Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
GAZA- Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW), tha se urdhrat e vazhdueshëm të Izraelit për evakuimin e banorëve në Gazë përbëjnë “krim lufte të transferimit me forcë” dhe “pastrim etnik” në pjesët e territorit palestinez.
“HRW-ja ka të dhëna të shumta se zyrtarët izraelitë po kryejnë krimin e luftës të transferimit me forcë”, u tha në raportin e organizatës të publikuar më 14 nëntor.
“Veprimet e Izraelit gjithashtu duket se përputhen me përkufizimin e pastrimit etnik” në zonat ku palestinezët nuk do të mund të kthehen, shtoi HRW-ja.
Hulumtuesja e HRW-së Nadia Harman, tha se gjetjet e raportit 172-faqesh bazohen në intervista me banorët e zhvendosur të Gazës, në imazhet satelitore dhe raportimet publike deri në gusht të vitit 2024.
Edhe pse Izraeli ka thënë se zhvendosja justifikohet me sigurinë e civilëve apo për shkak të nevojave ushtarake, Hardman tha se “Izraeli thjesht nuk mund të varet nga prania e grupeve të armatosura për të justifikuar zhvendosjen e civilëve”.
“Izraeli duhet të dëshmojë në çdo rast se zhvendosja e civilëve ishte opsioni i vetëm”, për të respektuar plotësisht ligjin ndërkombëtar humanitar.
Sipas Kombeve të Bashkuara, 1.9 milion palestinezë ishin të zhvendosur në Gazë deri në tetor të vitit 2024. Para se të niste lufta në tetor të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i popullsisë në Gazë ishte 2.3 milionë banorë.
Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në enklavën palestineze janë vrarë më shumë se 43.000 palestinezë.
“Ta bësh në mënyrë sistematike pjesën më të madhe të Gazës të pabanueshme ... në disa raste përgjithmonë... përbën pastrim etnik”, tha Ahmed Benchemsi, zëdhënës i divizionit për Lindjen e Mesme i HRW-së.
Në raportin e HRW-së përmenden në veçanti korridoret Filadelfi dhe Netzarim, që kalojnë përgjatë kufirit egjiptian dhe e ndajnë Gazën përgjatë boshtit të saj lindje-perëndim, korridore që, sipas HRW-së, janë “rrafshuar, zgjeruar dhe pastruar” nga ushtria izraelite për të krijuar zona të sigurta dhe korridore të sigurisë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vazhdimisht ka insistuar se forcat e shtetit të tij duhet të marrin kontrollin afatgjatë të korridorit Filadelfi.
Hardman tha se forcat izraelite e kanë shndërruar korridorin Netzarim, që gjendet mes Qytetit të Gazës dhe Uadi Gazës, në një zonë të sigurt prej 4 kilometrash të gjerë dhe aty shumica e ndërtesave janë shkatërruar.
Në raport nuk përmenden zhvillimet në luftë që nga gushti i vitit 2024, veçmas ofensivën izraelite që ka nisur në veri të Gazës në fillim të tetorit.
Ky operacion ka detyruar që të paktën 100.000 persona të largohen nga veriu drejt Qytetit të Gazës, ka thënë për AFP-në zëdhënësja e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, Louise Wateridge.
Në raportin e HRW-së u tha se “veprimet e autoriteteve izraelite në Gazë janë veprime të një grupi etnik apo fetar për të larguar palestinezët, një tjetër grup etnik apo fetar, nga zonat brenda Gazës përmes mjeteve të dhunshme”.
Foto nga vendngjarja BRAZIL- Një burrë që dështoi në një përpjekje për të hyrë në Gjykatën e La...
Përmbytjet në Spanjë SPANJA- Stuhi të forta dhe shira të rrëmbyeshëm kanë goditur sërish Spanjën bregdeta...
Le Pen FRANCË- Kryetarja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen po përballet me rrezikun që të mos kandidojë n&eu...
Autori i dyshuar KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e dyfishtë të regjistruar në Klinë. M&eu...
olaf scolz GJERMANI- Pas dështimit të koalicionit tripartiak në Gjermani, kancelari Olaf Scholz (SPD) dha një deklaratë...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka reaguar për herë të parë pas takimit që zgjati dy orë me pres...
pamje nga takimi SHBA- Presidenti Joe Biden ka reaguar pas takimit të zhvilloi sot në Shtëpinë e Bardhë me pasardhësin ...
tulsi gabbard SHBA- Një ish- kongresmene demokrate është zgjedhur nga Donald Trump si drejtoreshë e inteligjencës kombëtare. ...
matt gaetz SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar Matt Gaetz si të zgjedhurin e tij për prokuror të përgjithsh&eu...
marco rubio SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi më 13 nëntor senatorin Marco Rubio si kryediplomat t&...