Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
AUSTRI- Qeveria në detyrë e Austrisë njoftoi të hënën se ka urdhëruar ndaljen e shqyrtimit të kërkesave të sirianëve për azil, pasi rebelët e morën Damaskun dhe presidenti Bashar al-Assad iku në Rusi, 13 vjet pas luftës civile. Lufta civile i detyroi miliona sirianë të ikin nga vendi. Ata ishin pjesë e madhe e një milion njerëzve të cilët shkuan në Gjermani dhe Austri gjatë krizës evropiane me imigrantë në vitet 2015 dhe 2016. Kritikat kundër atij infiksi vazhdojnë ta rrisin mbështetjen për partinë e ekstremit të djathtë dhe konservatorët.
“Kancelari Karl Nehammer e udhëzoi sot ministrin e Brendshëm, Gerhard Karner, t’i pezullojë të gjitha kërkesat e tanishme për azil dhe t’i rishikojë të gjitha rastet e dhënies së azilit”, tha Ministria e Brendshëm e Austirsë në një komunikatë.
Karner shtoi: “E kam udhëzuar Ministrinë ta përgatisë një program për riatdhesim dhe dëbim në Siri”, pa shpjeguar se si do të bëhej kjo. Nehammer tha në X të dielën se gjendja e sigurisë në Siri duhet të rivlerësohet për ta mundësuar rifillim e dëbimeve.
Ministria tha se do t’i pezullojë edhe ribashkimet familjare, në bazë të të cilave familjet e refugjatëve mund t’u bashkohen atyre. Sirianët janë grupi më i madh i azilkërkuesve në Austri, me 12.871 kërkesa këtë vit deri në nëntor. Nehammer dhe Karner vijnë nga partia konservatore, Partia e Popullit (OVP), e cila ka qëndrime të ashpra ndaj imigracionit, ngjashëm sikurse partia e ekstremit të djathtë, Paria e Lirisë (FPO).
Nehammer është në bisedime për koalicionin qeverisës me dy parti të tjera, të cilat synojnë ta formojnë qeverinë e re pa FPO-në, pavarësisht se FPO-ja doli e para në zgjedhjet parlamentare të shtatorit. Ministria e Brendshme tha se ende nuk është vendosur për 12.886 kërkesat për azil, prej të cilave 1.146 kanë të bëjnë me ribashkim familjar./ REL
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy theksoi sot, gjatë takimit të tij me liderin e opozitës gjermane, Friedric...
tajvan HONG KONG- Formacione të shumta të anijeve detare dhe të rojes bregdetare kineze po lëvizin në ujërat rreth ngushtic&e...
damask SIRI- Kryeministri i Sirisë, Mohammed Ghazi Jalali, i cili mbeti në postin e tij pasi Assad dhe shumica e zyrtarëve të tij t&eum...
fabrika ITALIA- Një shpërthim i fuqishëm ka nodhdur në një fabrikë Eni në zonën e Firences. Mediat italiane ...
GREQIA- Europol i ka dorëzuar autoriteteve greke 4500 dosje i ka dorëzuar lidhur me komunikimet në platformat e kriptuara “Sky ...
Assad-Putin RUSI- Gjatë orëve të fundit, është raportuar se presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe familja e tij kan...
flamuri rebel SIRI- Flamuri i grupeve rebele siriane është vendosur në ambasadën në Moskë nga anëtarë të diasp...
SIRIA- Në një raport të vitit 2022, ADMSP tha se Saydnaya, qytet në Siri, në mënyrë efektive u kthye në një ...
siri SIRI- Në kohën kur Bashar al-Assad po paketonte valixhet dhe po përgatitej të ikte nga Damasku, televizioni shtetëror si...
Assad-Asma SIRI- E ardhmja e ish-diktatorit të Sirisë ende nuk dihet, pasi pas arratisjes së tij nga vendi, ai dhe familja e tij tani kan&eu...