VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...

PAKISTAN- Sipas shërbimit sekret të Pakistanit India është në prag të një sulmi ushtarak kundër vendit të saj fqinj. Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khavaja Muhammad Asif, përmendi madje edhe fjalën armë bërthamore.
Qeveria e Pakistanit deklaroi se ka "informacione të besueshme" sipas së cilave "Indiasynon të nisë një sulm ushtarakbrenda 24 deri në 36 orëve të ardhshme". Ministri pakistanez i Informacionit, Ataullah Tahar, shkroi në platformën online X se India po e përdor sulmin vdekjeprurës ndaj pushuesve në Pahalgam në pjesën indiane të Kashmirit vetëm "si pretekst". Tahari e paralajmëroi vendin fqinj se Pakistani "do t'i përgjigjet çdo akti agresioni me një reagim vendimtar.” India do të jetë "tërësisht përgjegjëse” për çdo "pasojë të tmerrshme në rajon”.
Përdorimi i armëve bërthamore vetëm në rast "kërcënimi për ekzistencën"
Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khavaja Muhamad Asif, u tha gazetarëve të Reuters-it në kryeqytetin e vendit Islamabad, se forcat e armatosura ishin në gatishmëri të lartë. Por se, Pakistani do t'i përdorë armët e tij bërthamore vetëm "nëse do të ketë një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekzistencën tonë”.
Të mërkurën në mëngjes (30.04), ushtria indiane raportoi për shkëmbime zjarri midis ushtarëve të të dy vendeve në vijën e kontrollit midis pjesës indiane dhe asaj pakistaneze të Kashmirit. Një zëdhënës ushtarak tha se kjo ishte nata e gjashtë radhazi që kishte pasur të shtëna me armë të vogla por nuk dha detaje të mëtejshme.
Ushtria pakistaneze nuk bëri asnjë koment. Radio-Televizioni shtetëror i Pakistanit njoftoi se të martën (29.04) ishte rrëzuar një dron indian.
Modi i jep ushtrisë "liri operacionale"
Sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve AFP kryeministri indian Narendra Modi i kishte dhënë më parë ushtrisë së tij "liri operacionale" në rajonin e kontestuar të Kashmirit. Modi tha në një takim me shefat e ushtrisë se ushtria kishte "liri të plotë operacionale për të vendosur për mënyrën, objektivat dhe kohës së përgjigjes sonë ndaj sulmit terrorist ndaj civilëve në Kashmir", shkruan AFP, duke cituar burime qeveritare në kryeqytetin Nju Delhi.
Modi theksoi vendosmërinë për t'i dhënë "një goditje shkatërruese terrorizmit". Qeveria indiane publikoi pamje nga takimi midis Modit, shefave të ushtrisë dhe Ministrit të Mbrojtjes, Rajnath Singh./DW
donald trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se kryeministri kanadez Mark Carney, fituesi i zgjedhjeve ...
zjarret ne izrael IZRAEL- Izraeli po përballet me një nga zjarret më shkatërruese në historinë e tij, pasi një vatë...
kurti, krasniqi KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, i ka thirrur në një takim liderët e dy prej part...
SERBIA- Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëruar të mërkurën se Serbia do ta ketë të...
PEJË- Një person dyshohet se ka kanosur gjyqtaren dhe të pranishmit gjatë një seance gjyqsore. Zëdhënësi i Prokuroris&...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se administrata e tij po shqyrton me kujdes mundësinë e paditjes së gazetë...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar ditën e sotme se herët a vonë marrëdhëniet midis Rusisë dhe E...
SKOCI- Golfistët që luanin sot në fushën Trump Turnberry në Skoci, me shumë mundësi nuk ishin në dijeni të protes...
trump SHBA- Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në negociata me zyrtarët kinezë, me që...
KOPENHAGEN- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Kopenhagen. Autoritetet raportuan se pesë persona u plagos...