BOTA

Osmani: Tragjedia në Koçan po keqpërdoret për polarizim etnik e politik

n.f Përditësimi i fundit 13 Maj 2025, 16:43

Osmani: Tragjedia në Koçan po keqpërdoret për polarizim

KOÇAN- Ajo që po ndodh pas tragjedisë në Koçan është një polarizim selektiv etnik, partiak dhe politik për të mbrojtur të vetët me çdo kusht, thotë nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani.

Në një intervistë për Shërbimin e Maqedonisë së Veriut të Radios Evropa e Lirë, ai thotë se nuk ka marrëveshje me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin, as për protestat e paralajmëruara, as për kërkesën për zgjedhje të dyfishta.

Radio Evropa e Lirë: Pse BDI po paralajmëron sërish protesta? Kryetari juaj, Ali Ahmeti, deklaroi se nëse ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, akuzohet për tragjedinë në Koçan, “do të dalë në rrugë dhe nuk do të kthehet derisa të shpallen zgjedhje të dyfishta"?

Bujar Osmani: Mendoj se është e gabuar të lidhet emri i Kreshnik Bekteshit si arsye për protestë. Ai është një simbol i drejtësisë selektive që po zbatohet. Ajo që po ndodh pas tragjedisë në Koçan është e paprecedentë në përmasa botërore. Bëhet fjalë për një polarizim etnik, partiak dhe politik për të mbrojtur të vetët.

Edhe kur Ahmeti flet për protesta si të drejtë kushtetuese të opozitës, nuk i referohet Bekteshit si individ, por situatës në shtet. Qeveria po e segregon vendin, po i shkatërron elementet themelore të kohezionit shtetëror. Ato janë: Marrëveshja e Ohrit po sulmohet dhe po tentohet të anulohet, perspektiva evropiane është zhdukur, dhe drejtësia selektive është bërë kanceri i mosbesimit në një shoqëri demokratike.

Radio Evropa e Lirë: Presidentja Gordana Silanovska këtë e quajti presion ndaj gjyqësorit.

Bujar Osmani: Presidentja nuk reagoi kur kryeministri paralajmëroi protesta kundër prokurorisë dhe gjyqësorit, kur çdo ditë kërcënonte me shkarkime të gjyqtarëve e prokurorëve, kur sillej si prokuror e gjykatës dhe u thoshte shqiptarëve se do t’i tërhiqte zvarrë.

Ajo nuk e ka përmbushur rolin e saj kushtetues si ndërmjetëse mes pozicioneve politike dhe etnike, por është bërë zëdhënëse e dominimit monoetnik, e drejtësisë selektive, dhe e një partie të vetme. Ky funksion më nuk përfaqëson shqiptarët, dhe duhet të krijohen mekanizma që të paktën presidenti të jetë i pranueshëm për të gjithë.

Radio Evropa e Lirë: Pse BDI nuk protestoi kur u dyshua Artan Grubi?

Bujar Osmani: BDI është parti serioze me mbështetje të madhe. Çdo vendim ynë ka pasoja dhe ne i matim ato. Ka dallime mes rasteve të ndryshme, por sërish: Ahmeti përmendi Bekteshin si simbol të drejtësisë selektive, jo si emër që do shkaktonte protesta.

Radio Evropa e Lirë: BDI kishte marrëveshje me kryeministrin Hristijan Mickoski për riorganizimin e qeverisë në Kuvend. A ka marrëveshje të re për zgjedhje të dyfishta apo të parakohshme?

Bujar Osmani: Është e qartë se kjo qeveri është monoetnike dhe pa legjitimitet mes shqiptarëve. Zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme në mënyrë që kjo situatë të mos normalizohet kurrë. Kjo është një anomali, një gjendje jonormale që nuk mund të jetë e qëndrueshme – duhet të ndërpritet, në mënyrë që të hyjmë në atë periudhë të artë ku pas 20 vjetësh, për herë të parë do të kemi 4 vjet pa asnjë palë zgjedhje. Unë i kam llogaritur: gjatë 20 vjetëve të fundit kemi pasur 14 cikle zgjedhore, që do të thotë se çdo 17 muaj kemi pasur zgjedhje. Tek ne, një proces zgjedhor paralizon vendin për 6 muaj para dhe 6 muaj pas.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë periudhe e artë për integrimet evropiane, kur gjithçka është në ngërç – Bashkimi Evropian nuk jep garanci se Bullgaria nuk do të vazhdojë me kushtëzime, qeveria aktuale nuk ka qëllim të ndryshojë Kushtetutën sipas kushteve të vendosura. A mendoni se keni bërë gabim që i pranuat këto kushte edhe pse e dinit që nuk kishit konsensus në Kuvend?

