BOTA

Parlamenti britanik miraton mocionin e Alicia Kearns për Kosovën, dënohet sulmi në Banjskë

r.ll Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 18:28
Parlamenti britanik miraton mocionin e Alicia Kearns për Kosovën,
alicia kearns

BRITANI- Dhoma e Ulët e Parlamentit të Britanisë së Madhe ka miratuar sot një mocion për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën të propozuar nga deputetja Alicia Kearns, me të cilën Britania mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës. Ky mocion u propozua nga Kearns pas një debati që u zhvillua mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Kërkoj që kjo Dhomë të lëvizë në njohjen e situatës akute të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të dënojë sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjskë në Kosovë më 24 shtator 2023”, thuhet në mocionin e propozuar nga deputetja Kearns, i miratuar në Parlamentin britanik.

Në mocionin e miratuar kërkohet gjithashtu të mbështetet autoriteti i Gjykatës Kushtetuese në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të dënohet ndërhyrja ruse në Ballkan.

“Parlamenti vëren me shqetësim retorikën politike irredentiste pro-ruse dhe pro-serbe në Mal të Zi dhe i kërkon qeverisë të rrisë angazhimin e saj me partnerët rajonalë dhe aleatët ndërkombëtarë për të përmirësuar peizazhin e sigurisë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në mocionin e miratuar në Londër.

Pas miratimit të mocionit, Kearns ka shkruan në "X": “E kënaqur që Parlamenti sot njëzëri ra dakord me këtë mocion për Ballkanin Perëndimor”.

Deputetja Alicia Kearns në fjalimin e mbajtur gjatë debatit mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor në Parlamentin britanik, ka folur rreth sulmit në Banjskë, anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Asociacionin dhe kërcënimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Kearns ka bërë të ditur se SHBA ka përfunduar një raport mbi përgjegjësit e sulmit në Banjskë, i cili ende nuk është publikuar. Ajo tha se ky raport duhet të publikohet për t’u ditur e vërteta rreth sulmit për të cilin përgjegjësinë e mori Milan Radojçiç, i kërkuar tashmë nga INTERPOL-i dhe i cili gjendet i lirë në Serbi.

Siç transmeton KP, deputetja britanike ka thënë se Kosova i ka përmbushur obligimet e saj demokratike dhe anëtarësimi i saj në Këshillin e Evropës do të shënonte një moment historik, teksa për formimin e Asociacionit të komunave serbe ka thënë se nuk mund të ketë një republikë tjetër serbe në Ballkan.

“Pavarësisht pengesave të vazhdueshme nga Rusia dhe Serbia, Kosova është në prag të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, me aplikimin e saj që këtë muaj kaloi në Komitetin e Ministrave për miratim. Anëtarësimi do të shënonte një moment historik jetik në përparimin e Kosovës në ditët e errëta të viteve 1990 dhe rrugëtimi i Kosovës është ai për të cilin ne kemi luajtur një rol të rëndësishëm dhe për të cilin të gjithë duhet të jemi krenarë. Megjithatë, ka nga ata ndërkombëtarë që kanë thënë se Kosova duhet të pranohet vetëm nëse krijon një asociacion të komunave serbe. Mbretëria e Bashkuar duhet ta refuzojë këtë me vendosmëri. Përderisa unë nuk dua një republikë tjetër të serbëve nga Ballkani Perëndimor, Asociacion i komunave me shumicë serbe do të krijohet si pjesë e dialogut Beograd-Prishtinë, por nuk mund të nxitohet dhe nuk mund të bëhet me presion të jashtëm”, ka thënë Kearns.

Ajo ka theksuar se Britania e Madhe duhet të merr një rol më aktiv në bisedimet e paqes dhe të angazhohet në pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës për të ndihmuar Kosovën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

alicia kearns parlamenti britanik

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë