BOTA

Pas takimit me Marco Rubio dhe kërcënimeve të Trump, presidenti i Panamasë njofton ndërprerjen e një marrëveshje tregtare dhe zhvillimi me Kinën

r.ll Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2025, 19:19
Pas takimit me Marco Rubio dhe kërcënimeve të Trump, presidenti i
kanali

PANAMA- Presidenti i Panamasë, José Raul Mulino, ka njoftuar se nuk do ta rinovojë një marrëveshje tregtare dhe zhvillimi me Kinën. Vendimi vjen pas kërcënimeve dhe akuzave të presidentit Donald Trump se kinezët po kontrollin e Kanalit të Panamasë.

Mulino njoftoi se nuk do të rinovojë pjesëmarrjen e Panamasë në Iniciativën e Brezit dhe Rrugës së Kinës pasi të skadojë marrëveshja aktuale, pas një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA Marco Rubio të dielën.

Pse është me rëndësi ky vendim? 

Trump ka sugjeruar vazhdimisht se SHBA duhet të kërkojë kthimin e Kanalit të Panamasë nëse Panamaja nuk ul tarifat që u ngarkon anijeve amerikane. Ai gjithashtu ka akuzuar Kinën për kontrollin e rrugës kryesore të tregtisë globale.

Njoftimi i Mulino-s se Panamaja nuk do të rinovojë një memorandum mirëkuptimi të vitit 2017 për të marrë pjesë në Iniciativën e Kinës "Një brez dhe një rrugë", pritet të qetësojë Trumpin mes kërcënimeve të tij për hakmarrje, nëse nuk redukton ndikimin e Kinës.

Çfarë është marrëveshja "Një brez dhe një rrugë"?

Iniciativa e Kinës "Belt and Road" është një strategji globale e zhvillimit të infrastrukturës që synon të rrisë tregtinë, investimet dhe bashkëpunimin ekonomik duke ndërtuar infrastrukturë në të gjithë Azinë dhe pjesë të tjera të botës. Nisma është kritikuar për ngarkimin e vendeve pjesëmarrëse me borxhe, pasi shumë luftojnë për të shlyer kreditë kineze për projekte në shkallë të gjerë. Më shumë se 150 vende dhe 30 organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar marrëveshje për të marrë pjesë. Panamaja tani ka njoftuar se do të tërhiqet nga marrëveshja e saj fillestare për të qenë pjesë e Iniciativës Brez dhe Rrugë dhe synon të punojë më ngushtë me SHBA-në.

Duke folur me gazetarët të dielën, Mulino tha se takimi i tij me Rubion hap rrugën për ndërtimin e marrëdhënieve të reja dhe rritjen e investimeve të mundshme të SHBA në Panama, shkruajnë mediat e huaja.

Në një seri postimesh në X, më parë në Twitter, Rubio tha se SHBA duhet të qëndrojë vigjilente në mbrojtjen e Kanalit të Panamasë nga Partia Komuniste Kineze dhe se SHBA nuk mund dhe nuk do të lejojq kontrollin në rritje të Kinës mbi kanalin. Kanali i Panamasë u transferua nga kontrolli i SHBA në Panama në 1999 sipas një traktati të nënshkruar në 1977 nga Presidenti Jimmy Carter .

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce tha se Panamaja rrezikon të shkelë Traktatin në lidhje me Neutralitetin e Përhershëm dhe Operacionin e Kanalit të Panamasë duke lejuar ndikimin kinez. Trump bëri një pretendim të ngjashëm të dielën, duke paralajmëruar se diçka shumë e fuqishme mund të ndodhë nëse Panamaja shkel traktatin.

Mulino tha se Rubio nuk bëri asnjë kërcënim real për rimarrjen e kanalit ose përdorimin e forcës gjatë takimit të tyre. Ai shtoi se nuk ndjehej sikur ekziston një kërcënim real kundër traktatit dhe vlefshmërisë së tij. Kina ka mohuar të gjitha akuzat se ka ndonjë rol në funksionimin e Kanalit të Panamasë. Mulino dha gjithashtu një përditësim pasi Panama tha kohët e fundit se do të auditonte një kompani nga Hong Kongu që operon dy terminale pranë Kanalit të Panamasë. Lëvizja u pa si një mënyrë për të minimizuar frikën e Trump për ndikimin kinez në Kanalin e Panamasë.

Hutchison Ports, një degë e konglomeratit me bazë në Hong Kong, CK Hutchison Holdings, rinovoi një kontratë me Panamanë duke e lejuar atë të operojë këto porte deri në vitin 2046. Kontrata mund të revokohet në varësi të gjetjeve të auditimit ose të nisë një proces i ri tenderimi.

Çfarë ndodh pas vendimit të Panamasë?

Panamaja mund të tërhiqet nga Iniciativa Kineze Belt and Road përpara se të skadojë marrëveshja aktuale. Është e paqartë nëse Trump do të ishte i kënaqur nëse Hutchison Ports do të zëvendësohej me një kompani amerikane ose evropiane.

marco rubio donald trump jose raul mulino

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë