çështjen e sigurisë, njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Pra në qoftë se partnerët tanë ndërkombëtarë janë të interesuar që ne te ulemi me ta dhe zbatimi i marrëveshjeve nga ana e Kosovës të lidhet me përkrahjen ndërkombëtare, pra garanci të sigurisë, njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare kjo është një situatë e re megjithatë deri tani nuk ka pasur përgjigje konkrete nga ana e komunitetit ndërkombëtar lidhur me një gjë të tillë”, tha presidentja Osmani duke nënvizuar se kjo është vetëm një ide e saj personale dhe jo qëndrim i institucioneve të vendit, Presidentja Osmani i tha agjencisë së lajmeve Kosovapress se më një qasje e tillë, Kosova ka përfituar në të kaluarën.

“Qëndrimi im, e kam thënë ka të bëj me mënyrat se si ne e kemi shfrytëzuar në vitin 2007 – 2008 që do të thotë atëherë kur Serbia nuk zbatonte ne e kemi pasur marrëveshjen tonë me partnerët, me aleatët tanë. Pra edhe pse Kosova e kishte zbatuar pakon e (Martti) Ahtisaarit në mënyrë të njëanshme, ajo çfarë kishte përfituar ishte pavarësia, njohjet dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare”, tha ajo.

Në muajin shtator Presidentja Osmani gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, kërkoi më shumë bashkërendim me Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të hapen më shumë rrugë për Kosovën në politikën e jashtme, nëpërmjet anëtarësimit të saj në mekanizmat ndërkombëtarë.

Presidentja Osmani akuzoi ndërkaq Beogradin se po përpiqet të destabilizojë Kosovën nëpërmjet masave të shpallura në fund të muajit të kaluar me të cilat e shpalli Kosovën si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe për kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Serbia e ka arsyetuar legjislacionin me synimin që të mbrojë të drejtat dhe sigurinë sociale të qytetarëve serbë në Kosovë. Kundër atyre projektligjeve janë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të cilët e kanë quajtur shkelje të detyrimeve të Beogradit që dalin nga procesi i bisedimeve në Bruksel.

Bashkimi Evropian ndërkaq sot sërish bëri thirrje për shmangie te veprimeve të “njëanshme” të palëve dhe zbatim të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano tha se blloku do të vazhdojë të lehtësojë dialogun derisa Kosova dhe Serbia janë të interesuara për procesin e anëtarësimit./VOA

“Sepse që nga viti i kaluar kur u arrit marrëveshja në Ohër, palët u pajtuan ose palët pranuan se përparimi në dialog është i lidhur me përparimin e tyre në procesin e anëtarësimit. Pra, nëse nuk ka dialog, nuk ka proces anëtarësimi”, tha ai.

Presidentja Vjosa Osmani tha sot se nuk mund të kërkohet zbatim i detyrimeve vetëm për Kosovën pasi sipas saj nuk ka kuptim marrëveshja.

Kosova dhe Serbia në vazhdimësi akuzojnë njëra tjetrën për mungesë gatishmërie për zbatimin e marrëveshjes. Serbia ngulë këmbë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova akuzon palën serbe se po këmbëngul në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes duke mohuar detyrimet e saj.

vjosa osmani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë