Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

GJERMANI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka kërkuar liderëve politikë të Gjermanisë mbështetje në aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare të ndryshme, përfshirë Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Këto kërkesa, Osmani i bëri gjatë takimeve me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock, dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth. Pas takimeve, ambasada e Gjermanisë në Kosovo shkroi në X se Gjermania e mbështet Kosovën në "rrugën drejt BE-së", por theksoi edhe rolin që Kosova duhet ta luajë për integrim rajonal.
"Integrimi rajonal, ndër të tjera në me Ballkanin Perëndimor, kërkon përparim në CEFTA dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo është ajo që Baerbock dhe Osmani diskutuan sot në Berlin", shkroi ambasada gjermane.
Gjermania i ka kërkuar Kosovës ta heqë ndalesën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi, si dicka që është kundër parimeve të CEFTA-s. Qeveria kosovare i ka ndaluar importet nga Serbia në qershor të 2023-tës, me arsyetimin se ato po rrezikojnë sigurinë e Kosovës, dhe se, përmes tyre, mund të hyjnë edhe armë në vend.
Por, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar se nëse është e nevojshme, vendet e Ballkanit do të ecin përpara drejt bashkëpunimit rajonal edhe pa Kosovën. Roth shkroi në llogarinë e tij në X për takimin me Osmanin, duke thënë se Kosova meriton më shumë mbështetje.
“Kosova është një shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor për përkushtimin e saj të qartë ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Fatkeqësisht, vende të tjera në Ballkanin Perëndimor po largohen nga këto vlera të Bashkimit Evropian”, shkroi Roth.
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë ishin temë diskutimi në takimet e Osmanit me liderët gjermanë, ku presidentja u tha se theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Gjermania ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Kosovës, dhe në takimin tim me Ministren e Jashtme, Baerbock, riafirmuam rëndësinë e përkushtimit tonë të përbashkët për bashkëpunimin politik, të sigurisë dhe ekonomik, që është në dobi të ndërsjellë”, shkroi Osmani në X.
Ndaj këtij postimi të Osmanit reagoi edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Rohde, i cili shkroi se “partneriteti ynë i ngushtë do të vazhdojë të zhvillohet dhe Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një mik dhe partner i besueshëm, i palëkundur dhe i sinqertë!”
Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Ndërkaq, aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk pati sukses për shkak se u kushtëzua me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë./ REL
Foto ilustruese SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç së fundmi ka akuzuar Kosovën se po flet për luftë dhe ...
TEL AVIV- Tetë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri në Tel Aviv t&eu...
IZRAEL- Televizioni shtetëror iranian ka pohuar se 80 përqind e rreth 200 raketave të lëshuara në Izrael goditën objektivat...
sulmi me raketa IZRAEL- Irani ka nisur sulmin me rreth 200 raketa balistike ndaj Izraelit, ndërsa sistemi antiraketë i Kupolës së Hekur...
IZRAEL- Komanda e Ushtrisë Izraelite u ka bërë thirrje popullsisë të dalin nga bunkerët antiajror. Izraelitët u u...
SHBA- Presidenti i SHBA, Joe Biden, tha se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë Izraelin të mbrohet kundër sulmeve irani...
sulmet JORDANI- Irani ka nisur sulmin me raketa balistike drejt Izraelit, ku sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare janë hedhur rreth 10...
pamje nga sulmet IZRAEL- Irani ka nisur sulmin pa ndalim me raketa balistike ndaj Izraelit. Ushtria izraelite njofton se banorët janë urdh&e...
Sulmi TEL AVIV- Një sulm ka ndodhur pasditen e së martës në Jaffa, në jug të Tel Avivit. Dyshohet se ky sulm është ...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi ka zhvilluar një intervistë me një media ukrainasë ku ka tre...