BOTA

Oxfam: Klasa e super të pasurve minon bashkëpunimin për të trajtuar varfërinë, ndryshimet klimatike

n.f Përditësimi i fundit 29 Shtator 2024, 20:44
Oxfam: Klasa e super të pasurve minon bashkëpunimin për të
Foto ilustruese

SHBA- Ndërsa udhëheqësit botërorë marrin pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, organizata bamirëse Oxfam thotë se puna e tyre po dëmtohet nga ajo që e quan ‘oligarki globale’ e super të pasurve që kontrollojnë ekonominë botërore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Oxfam e akuzon klasën e super të pasurve për përkeqësimin e problemeve si pabarazia ekstreme dhe ndryshimet klimatike.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara synon të ofrojë një platformë të barabartë që udhëheqësit të diskutojnë çështjet më urgjente botërore si varfëria dhe ndryshimet klimatike. Një raport i ri nga organizata bamirëse Oxfam thotë se takimi vjetor i udhëheqësve botërorë po zhvillohet nën hijen e asaj që e quan 'oligarki globale' e kontrolluar nga korporatat super të pasura.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Nabil Ahmed i cili udhëheq grupin për drejtësi ekonomike dhe racore me departamentin e Oxfam-it për Amerikën.

“Ata po ndikojnë në krijimin e rregullave në favor të tyre dhe po e bëjnë këtë në kurriz të njerëzve të zakonshëm. Kjo po nxit pabarazi brenda dhe midis shteteve.”

Oxfam thotë se jemi në një epokë të pabarazisë globale ekstreme, ku një grup që përbën 1% të popullsisë së botës zotëron më shumë pasuri se 95% e pjesës tjetër të botës.

“Jetojmë në një botë ku shumë nga mega-korporatat paguajnë pak ose aspak taksa”, thotë Nabil Ahmed me organizatën Oxfam.

Brazili, i cili aktualisht mban presidencën e vendeve të G20, kërkon të vendosë një taksë minimale prej 2% për miliarderët më të pasur të botës dhe thotë se kjo do të siguronte deri 250 miliardë dollarë. Kjo përpjekje mbështetet nga organizata Oxfam dhe shumë grupe të tjera joqeveritare.

Plani mbështetet nga disa vende të G20, përfshirë Afrikën e Jugut, Spanjën dhe Francën, por kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara, që thonë se një marrëveshje globale është shumë e ndërlikuar dhe e panevojshme.

Ministri i financave i Brazilit tha në korrik se transformimi i sistemit aktual të taksave ishte jetik. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, u shpreh kundër masës gjatë takimit të vendeve të G20 në muajin korrik.

“Është shumë e vështirë që politika e taksave të koordinohet globalisht dhe nuk e shohim nevojën ose dëshirën për të negociuar një marrëveshje të tillë globale. Ne mendojmë se të gjitha vendet duhet të sigurohen që sistemi i tyre i taksave të jetë i drejtë dhe progresiv”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

Oxfam thotë se vendet në zhvillim i shpenzojnë të ardhurat nga taksat për të paguar kreditorët privatë dhe bankat. Organizata bamirëse akuzon gjithashtu kompanitë e mëdha farmaceutike për ndikimin në krijimin e rregullave për të drejtat e pronësisë intelektuale nga të cilat përfitojnë aksionaret e tyre.

Organizata Oxfam thotë se vendet e varfra nuk ishin në gjendje të siguronin vaksinat e duhura kundër koronavirusit edhe pse kompanitë farmaceutike morën miliarda dollarë nga qeveritë për zhvillimin e tyre.

“U përdorën paratë e taksapaguesve për zhvillimin e vaksinave. Në fakt investimet publike prej disa dekadash u përdorën për krijimin e vaksinës mRNA”, thotë zoti Ahmed.

Kompania Pfizer i tha Zërit të Amerikës se u kishte ofruar falas vendeve të varfra vaksinën e koronavirusit, por shumë vende më të pasura kishin bërë përpjekje më të shpejta për të blerë dozat e prodhuara.

Drejtuesi i firmës Pfizer paralajmëroi gjithashtu se eliminimi i të drejtave të pronësisë intelektuale do të dekurajonte kompanitë nga ndërmarrja e një rreziku të madh financiar në zhvillimin e vaksinave të tilla, pikëpamje që mbështetet nga firma të tjera të mëdha farmaceutike./VOA

oxfam varferi ndryshime klimatike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë