BOTA

Parlamenti i Serbisë miratoi qeverinë e re/ Kush është kryeministri i ri Gjuro Macut që zuri vendin e Milosh Vuçeviç

E.D Përditësimi i fundit 17 Prill 2025, 15:06

Parlamenti i Serbisë miratoi qeverinë e re/ Kush është

SERBI- Gjuro Macut u bë emri më i kërkuar në Serbi më 6 prill, pasi presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç, e nominoi atë për kryeministër të vendit.

“Besoj se ai do ta sjellë një diskurs ndryshe në jetën tonë politike dhe do të ndihmojë në lehtësimin e tensioneve. Mendoj gjithashtu se ai do të bëjë shumë gjëra të mira dhe të rëndësishme për vendin tonë”, tha Vuçiç. 

Tensionet të cilave iu referua Vuçiç nxitën dorëheqjen e kryeministrit të deritanishëm, Millosh Vuçeviç, në janar, pas tre muajve protestash të udhëhequra nga studentët në gjithë Serbinë. Protestuesit kanë kërkuar llogaridhënie, duke e akuzuar Qeverinë për korrupsion dhe për mbikëqyrje të dobët të rindërtimit të stacionit të trenit, pasi 16 njerëz humbën jetën kur një strehë prej betoni u shemb në Novi Sad në nëntor.

Kush është Gjuro Macut?

Në fjalimin e tij të parë para parlamentit më 15 prill, Macut tha se protestat e udhëhequra nga të rinjtë janë shprehje natyrale e pakënaqësisë, por kritikoi taktikat, si bllokimi i rrugëve dhe shkollave.

"Kur ua mohoni të tjerëve të drejtën për arsim dhe lëvizje, bëheni uzurpator i lirive të të tjerëve", tha ai, duke premtuar mbështetje për përfshirjen e të rinjve, por vetëm brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues.

Ai u zotua se do t’i rihapë universitetet, duke thënë se Serbia është e lodhur nga bllokadat dhe përçarjet. Macut premtoi gjithashtu do ta ruajë qëndrimin e tanishëm të politikës së jashtme të Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme për serbët etnikë në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, të cilën Serbia ende nuk e pranon, ka pasur tensionet të vazhdueshme mes dy vendeve.

Këto tensione lidhen kryesisht me serbët etnikë në veriun e Kosovës, të cilët nuk e njohin autoritetin e Prishtinës dhe kanë tentuar t’i ruajnë struktura paralele të qeverisjes me mbështetjen e Beogradit. Bashkimi Evropian e udhëheq dialogun mes dy vendeve që nga viti 2011, me synimin për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre.

Anëtarë të tjerë të kabinetit

Në mesin e 30 anëtarëve të kabinetit, 10 janë fytyra të reja. Ministri i ri i Arsimit, Dejan Vuk Stevanoviç, është i vetmi profesor në Fakultetin e Edukimit që e ka kundërshtuar publikisht bllokadën e udhëhequr nga studentët që nga fillimi. Ai është mysafir i shpeshtë në mediat proqeveritare dhe ka kritikuar si profesorët, ashtu edhe studentët që kërkojnë llogaridhënie për tragjedinë në Novi Sad.

Ministri i ri i Informacionit, Boris Bratina, është i njohur gjerësisht për retorikën e tij antievropiane dhe për avokimin e ndalimit të Paradës së Krenarisë. Ai është xhiruar duke bërtitur Serbia dhe Rusia nuk na duhet Bashkimi Evropian! në një tubim në Beograd në vitin 2009, ku gjithashtu dogji flamurin e BE-së. Zyrtarisht, Serbia thotë se synim i saj strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, i cili është investitori më i madh në vend.

"Nuk kam pikëpamje plotësisht pozitive për BE-në, dhe ndoshta këtu dalloj nga të tjerët. Nuk do të nxisja entuziazëm të tepruar për BE-në, pasi ajo ka mjaft probleme", tha Bratina për Shërbimin ballkanik të Radios Evropa e Lirë (REL), më 14 prill.

Hapja e kapitujve të rinj në negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE është bllokuar që nga dhjetori i vitit 2021. Bratina e ka quajtur Paradën e Krenarisë "kortezh të sëmurësh" dhe ka thënë se ngjarje të tilla nuk i përkasin kulturës që ai e përshkruan si "thellësisht heteroseksuale" në Serbi. Organizatorët e Paradës së Beogradit kishin kërkuar tërheqjen e kandidaturës së tij. Ashtu si shefi i tij, Bratina është anëtar i Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin.

Çfarë mund të pritet nga Qeveria e re e Serbisë?

Anëtarët e opozitës dhe analistët nuk presin ndryshime të mëdha në politikën e brendshme, apo në pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, pasi vendi vazhdon të mos pranojë t’i bashkohet Perëndimit në sanksionimin e Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe ruan lidhjet historike e kulturore me Moskën. Serbia ka gjasa të mbetet partneri i preferuar i Kinës në Ballkan dhe të vazhdojë "miqësinë e hekurt," siç i përshkruan Vuçiç, marrëdhëniet me Pekinin.

"Fakti që kryeministri i ri është anëtar i lëvizjes së sapoformuar të Vuçiqit tregon qartë se ai nuk është një kandidat politikisht i pavarur", thotë Zoran Stojiljkoviç, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

"Ai do të jetë një lloj drejtuesi ‘kukull', pasi i mungon përvoja e konsiderueshme politike dhe nuk garanton autonomi nga presidenti i Serbisë", shton ai.

Më 6 prill, kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, e quajti kryeministrin Macut të guximshëm, të qetë dhe të qëndrueshëm gjithçka që Qeverisë serbe i duhet tani. Kryeministri në largim, Millosh Vuçeviç, shtoi se Macut është njeri që mund të hapë dialog shoqëror.

Por, disa liderë të opozitës e kanë cilësuar emërimin e tij si simbolik.

Dragan Gjilas nga Partia e Lirisë dhe Drejtësisë tha se Vuçiç po fiton kohë duke emëruar dikë që nuk do të zgjedhë ministra, nuk do të formësojë politikë dhe nuk do të marrë vendime. Partia serbe Qendra shtoi se nuk ka rëndësi kush e udhëheq Qeverinë kur është e qartë që Vuçiç është në krye./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë