Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
SHBA- Shumica e amerikanëve dyshojnë tek aftësitë e Shërbimit Sekret për të mbrojtur kandidatët presidencialë pas përpjekjes së muajit të kaluar për të varë ish Presidentin Donald Trump, tregon një sondazh i ri nga Associated Press dhe Qendra NORC për Hulumtimin e Marrëdhënieve Publike.
Vetëm 3 në 10 amerikanë janë jashtëzakonisht ose shumë të sigurt se Shërbimi Sekret mund t'i mbajë kandidatët presidencialë të sigurt nga dhuna para zgjedhjeve, sipas sondazhit. Sondazhi zbuloi gjithashtu se rreth 7 në 10 amerikanë mendojnë se Shërbimi Sekret mban të paktën një sasi të moderuar përgjegjësie për atentatin.
Kjo agjenci e ngarkuar me mbrojtjen e presidentëve për më shumë se një shekull është vënë nën kritika intensive pasi një person i armatosur mundi të qëllonte kundër zotit Trump nga një distancë prej rreth 137 metrash me një pushkë të stilit AR. Ish Presidenti Trump u plagos në vesh, vetëm pak milimetra nga një goditje vdekjeprurëse.
Sondazhi u krye pas dorëheqjes së drejtoreshës Kimberly Cheatle, e cila u përball javën e kaluar me pyetje intensive në një seancë dëgjimore në Kongres që u transmetua drejtpërdrejt në televizor dhe në të cilën ajo dha përgjigje evazive.
Ushtruesi i ri në detyrë, Ronald Rowe, tha në fillim të kësaj jave ishte i “turpëruar” pas sulmit të 13 korrikut në Butler të Pensilvanisë. Ai tha se ishte i pambrojtshëm fakti që çatia e përdorur nga personi i armatosur të mos ishte e siguruar.
Gjatë një konference shtypi të premten, zoti Rowe e pranoi humbjen e besimit ndaj agjencisë nga populli amerikan. Ai tha se në përgjithësi, njerëzit i dinë vetëm dështimet e agjencisë dhe jo sukseset e saj.
Ai i vlerësoi punonjësit e agjencisë që punojnë në heshtje pas skenës për të mbrojtur tubimet politike, ditën e inaugurimit dhe ngjarje të tjera.
“Ne do ta fitojmë besimin tuaj”, u zotua ai.
Sondazhi gjeti se amerikanët besojnë se atentati ndaj zotit Trump mund të jetë ndikuar ndjeshëm nga ndarjet politike në vend.
Ndërsa 4 nga 10 amerikanë thonë se Shërbimi Sekret mban një nivel të lartë përgjegjësie, 4 në çdo 10 amerikanë të anketuar besojnë se përgjegjësi e madhe bie edhe tek disponueshmëria e gjerë e armëve.
Demokratët kishin shumë më tepër gjasa të fajësonin disponueshmërinë e armëve ndërsa republikanët kishin më shumë gjasa të fajësonin Shërbimin Sekret.
Demokratët kanë shumë më tepër gjasa se sa të pavarurit ose republikanët të thonë se një përgjegjësi e madhe bie tek disponueshmëria e armëve. Sondazhi tregon se 6 nga 10 demokratë të anketuar i fajësojnë armët, krahasuar me rreth një të tretën e të pavarurve dhe 15% të republikanëve.
Rreth gjysma e republikanëve mendojnë se Shërbimi Sekret ka një përgjegjësi të madhe, krahasuar me rreth 4 në 10 demokratë dhe të pavarur.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Sekret tha në fillim të kësaj jave se ishte për të ardhur keq që policia lokale nuk e kishte njoftuar agjencinë e tij përpara të shtënave, se një subjekt i armatosur ishte parë në një çati, ndërsa pranoi gjithashtu se Shërbimi Sekret mendonte se policia e shtetit dhe ajo lokale e kishin perimetrin nën kontroll.
Sondazhi gjeti se gjysma e amerikanëve mendojnë se policia në Pensilvani kishte të paktën një sasi të moderuar përgjegjësie për atentatin, megjithëse vetëm rreth 2 në 10 të anketuar thanë se kishte përgjegjësi të madhe.
Shërbimi Sekret u krijua fillimisht si pjesë e Departamentit të Thesarit për të hetuar falsifikimin e monedhës amerikane gjatë Luftës Civile. Agjencia filloi të mbronte jozyrtarisht presidentët në vitin 1894, sipas të dhënave të saj. Kongresi e caktoi Shërbimin Sekret me detyrën për të mbrojtur presidentët amerikanë pas vrasjes së Presidentit të 25 të Shteteve të Bashkuara, William McKinley në vitin 1901./ VOA
Macron FRANCË- Në vitin 1965, një president francez, shumë krenar dhe komandues, pothuajse i bëri gropën projektit europian, ...
Foto ilustruese Dashi Në këtë moment çdo gjë është e mundur dhe do të keni mundësi që të shpë...
Vladimir Putin RUSI- Ka diçka që Vladimir Putin e bën rrallë të shkojë në në aeroport për të takuar nje...
KOSOVË- Republika e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Aeroportin e Shkupit, ku një pjesëtar i si...
vjosa osmani KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka dërguar një notë proteste autoriteteve...
FRANCË- Pas puthjes pasionante me Emmanuel Macron Ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea-Castera është ende në qendër të...
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka fituar mjaft vota nga delegatët demokratë për të fitu...
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pretenduar se pas fushatës kundër tij qëndron një manjat serb të cilin ai nu...
GJERMANI- Stuhia përmbyti rrugët dhe shkaktoi dëme në pjesë të ndryshme të Gjermanisë, ndërsa pjesa tjetër e...
MAQEDONI E VERIUT- Presidenca e Republikës së Kosovës ka shprehur përmes një reagimi zyrtar indinjatën e saj për deklaratat...