Bujar Osmani: Së pari, çështja e garancive është vendosur gabim. Po, duhen garanci, por nuk duhet të krijojmë një tjetër problem si ai i emrit. Garancitë nuk duhet të kërkohen nga Bashkimi Evropian. BE është një trupë kolektive ku shtetet kanë të drejtë vetoje, përfshirë Bullgarinë. Garancitë duhet të kërkohen individualisht nga shtete anëtare, nga Gjermania, Franca, nga shtete të rëndësishme të BE-së, të cilat duhet të na garantojnë që nuk do të lejojnë që nesër në procesin negociator Bullgaria ta keqpërdorë kornizën. Pra, po për garanci, por jo në mënyrën që abuzohet me një term abstrakt që vetëm do të krijojë një problem të pazgjidhshëm.

Së dyti, a duhej të pranohej korniza negociuese? Po, do të ishte një gabim historik nëse do të humbnim mundësinë që për herë të parë në histori, gjuha maqedonase të shkruhej në dokumentet e BE-së pa asnjë shtesë.

Ne shkuam përmes Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe në kornizën negociuese nuk ka “sipas Kushtetutës”. Nëntëdhjetë për qind e negociatave me Bullgarinë ishin për atë formulim. Për të shtuar “sipas Kushtetutës” apo një yll shpjegues në përkufizimin e gjuhës, ne e zgjidhëm këtë 100 për qind në kurriz të vetvetes.

Radio Evropa e Lirë: Hipotetikisht, nëse ka zgjedhje, dhe fitoni e hyni në qeveri me VMRO-DPMNE, a do ta zbatoni këtë?

Bujar Osmani: Edhe para zgjedhjeve të mëparshme, partitë politike shqiptare nënshkruan një marrëveshje që nuk do të hynin në qeveri me një parti që nuk pranon të përfundojë procesin evropian. Sepse, pa një të ardhme evropiane, ky shtet nuk ka të ardhme. Kjo është fjalia kyç. Dhe, të gjithë e nënshkruan atë: edhe VLEN, edhe Ahmeti, edhe Taravari, edhe Izet Mexhiti dhe të tjerët. Por, u tërhoqën nga ajo marrëveshje, ndërsa ne vazhdojmë ta respektojmë që nga viti i kaluar.

Nuk ka dhe nuk mund të ketë mirëqenie pa të ardhme evropiane të shtetit. Dhe, këtë nuk e themi si kërcënim, por si kujdes për të ardhmen e qytetarëve që çdo ditë po marrin pasaporta bullgare, nesër mund të marrin edhe pasaporta shqiptare dhe do të jemi i vetmi paradoks në botë – një vend joanëtar i BE-së, por me qytetarë që janë të gjithë qytetarë të BE-së përmes shteteve fqinje.

Radio Evropa e Lirë: Të kthehemi te zgjedhjet. A ka vendim në BDI nëse do të merrni pjesë në zgjedhjet lokale?

Bujar Osmani: Deklarata e Ahmetit në lidhje me zgjedhjet lokale ishte një shpjegim i situatës në rast se hipotetikisht Ligji për Gjuhët do të prekej nga Gjykata Kushtetuese. Atëherë, nuk ka logjikë të funksionojë më politika në shtet, sepse aty përfundon Marrëveshja e Ohrit. Dy shtyllat e para tashmë janë rrëzuar.

Çështja e legjitimitetit – po shihni inxhinieri në bllokun politik shqiptar, kryeministri vendos kush përfaqëson shqiptarët, nuk ka logjikë pse të marrim pjesë në zgjedhje kur dikush tjetër vendos për ne. Së dyti, "Balancuesi" dhe Badenteri, që janë shtylla e dytë, dhe së treti – gjuha. Nëse preket gjuha, nuk ka më marrëveshje kornizë.

Radio Evropa e Lirë: Por, vendimi është shtyrë për pas zgjedhjeve lokale.

Bujar Osmani: Edhe pse raporti është përgatitur, po përgatitet terreni për këtë, dhe kjo i bën zgjedhjet e ardhshme më shumë një referendum për gjuhën, sesa zgjedhje për kryetarë komunash.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të thotë kjo? A do të marrë pjesë BDI në zgjedhje?

Bujar Osmani: BDI, sigurisht, do të marrë pjesë në zgjedhjet e përbashkëta – zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale.

Radio Evropa e Lirë: Po nëse janë vetëm lokale?

Bujar Osmani: Sigurisht që do të marrim pjesë dhe do të fitojmë ato zgjedhje.

Radio Evropa e Lirë: A ka marrëveshje bashkëpunimi me Arben Taravarin dhe Aleancën për Shqiptarët për zgjedhjet lokale?

Bujar Osmani: Nuk ka një marrëveshje të tillë, po ndjekim zhvillimet në VLEN. Mendoj se vendimi i Taravarit për të ngritur zërin kundër këtij poshtërimi është një vendim vërtet i guximshëm. Po presim të përfundojnë ato dinamika atje, pastaj do të shohim se si do të jetë pozicionimi për zgjedhjet e ardhshme.

Radio Evropa e Lirë: A po bisedoni me LSDM-në për ndonjë bashkëpunim në zgjedhjet lokale?

Bujar Osmani: Nuk ka komunikim formal ndërmjet dy partive për këtë çështje.

Radio Evropa e Lirë: Pse BDI po luan sërish me kartën etnike para këtyre zgjedhjeve? Pse nuk fokusohet te problemet reale, si ekonomia, lufta kundër korrupsionit, emigrimi i të rinjve?

Bujar Osmani: Mendoj se pyetja është vendosur gabim. Pse qeveria nuk fokusohet te çështjet ekonomike, te çështjet normale, por duhet të heqë "Balancuesin"? Pse bëhen punësime monoetnike? Shikoni të gjitha konkurset e fundit në institucionet shtetërore – për shkak të heqjes së "Balancuesit", nuk ka asnjë të punësuar shqiptar. Pse po zhduket gjuha shqipe nga institucionet shtetërore? Pse po përpiqen me çdo kusht të mbyllin Inspektoratin e Gjuhëve? Kjo është pyetja.

BDI po reagon ndaj përpjekjes për të sulmuar themelin e unitetit të shtetit – Marrëveshjen e Ohrit, marrëveshjen historike midis maqedonasve dhe shqiptarëve për mënyrën se si duhet të qeveriset dhe jetohet në këtë vend. Kjo është çështja që duhet t’ia bëni Qeverisë.

Radio Evropa e Lirë: Tragjedia në Koçan tregoi edhe se çfarë sistemi keni ndërtuar ju vetë, që jeni në pushtet prej 20 vjetësh.

Bujar Osmani: Mënyra se si po trajtohet tragjedia në Koçan është në fakt paradigma e asaj që po them tani. Gjykata duhet të tregojë. Deri tani nuk është treguar se çfarë sistemi kemi pasur.

Ajo që pamë është se Policia nuk ndërhyri me kohë, se Policia e dinte që një vit më parë salla nuk kishte licencë, se në ditën kur ndodhi ai organizim me 600 njerëz, që ishte reklamuar, nëpër Koçan dihej se do të ndodhte, dhe Policia e dinte që nuk kishte licencë, që nuk kishte kushte – por kjo nuk po trajtohet. Po hetohen ministrat e Ekonomisë prej 15 vjetësh më parë.

Radio Evropa e Lirë: Po, por licencat janë dhënë për 15 vjet.

Bujar Osmani: Këtu shihni përpjekje të qartë. Kush janë fajtorët? Gjetëm disa shqiptarë. Dhe, tani duan t’u tregojnë njerëzve në Koçan se “shqiptarët ju vranë”. E dini sa e rrezikshme është kjo ide? Por, jam shumë i lumtur që nuk zuri rrënjë kjo përpjekje për ta etnizuar çështjen.

Nuk dëgjova asnjëherë nga nënat, nga prindërit e të ndjerëve në Koçan, që ta përmendnin këtë. Ata identifikuan saktë dhe thanë kush duhej t’i mbronte atë natë. Populli në Koçan, familjet, kaluan testin më të rëndësishëm – nuk ranë pre e kësaj propagande dhe në fakt treguan gishtin aty ku prisnin që dikush t’i mbronte./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë