BOTA

Parlamenti gjerman miraton mocionin e CDU/CSU për një politikë më të rreptë të azilit

r.ll Përditësimi i fundit 30 Janar 2025, 14:45
Parlamenti gjerman miraton mocionin e CDU/CSU për një politikë
friedrich merz

GJERMANI- Bundestagu debatoi të mërkurën (29.11.) në një atmosferë të nxehtë për mënyrën e duhur të veprimit në politikën e azilit dhe të imigracionit. Debati u ndez nga lideri i opozitës konservatore, kreu i CDU-së, Friedrich Merz, i cili është një pretendent i fortë për t'u bërë kancelar i ri pas zgjedhjeve të reja në Bundestag më 23 shkurt. Grupi i tij parlamentar, i përbërë nga CDU dhe partia e saj simotër në Bavari, CSU, kishte paraqitur dy mocione në Bundestag që synonin ashpërsimin ndjeshëm të politikës së migrimit. Një nga mocionet u miratua me votat e AfD-së, e cila ka elementë të ekstremit të djathtë në disa nga radhët e saj, rasti i parë në historinë e parlamentit gjerman.

Scholz: "E drejta për azil është një mësim nga historia”

Në fillim të fjalës së tij, kancelari dukshëm i tensionuar Olaf Scholz (SPD) tha në deklaratën qeveritare se CDU dhe CSU po sulmonin thelbin e së drejtës së azilit me propozimet e tyre: "E drejta e azilit është gjithashtu përgjigje e drejtpërdrejtë për tmerrin e regjimit nazist. Në atë kohë, gjermanët dhe hebrenjtë evropianë u refuzuan në kufijtë e huaj. Mësimi i historisë është se kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë, dhe Gjermania nuk duhet të lejojë kurrë më të ndodhë". Scholzi i quajti të paligjshme planet e Merz-it. Kreu i CDU-së kishte hequr dorë "emocion e sipër" nga konsensusi për të mos bashkëpunuar me ekstremin e djathtë.

Merz: "Do të bëjmë atë që mendojmë se është e drejtë”

Kandidati për kancelar i CDU-së e kishte bërë të qartë ditët e fundit se do të pranonte edhe votat e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) për të miratuar propozimet. Ndër të tjera ai tha për ZDF: "Ne në grupin parlamentar unionist po bëjmë atë që besojmë se është e drejtë në këtë çështje. Dhe nëse AfD është dakord, atëherë është dakord. Nëse nuk është dakord, le ta lërë".

Debati u nxeh ditët e fundit me vrasjen në Aschaffenburg të Bavarisë, javën e kaluar, në të cilën dy persona, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, i vranë me thikë. Autori i dyshuar është arrestuar dhe është nga Afganistani. Ky akt i tmerrshëm është edhe një nga arsyet pse çështja e migrimit dhe azilit është aktualisht më e rëndësishmja në fushatën zgjedhore. Bundestagu i përkujtoi viktimat në fillim të debatit me një minutë heshtjeje.

Merz: Më në fund na duhen vendime efektive

Por si mund të forcohet siguria me AfD-në si siguruese të shumicës? Deri vonë, konservatorët në CDU dhe CSU kishin këmbëngulur se nuk do të bashkëpunonin në asnjë mënyrë me të djathtën ekstreme. Në fakt, CDU i kishte shtuar mocioneve një pasazh në të cilin kritikonte ashpër politikat e AfD-së.

Tani Merz-i i tha Bundestagut se pas sulmeve në Aschaffenburg dhe Magdeburg para Krishtlindjeve, politikanët më në fund duhet të veprojnë: "Nëse dhembshuria dhe simpatia pas sulmeve të tilla nuk do të degjenerojnë gjithnjë e më shumë në një ritual politik, atëherë ata duhen marrë më në fund, më e vonta pas Magdeburgut dhe Aschaffenburgut,vendime kundër fluksit të refugjatëve të paligjshëm në Gjermani dhe kundër qëndrimit të paligjshëm të refugjatëve në Gjermani."

Kishat: "Mos i denigroni në bllok të gjithë emigrantët”

Qasja e Merzit është kritikuar shumë edhe nga jashtë parlamentit, nga përfaqësuesit e kishës. Duke iu drejtuar drejtpërdrejt grupeve parlamentare në Bundestag, përfaqësuesit e kishave protestante dhe katolike të Berlinit thanë: "Ne jemi thellësisht të shqetësuar për kohën dhe tonin e debatit aktual". Ata vazhduan duke thënë se debati ka të ngjarë të "denigrojë të gjithë emigrantët që jetojnë në Gjermani dhe të nxisë paragjykimet”.

Shpërthyese situatën me dy mocionet e paraqitura nga konservatorët e bën fakti se që nga shpërbërja e koalicionit tre-partiak midis SPD, të Gjelbërve dhe FDP-së nëntorin e kaluar, qeveria e pakicës së kancelarit Scholz nuk ka më një shumicë në parlament. Por atë e kanë konservatorët, së bashku me AfD, FDP dhe Aleancën Sahra Wagenknecht (BSW). Pas votimit, Merz tha se i vinte keq për miratimin e AfD. Një mocion i dytë i paraqitur nga grupi i tij CDU/CSU u refuzua.

Kontrolle të përhershme dhe kthime pas

Mocioni i parë kërkonte, ndër të tjera, kontrolle të përhershme kufitare me të gjitha vendet fqinje dhe ndalim të hyrjes për të gjithë personat pa dokumente të vlefshme hyrjeje, edhe nëse shprehin dëshirën për mbrojtje. Ata që janë të detyruar të largohen nga vendi duhet të arrestohen dhe dëbimet duhet të bëhen në baza ditore, vazhdoi ai.

Në mocionin e dytë, CDU bëri thirrje për një "ndryshim në politikën e sigurisë kombëtare". Megjithatë, asnjë mocion nuk e detyron qeverinë federale të veprojë në përputhje me to.

E premtja në Bundestag: sërish çështja e azilit

Për një ashpërsim të ligjit CDU dhe CSU duan që Bundestagu të votojë të premten. Ky plan përfshin, ndër të tjera, kufizimin e imigrimit dhe përfundimin e bashkimit familjar për përfituesit e mbrojtjes subsidiare. Bëhet fjalë për persona që jetojnë në Gjermani, të cilëve nuk u është dhënë azil, por u lejohet të qëndrojnë në Gjermani për momentin për arsye të tjera.

AfD, FDP dhe këtë herë BSW kanë bërë të ditur se do të votojnë me "po”. Por ky ligj do të duhet të miratohet përfundimisht nga Bundesrati, përfaqësia e 16 landeve federale. Nëse do të ndodhë kjo është më se e pasigurt. Në çdo rast, Bundesrati nuk do ta diskutojë këtë çështje deri pas zgjedhjeve të reja më 23 shkurt./DW

friedrich merz bundestagu gjermani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë