Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i cili është kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, gjatë një interviste të dielën tha se gjyqi ndaj ish-presidentit Donald Trump i dërgon një “mesazh të tmerrshëm” botës për vendin.
“Më duhet t’ju them, si dikush që ka përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në skenën botërore, si dikush që ka qenë në komitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare për dhjetë vjet, ne jemi standardi i artë i drejtësisë në botë,” tha Pence në një intervistë në “Meet the Press” të NBC.
Ai tha se gjyqi ndaj një ish-presidenti amerikan nga administrata aktuale i dërgon botës një “mesazh të tmerrshëm” për SHBA-në, ai argumentoi se aktakuza kundër Trumpit “ka shërbyer vetëm për të ndarë edhe më shumë politikën tonë të përçarë”.
Ai tha se megjithëse akuzat kundër Trumpit ishin “serioze”, institucionet përkatëse nuk kishin mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me dokumentet e klasifikuara që u gjetën në shtëpinë dhe zyrën e presidentit Joe Biden dhe akuzat kundër djalit të tij Hunter.
Duke theksuar se Departamenti i Drejtësisë duhet t’i trajtojë të gjithë në mënyrë të barabartë, Pence refuzoi të përgjigjet nëse do ta falte Trumpin nëse zgjidhet president në vitin 2024.
Trump në fillim të këtij muaji u deklarua i pafajshëm për 37 akuza federale për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara të gjetura rezidencën e tij private në Florida. Ish-presidenti dhe shumë nga kolegët e tij republikanë e kanë dënuar aktakuzën federale si të motivuar politikisht.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
19 Qershor15:00
Skandali Katargate/ Eva Kaili padit Parlamentin Evropian për shkelje të imunitetit
Eurodeputetja Eva Kaili, e përfshirë në skandalin Katargate, ka paditur parlamentin e BE-së për shkelje të imunitetit të sa...
BOTA
19 Qershor10:38
Lufta në Ukrainë, vazhdojnë sulmet nga forcat ruse, Zelenskyy: Kemi zmbrapsur ushtarët në lindje
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy me fillimin e kundërofensivës është shprehur i sigurt se do të...
BOTA
19 Qershor09:52
Lajçak njofton për bisedime në SHBA lidhur me situatën në Kosovë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se do të udhëtojë për n&eum...
BOTA
19 Qershor08:00
Arrestohet një serb për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq
Policia e Kosovës tha se ka arrestuar një të dyshuar për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq më 16 qershor. Sipas policis&e...
BOTA
19 Qershor07:00
Rusia paralajmëron marrëveshje tregtare me Iranin
Një marrëveshje për krijimin e një zone të lirë tregtare midis Iranit, Rusisë dhe disa shteteve të tjera në rajon...
BOTA
18 Qershor21:52
Izraeli kundërshton çdo marrëveshje të përkohshme për programin bërthamor të Iranit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se kundërshton çdo marrëveshje të përkohshme, që po rapor...
BOTA
18 Qershor20:27
Droni zbulon një BMW të zezë në lumë, dyshohet se është makina e familjes Pacolli
Është gjetur në lumin Lepenc rreth 200 metra larg vendit ku ka ndodhur fatkeqësia, vetura e familjes Pacolli nga Kosova, informon KlanM. Z...
BOTA
18 Qershor20:00
Goditet rrjeti i prostitucionit në Greqi, gruaja e shqiptarit drejtonte bandën
Goditet rrjeti i prostitucionit në Greqi. Autoritetet greke bëjnë me dije se pjesë e organizatës së ç’montuar ka qe...
BOTA
18 Qershor19:29
Qytetarët e Elbasanit kundër vendosjes së bustit të Ataturkut
Në parkun “Rinia” të qytetit të Elbasanit është vendosur busti i themeluesit të shtetit turk Mustafa Kemal Ataturkut...