BOTA

"Parashikimi" i Orban: Administrata e Trump do t'i japë fund mbështetjes amerikane për Ukrainën

M.B. Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2024, 16:55

"Parashikimi" i Orban: Administrata e Trump do t'i japë

SHBA- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha të premten se Ukraina e ka humbur tashmë luftën kundër agresionit rus dhe Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do t’i jap fund mbështetjes amerikane për Kievin. Kryeministri Orban është mikpritës i një takimi dyditësh në kryeqytetin hungarez, që po i zhvillon punimet nën hijen e fitores së zotit Trump. Lufta në Ukrainë është në krye të rendit të ditës së një takimi të udhëheqësve të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, shumica e të cilëve besojnë se vazhdimi i furnizimit të Ukrainës me armë dhe ndihma financiare janë elementë thelbësorë për sigurinë e kontinentit.

Duke folur në radion shtetërore mëngjesin e së premtes, kryeministri Orban, i cili është i afërt me zotin Trump dhe presidentin rus Vladimir Putin, përsëriti qëndrimin se duhet një armëpushim i menjëhershëm dhe parashikoi që zoti Trump do t’i jap fund konfliktit.

“Nëse Donald Trump do të kishte fituar në vitin 2020, këto dy vite makthi nuk do të kishin ndodhur, nuk do të kishte pasur një luftë”, tha kryeministri Orban. “Situata në front është e qartë, ka pasur një disfatë ushtarake. Amerikanët do të tërhiqen nga kjo luftë”, tha ai.

Forcat ruse së fundmi kanë shënuar përparime modeste në lindje të Ukrainës, megjithëse pozicionet në vijën e frontit kanë mbetur relativisht të qëndrueshme për muaj të tërë. Megjithatë, ndërsa lufta u afrohet 1000 ditëve, forcat e Ukrainës po përpiqen të përballen me ushtrinë ruse, e cila është shumë më e madhe në numër dhe e pajisur më mirë.

Mbështetja perëndimore është thelbësore për luftën e kushtueshme dhe shkatërruese të Ukrainës. Pasiguria se sa do të vazhdojë kjo ndihmë u thellua këtë javë me fitoren e zotit Trump në zgjedhjet presidenciale. Kandidati republikan ka vënë në mëdyshje vazhdimisht ndihmën amerikane për Ukrainën.

Në një mbledhje të udhëheqësve evropianë të enjten në Budapest, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kundërshtoi pretendimin e zotit Trump se lufta e Rusisë me Ukrainën mund të përfundojë brenda një dite, diçka që ai dhe mbështetësit e tij evropianë kanë frikë se do të nënkuptonte paqe me kushte të favorshme për Presidenti rus Putin dhe që përfshin dorëzimin e territoreve.

“Nëse do të ndodhte shumë shpejtë, do të ishte një humbje për Ukrainën”, tha Presidenti Zelensky.

Kryeministri Orban është përpjekur prej kohësh të pengojë mbështetjen e BE-së për Kievin dhe vazhdimisht ka bllokuar, vonuar ose zbutur përpjekjet e bllokut për të siguruar armë dhe fonde dhe për të sanksionuar Moskën për shkak të agresionit të saj.

Por, udhëheqësit e BE-së kanë gjetur kryesisht zgjidhje për çdo pengesë dhe kanë lënë të kuptohet se do të vazhdojnë angazhimin për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj, pavarësisht se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë.

Me të mbërritur në takimin e së premtes, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, tha se “ne duhet të forcojmë Ukrainën, ta mbështesim Ukrainën, sepse nëse nuk e mbështesim do të ishte sinjali i gabuar që ne i dërgojmë Putinit, por edhe disa regjimeve të tjera autoritare në gjithë botën”./ VOA

lufta ne ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë