Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
BRUKSEL- Josep Borrell ka dhënë alarmin për luftën e Rusisë në Ukrainë, duke u kërkuar vendeve të BE-së “të bëjnë më shumë” për të mbështetur ukrainasit, në një intervistë përpara largimit nga detyra.
Ndërsa mandati i tij pesë-vjeçar si shef i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian përfundon, Josep Borrell ka dhënë një paralajmërim përfundimtar për rrezikun që paraqet ekspansionizmi rus për të gjithë bllokun dhe u bën thirrje, për herë të fundit, vendeve anëtare të forcojnë ushtritë e tyre.
“Ne kemi arritur pikën e thyerjes. Tani është momenti kur vendet anëtare duhet të vendosin: ne shkojmë dhe ne mbështesim”, tha Borrell në një intervistë për dy ditë para përfundimit të mandatit të tij. "Rusët po shtyjnë shumë. Rusët nuk presin negociata. Rusia vazhdon të shtyjë ngadalë por vazhdimisht. Situata në vijën e parë nuk është e mirë por ukrainasit rezistojnë”, tha Borrell.
Bëhet e ditur se komentet e tij vijnë në një kohë kritike të luftës, me trupat ruse duke bërë përfitime të konsiderueshme territoriale dhe duke përshkallëzuar sulmet e tyre në shkallë të gjerë kundër sistemit energjetik të Ukrainës dhe infrastrukturës civile.
Në të njëjtën kohë, rreth 11,000 ushtarë të Koresë së Veriut i janë bashkuar betejës në rajonin e Kurskut.
“Epërsia ruse vazhdon. Ato janë ndihmuar nga Koreja e Veriut shumë më tepër sesa ne kemi mundur t’u ofrojmë ukrainasve. Duhet të kuptoj: a është Rusia e izoluar politikisht? Sigurisht që jo. Sa njerëz shkuan në Kazan?” pyeti ai, duke iu referuar samitit të BRICS në tetor, ku Putin priti njerëz si Xi Jinping i Kinës, Narendra Modi i Indisë, Cyril Ramaphose i Afrikës së Jugut dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, mes të ftuarve të tjerë. Nuk mund të them sinqerisht se Rusia po izolohet në komunitetin ndërkombëtar”, shtoi shefi i politikës së jashtme të BE-së.
Përfaqësuesi i Lartë, një nga mbështetësit më të vendosur të Kievit në bllok, kaloi një pjesë të madhe të kohës së tij në detyrë duke negociuar me qeveritë mbi sanksionet për të dobësuar Rusinë dhe furnizimet ushtarake për të forcuar Ukrainën.
Përpjekjet e tij kanë siguruar një rrjedhë të vazhdueshme ndihme. Siç raportohet, BE-ja arriti këtë muaj objektivin e saj të shumëpërfolur për t’i ofruar Ukrainës një milion fishekë.
Ndërkohë, një fond prej 6.6 miliardë eurosh në ndihmë kolektive është ende nën veton e fortë të Hungarisë.
“Ne duhet të shpejtojmë dhe të bëjmë më shumë dhe më shpejt. Ne kemi 1 milion fishekë. Mirë, kjo është mirë. Por Rusia po gjuan 800,000 fishekë në muaj. Shifrat kanë rëndësi. Lufta në Ukrainë është një garë kundër kohës. Përdorni atë që keni sot, përdorni mjetet dhe instrumentet që janë shpikur në të kaluarën për t’u përdorur në të tashmen. Ne shpenzojmë shumë kohë duke hartuar strategjitë për pasnesër kur problemi është për sot dhe është i menjëhershëm. Ne nuk kemi ndjenjën e urgjencës”, përfundoi ai./ Euronews
protesta GJEORGJI- Protestat e dhunshme kanë shpërthyer në Gjeorgji lidhur me vendimin e partisë së saj në pushtet p&eum...
protesta ITALI- Mijëra punëtorë morën pjesë të premten në një grevë të përgjithshme në Itali. A...
Foto ilustruese NIGERI- Të paktën 100 persona, kryesisht gra, janë zhdukur pasi një varkë që transportonte pasagjerë n&e...
Lviv pa energji UKRAINË- Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut i ka bërë thirrje Rusis&eum...
komuna e zvecanit KOSOVË- Zyrtarët e Kosovës e kanë dënuar si akt kriminal një sulm ndaj ndërtesës së Komun&e...
foto ilustruese SHKUP- Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka arrestuar tetë persona lidhur me djegien e flamurit shtet&...
rikthimi i libanezeve LIBAN- Ushtria izraelite ka paralajmëruar qytetarët libanezë që të mos kthehen në 60 fshatra në ju...
foto ilustruese KINË- Depozita më e madhe e arit në botë është zbuluar në provincën qendrore të Kinë...
foto ilustruese BERLIN- Autoritetet gjermane janë alarmuar mesditën e sotme, pasi në stacionin e trenit Lichtenberg të Berlinit u pika...
foto ilustruese KOSOVË- Nga 1 dhjetori, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza drejt ishullit vetëqev...