BOTA

Pas marrjes së detyrës Trump pritet të takojë Putin, DW: A ka shanse që Beogradi të jetë organizatori i takimit mes liderëve?

r.ll Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 11:32
Pas marrjes së detyrës Trump pritet të takojë Putin, DW: A
trump, putin


BEOGRAD- Njerëzit në Serbi e adhurojnë presidentin rus Vladimir Putin, por edhe presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump- kështu që çfarë mund të jetë më logjike sesa që Serbia të jetë vendi i një takimi historik mes këtyre të dyve? Kështu ka deklaruar përafërsisht presidenti serb Aleksandar Vuçiç në televizionin Pink.

"Ne jemi plotësisht të përgatitur për të garantuar sigurinë e të dy presidentëve”, tha Vuçiç, duke pohuar se, ndryshe nga nikoqirët e tjerë të mundshëm të takimit, Serbia nuk është as formalisht dhe as në thelb anëtare e blloqeve ushtarake të udhëhequra nga SHBA apo Rusia.

Kështu, "Serbia e vogël”, siç i pëlqen të thotë shpesh Vuçiç, mund të hyjë në lojën e madhe. Nëse Beogradi zyrtar do të arrinte realisht të takonte dy fuqitë botërore në Serbi, padyshim që do të ishte një lëvizje që do të përfitonte edhe Vuçiç.

Shumëkush ofron shërbime

Serbia u ofrua disi me hezituese edhe për takimin e parë, përsëri "historik" midis Trumpit dhe Putinit,pas zgjedhjes së Trumpit në mandatin e parë. Ky takim ishte paralajmëruar për më shumë se një vit dhe më në fund u zhvillua në vitin 2018 në Helsinki. Sot, Finlanda nuk vjen në konsideratë, sepse ajo është bërë anëtare e NATO-s, gati dy vjet më parë, në kulmin e agresionit rus kundër Ukrainës.

Donald Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar. Ai kohët e fundit u tha gazetarëve në rezidencën e tij në Florida me gëzim se Putini donte të takohej me të, duke shtuar: "Ne tani po organizohemi".

Dukej pothuajse si një marrëveshje e përfunduar, por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov frenoi çështjen duke thënë se kontaktet ishin të nevojshme dhe se ishte mirë që kishte vullnet politik për takim – por që nuk kishte ende përgatitje konkrete.

Përveç Serbisë, edhe Zvicra deri më tani është ofruar si organizator, ndonëse jo aq me zë të lartë. Sipas gazetës lokale Temps, Zvicra i ka sinjalizuar Uashingtonit, Moskës dhe Kievit se është gati t'i presë, por se vendi nuk do të marrë zyrtarisht një nismë diplomatike.

"Përmendet edhe Kina, e do të ketë edhe oferta nga vende të tjera”, thotë gazetari Momir Turudiç për DW. Vendi duhet të jetë simbolik dhe komod për të dy, pa tensione”. "Pra, nuk ka gjasa të jetë në Kinë, megjithëse Trumpit nuk i dihet kurrë."

Serbia, thotë Turudiq, është pothuajse i vetmi vend evropian, përveç Bjellorusisë dhe Zvicrës së lartpërmendur – ku Putini do të ishte ende i mirëpritur. Dhe në të cilën ai nuk do të kishte frikë nga arrestimi me urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare.

"Edhe në fillim të luftës në Ukrainë, ne arsyetuam se Serbia ishte pothuajse i vetmi territor neutral, si Casablanca, ku mund të takoheshin të gjithë. "Jo sepse Serbia nuk është as atje e as këtu, por pikërisht sepse është edhe atje edhe këtu”, shton Turudiq.

Megjithatë, agresioni rus ka tre vjet që filloi dhe shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Vuçiç këmbënguli që të mos vendosen sanksione ndaj Rusisë, por Serbia – që është një sekret i hapur – e ka armatosur Ukrainën me pajisje me vlerë rreth një miliard euro.

Vuçiq vazhdimisht ka theksuar se ka kohë që nuk e ka parë apo dëgjuar Putinin, por rregullisht e ka dërguar në "misione” në Moskë skifterin e tij Aleksandar Vulin, zëvendëskryeministër. Fërkimet e fundit po vazhdojnë për shkak të sanksioneve të SHBA kundër Gazprom, pronarit të shumicës së Industrisë Serbe të Naftës (NIS). Siç njoftoi Vuçiq, Serbia ka afat deri në fund të shkurtit për të dalë plotësisht nga pronësia ruse e NIS. Por Vuçiç shpreson se me kthimin e Trumpit, këto sanksione mund të hiqen.

Duke folur për ofertën serbe për pritje, Vuçiq theksoi se Trump nuk ka pasur asnjë mbështetje të tillë askund në botë si në Serbi. Sipas sondazheve, kjo është e vërtetë - në fakt, mbështetja në Serbi ishte më e lartë se ajo që Trump pati në SHBA. Sipas një sondazhi të Gallup nga tetori i vitit të kaluar, deri në 59 për qind e serbëve "mbështetën" Trumpin, ndërsa vetëm 29 për qind mbështetën kandidaten demokrate, Kamala Harris.

Kjo është e vetmja mbështetje mbi 50% për Trump në të gjithë Evropën. Në Zvicër, si mikpritës i mundshëm i takimit, Trump u mbështet nga vetëm një e katërta e qytetarëve, ndërsa Harris u mbështet nga 61 për qind.

Serbia tashmë ka bërë lëvizje duke investuar në marrëdhëniet me Trump. Para së gjithash me marrëdhëniet e mira me të besuarin e tij të ngushtë, Richard Grenell, por edhe me dhënien e hapsirës ku gjendet Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, i bombarduar gjatë luftës në qendër të Beogradit, për dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner, për të ndërtuar hotele dhe apartamente.

"Qeveria serbe sigurisht nuk beson se administrata Trump do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës. Por beson se për çështje të tilla si pozita ekonomike e serbëve në veri të Kosovës dhe mbrojtja e monumenteve dhe objekteve fetare në Kosovë, ata mund të marrin arrijnë më shumë nën administratën Trump”, tha së fundi për DW, Vuk Vuksanoviq, një studiues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë.

Kur flitet për një takim të mundshëm mes presidentëve rus dhe amerikan në Beograd, ia vlen të kujtohet edhe vizita e dështuar e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në vitin 2022. Ai deshi të vizitonte Boegradin, por anëtarët e NATO-s, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi refuzuan të lejonin fluturimin e avionit të Lavrovit, kështu që Lavrov u detyrua të kthehet në Moskë. Megjithatë, nëse Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini do të planifikonin një takim në nivelin më të lartë, nuk ka gjasa që ndonjë anëtar i NATO-s të pengojë fluturimin.

Në fund, çështja është ende në sferën e teorisë dhe fantazisë së autoriteteve në Beograd: "Është e vështirë të thuash se cilat janë shanset për një takim në Serbi”, thotë gazetari Turidiq. "Nuk tingëllon e palogjikshme, e megjithatë duket e pabesueshme”./DW

donald trump vladimir putin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë