
PANAMA- Ministri i Mbrojtjes i Panamasë, Frank Abrego ka hedhur poshtë kategorikisht idenë e kthimit të trupave amerikane në vend për të garantuar “sigurinë” e Kanalit që lidh Oqeanin Paqësor dhe Atlantik, gjë që u përmend më parë nga homologu i tij amerikan, Pete Hegseth.
“Panamaja e ka bërë të qartë përmes Presidentit (Jose Raul) Mulino se ne nuk mund të pranojmë baza ushtarake apo instalime mbrojtëse”, tha Abrego gjatë një konference të përbashkët shtypi me Hegseth në kryeqytetin e vendit të Amerikës Qendrore.
Kreu i Pentagonit amerikan, i cili përfundoi një vizitë dy-ditore në vend tha se mund të ketë një "mundësi" për të rihapur një bazë ushtarake, një stacion aeronautik, objekte ku trupat amerikane mund të bashkëpunojnë me trupat panameze, për të garantuar sigurinë e Kanalit.
Në mesin e muajit të kaluar, duke cituar dy burime të paidentifikuara në qeverinë amerikane, rrjeti televiziv NBC News raportoi se Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar forcat e armatosura të paraqesin opsione për rritjen e pranisë së trupave amerikane në Panama.
Transmetimi i këtij lajmi shkaktoi habi dhe pakënaqësi të forta në shtetin e Amerikës Qendrore, ku trupat amerikane nuk janë vendosur prej 25 vitesh, me përjashtim të rasteve kur po zhvillohen stërvitje të përbashkëta.
Artikuj te sugjeruar
r.ll
BOTA
10 Prill08:58
Romët rikthejnë zërin e tyre në zemër të Evropës
foto ilustruese
BRUKSEL- Në zemër të Bashkimit Evropian, Brukseli dhe Strasburgu janë bërë sërish qendra të diskut...
r.ll
BOTA
10 Prill08:57
Ushtarakët amerikanë alarmojnë për dobësitë e mbrojtjes ajrore në NATO
foto ilustruese
SHBA- Dy ish-komandantët e lartë të ushtrisë amerikane sesa amerikanët e ajrit të Evropës nuk jan&e...
r.ll
BOTA
10 Prill08:56
Përgjigja e Kinës për tarifat e reja 125% të Trump/ Pekini poston videon e Mao Ce Dunit: Nuk kemi frikë nga provokimet, nuk do të tërhiqemi
pamje nga videoja
KINË- Me një video të një fjalimi të Mao Ce Dunit dhe mesazhin "ne jemi kinezë, nuk kemi frik&eum...
r.ll
BOTA
10 Prill08:55
Merz njofton për marrëveshjen për Qeverinë, synon të bëhet kancelar në maj
friedrich merz
GJERMANI- Udhëheqësi i kristiandemokratëve në Gjermani, Friederich Merz, njoftoi se bisedimet për formimin e nj&eum...
n.f
BOTA
10 Prill07:59
Australia kundërshton idenë e Kinës për aleancë kundër tarifave të Trump: Nuk duam të shohim luftë tregtare!
AUSTRALI- Australia hodhi poshtë thirrjen e Kinës për të bashkuar forcat në tregti, ndërsa Pekini kërkon par...
n.f
BOTA
10 Prill07:58
Shembja e çatisë së klubit të natës në Santo Domingo, rritet bilanci në 184 viktima
SANTO DOMINO- Tragjedia në klubin e natës në Santo Domingo ka rezultuar fatale për 184 persona. Numri i viktimave po rritet orë ...
E.D
BOTA
9 Prill22:56
Zelenskyy: Pekini e dinte që qytetarët kinezë po luftonin në anën e Rusisë
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se autoritetet kineze ishin në dijeni se disa qytetarë kinezë ishin rekrutuar ng...
BOTA
9 Prill22:04
Frikë për trazira dhe kaos në Itali, konfirmohet grevë 48 orëshe në të gjithë vendin
ITALI- E premtja, 11 prilli premton të jetë një ditë shqetësimi për banorët e Milanos dhe udhëtarët në brend...
e. d
BOTA
9 Prill19:30
Vuçiç pas takimit me Macronin: Franca, aleate e madhe e Serbisë
FRANCË- Pasi një takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se bota po hyn “në një...
BOTA
9 Prill16:52
Rusia sulmon Trumpin për tarifat/ Zakharova: Ato shkelin rregullat e tregtisë ndërkombëtare!
RUSI- Rusia akuzon hapur SHBA-në për shkelje të rregullave të tregtisë ndërkombëtare pasi vendosi tarifa 104% për...