BOTA

Pavarësisht kontrollit të Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë, Republikanët në SHBA përballen me sfida

M.B. Përditësimi i fundit 3 Janar 2025, 14:49

Pavarësisht kontrollit të Kongresit dhe Shtëpisë së

SHBA- Nis sot legjislatura e 119 e Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Pas kundërshtimeve mbi buxhetin e qeverisë muajin e kaluar, kontrolli nga Partia Republikane si i Kongresit edhe i Shtëpisë së Bardhë, përballet me sfida. Në këtë legjislaturë të re, në Senat republikanët do të kenë shumicën, që deri më tani ishte mbajtur nga demokratët. Senatori Mitch McConnell u tërhoq nga drejtimi i republikanëve në Senat, një post që e mbajti për 18 vjet. Në këtë rol është zgjedhur senatori republikan John Thune. Republikanët do të kenë shumicën 53 - 47, shumë më pak se 60 votat që nevojiten për miratimin e pjesës së më të madhe të akteve ligjore.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët kanë një shumicë të ngushtë 219 – 215, vëmendja do të përqendrohet tek votimi për kryetarin e kësaj dhome. Posti i kryetarit aktual Mike Johnson është në pikëpyetje pas marrëveshjes që ai arriti muajin e kaluar me demokratët për miratimin e buxhetit të përkohshëm të qeverisë dhe shmangien e mbylljes së saj.

Do të mjaftonin vetëm 2 vota kundër Johnsonit nga republikanët, për ta vënë në pikëpyetje rolin e tij si udhëheqës i Dhomës së Përfaqësuesve. Demokratët pritet të propozojnë udhëheqësin e pakicës Hakeem Jeffries për këtë post, por ai nuk pritet të marrë votat e nevojshme.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump shprehu të hënën mbështetjen e tij për kreun aktual të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, duke e cilësuar atë si “një njeri të mirë, që punon fort dhe një njeri besimtar”.

Por ligjvënësit republikanë Chip Roy dhe Thomas Massie kanë shprehur hapur dyshimet e tyre mbi drejtimin e zotit Johnon dhe aleati dhe këshilltari i zotit Trump Steve Bannon u ka bërë thirrje republikanëve që ta largojnë atë nga posti.

“Zoti Johnson është kritikuar fort nga kolegët e tij republikanë. Dhe ai ka një diferencë jashtëzakonisht të ngushtë për të siguruar shumicën, një grusht njerëzish”, tha përmes platformës Zoom për Zërin e Amerikës Kevin Kosar nga Insituti Amerikan për Sipërmarrje.

Dy vjet më parë, kur nisi punimet Kongres i atëhershëm, republikani Kevin McCarthy u përball me sfida të ngjashme në ambicien e tij për drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve. Ai u zgjodh pas 15 raundesh votimi. Kongresi pritet të mblidhet në 6 janar për të certifikuar fitoren e zgjedhjeve presidenciale të zotit Donald Trump, një proces që nuk mund të realizohet, pa kreun e Dhomës së Përfaqësuesve.

Kushdo që do të jetë udhëheqës, të paktën përkohësisht, do të ketë një shumicë edhe më të ngushtë pasi Presidenti i zgjedhur Trump të marrë detyrën në 20 janar, pasi ai ka përzgjedhur dy republikanë të Dhomës së Përfaqësueve për të mbajtur role në administratën e tij. Tradicionalisht, 100 ditët e para të Presidencës dhe Kongresit të ri paraqesin një periudhë për një agjendë legjislative ambicioze.

“Presidenti i ri do të përqëndrohet tek tarifat, tek kufiri, urdhërat ekzekutivë të lidhur me emigracionin dhe emigrantët, veçanërisht ata nga Meksika dhe vendet myslimane. Dhe më pas ai do të përpiqet për çdo kompromis të mundshëm për të siguruar miratimin e ligjeve për çështje që lidhen me ekonominë, ushqimet, siç preferon ai t’i cilësojë”, shprehet për Zërin e Amerikës përmes platformës Zoom Casey Burgat, profesore pranë universitetit “George Washington”./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë