BOTA

Paul Whelan i bën thirrje SHBA-së t’i rrisë përpjekjet për ta nxjerrë prej burgut rus

n.f Përditësimi i fundit 22 Qershor 2024, 14:16
Paul Whelan i bën thirrje SHBA-së t’i rrisë përpjekjet
Paul Whelan

RUSI- Ish-marinsi amerikan, Paul Whelan, i cili është duke dënuar me 16 vjet burgim në Rusi, nën akuzat që ai dhe Qeveria amerikane i konsiderojnë të motivuara politikisht, i ka kërkuar administratës së presidentit amerikan, Joe Biden që të rrisë presionin ndaj Rusisë për ta liruar atë dhe gazetarin e të përditshmes amerikane, Wall Street Journal, Evan Gershkovich.

Whelan, 54-vjeçar, është arrestuar në Moskë në dhjetorin e vitit 2018, nën akuzat për spiunazh, ndërsa në maj të vitit 2020 është dënuar me 16 vjet burgim. Shtetet e Bashkuara e patën quajtur këtë proces gjyqësor si “tallje me drejtësinë”. Teksa ka shënuar 2.000 ditë në burgun rus, Whelan ka thënë për transmetuesin amerikan CNN, përmes telefonit se, Qeveria amerikane duhet të marrë më shumë hapa për të garantuar lirimin e tij dhe të Gershkovichit.

“SHBA-ja duhet të bëjë diçka, të mbushë qendrën e burgimit Guantanamo me zyrtarë rusë, t’i arrestojë spiunët rusë – të bëjë diçka që e nxit Kremlinin të ndalet dhe të thotë që tani është koha që ta kthejmë Evanin dhe Paulin, t’i kthejmë njerëzit tanë dhe aq”, ka thënë Whelan për CNN-in.

Gershkovich është bërë gazetari i parë amerikan që është arrestuar nën akuzat për spiunim në Rusi, prej Luftës së Ftohtë. Ai është ndaluar në mars të vitit 2023 dhe është akuzuar për tentim të sigurimit të sekreteve ushtarake.

Ai dhe gazeta ku ka punuar Gershkovich, hedhin poshtë të gjitha akuzat dhe i konsiderojnë të motivuara politikisht. Gershkovich, i cili njëjtë si Whelan është shpallur prej Qeverisë amerikane si “i ndaluar gabimisht” do të përballet me proces gjyqësor që nis më 26 qershor.

Aktualisht, ai është vetëm njëri prej gazetarëve amerikanë që po mbahen prej autoriteteve ruse. Tjetra është Alsu Kurmasheva, gazetare e Radios Evropa e Lirë, e ka shtetësi ruso-amerikane. Kurmasheva, 47-vjeçare, është arrestuar në Kazan, në tetor, dhe është akuzuar që ka dështuar të regjistrohet si “agjente e huaj”, siç e parasheh një ligj që besohet se shfrytëzohet prej autoriteteve ruse për të heshtur gazetarët, shoqërinë civilë dhe të tjerët.

Ajo më pas është akuzuar edhe për përhapje të informacionit të rremë për ushtrinë ruse dhe rrezikon të përballet me 10 vjet burgim, nëse dënohet. Radio Evropa e Lirë dhe Qeveria amerikane kanë thënë se akuzat janë hakmarrje për punën e saj për Radion Evropa e Lirë në Pragë. Për dallim prej Whelanit dhe Gershkovichit, Kurmasheva nuk është shpallur ende “e ndaluar gabimisht”. Një përcaktim i tillë mundëson rritjen e vëmendjes për rastin e saj dhe i mundëson administratës Biden që të bëjë më shumë përpjekje për të garantuar lirimin e saj. / REL

paul whelan shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë