VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
UKRAINË- Sipas një vlerësimi të fundit të Pentagonit, trupat e Koresë së Veriut po luftojnë dhe po vdesin përkrah forcave ruse si pjesë e luftës së Moskës kundër Ukrainës.
"Ushtarët e Koresë së Veriut janë angazhuar në luftime në Kursk, së bashku me forcat ruse", u tha të hënën gazetarëve, zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder. “Ne kemi të dhëna se ndër radhët e tyre ka patur të vrarë dhe të plagosur”, tha zëdhënësi Ryder, duke shtuar se pjesëmarrja e trupave koreano-veriore në luftë tani për tani është “e kufizuar në Kursk”, një rajon në Rusi. Pentagoni nuk dha më shumë hollësi mbi viktimat ndër radhët e trupave të Koresë së Veriut.
Zëri i Amerikës kontaktoi ambasadën Ruse në Uashington, e cila deri në publikimin e këtij artikulli nuk i ishte përgjigjur një kërkese për koment. Një zëdhënës i Kremlinit ia përcolli pyetjet në lidhje me vlerësimin e Pentagonit, ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cila gjithashtu nuk ka bërë ende një deklaratë.
Zyrtarët amerikanë të ushtrisë dhe të zbulimit kanë thënë më parë se Pheniani ka dërguar rreth 12,000 ushtarë në Rusi për t'u stërvitur me forcat ruse në pritje për t’iu bashkuar luftës së Moskës kundër Ukrainës. Por Shtetet e Bashkuara thanë se vetëm javën e shkuar, trupat koreano-veriore u bënë jenë pjesë e operacioneve ruse të luftimit.
Konfirmimi amerikan se trupat e Koresë së Veriut po luftojnë krah atyre të Rusisë kundër Ukrainës erdhi disa orë pasi agjencia e spiunazhit të Ukrainës tha se të paktën 30 ushtarë koreano-veriorë ishin vrarë ose plagosur në luftimet në disa fshatra në rajonin e Kurskut.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi të shtunën Rusinë se po përdorte "një numër të konsiderueshëm ushtarësh koreano-veriorë në sulmet e saj", duke i cilësuar humbjet e Koresë së Veriut si "të dukshme".
Të hënën, ai pretendoi se Moska është përpjekur të fshehë humbjet ndër radhët e trupave Koresë së Veriut.
“Të dhënat paraprake sugjerojnë se rusët po përpiqen të fshehin humbjet e koreano-veriorëve”, tha zoti Zelenskyy, duke shtuar, “nuk ka asnjë arsye të vetme që koreano-veriorët të vdesin në këtë luftë”.
Pentagoni tha të hënën se Ukraina gëzon mbështetjen e tij të plotë në shënjestrimin e trupave të Koresë së Veriut.
"Siç kemi thënë gjatë gjithë kohës, forcat [e Koresë së Veriut] janë objektiva ushtarake legjitime për ukrainasit, duke pasur parasysh se janë të përfshirë në operacione luftarake aktive", tha zëdhënësi Ryder.
Më herët të hënën, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kryesorë lëshuan një deklaratë përmes së cilës dënonin përfshirjen në rritje të Phenianit në luftë, si një "zgjerim të rrezikshëm" të konfliktit.
Zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, gjithashtu, paralajmëruan Moskën dhe Phenianin për dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Ukrainë.
“Nëse ata do të kalonin kufirin dhe do të hynin në Ukrainë, ky do të ishte një tjetër përshkallëzim”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës.
Ndërkohë, Norvegjia njoftoi të hënën një ndihmë të re ushtarake në vlerën prej 242 milionë dollarësh për Ukrainën./VOA
Foto ilustruese GJERMANI- Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) migrantët luajnë një rol gjithnj...
Foto SHBA- Një studim ka zbuluar saktësisht sa kohë na heqin nga jeta ushqimet e shpejta dhe pijet freskuese. Studimi u zhvillua ...
Foto EVROPË- Njëra nga llogaritë me më ndikim në X që shtyn përpara dezinformata për imigracionin në Evrop&eum...
Trump SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pretendoi të hënën se ushtria e vendit "nuk dihet përse" ...
foto ilustruese UKRAINË- Sipas një vlerësimi të fundit të Pentagonit, trupat e Koresë së Veriut po luftojnë dhe po ...
SHBA- Dhjetë vende dhe Bashkimi Evropian e quajtën përfshirjen në rritje të Koresë së Veriut në luftën e Rusis&eu...
Kamala Harris SHBA- Ndihmësit e Partisë Demokratike kanë filluar të nxjerrin ide për një rikthim politik të Kamala ...
MBRETËRI E BASHKUAR- Komisioni Evropian po e çon qeverinë britanike në gjykatë për shkeljet e dyshuara të ...
SERBIA- Organizata Amnesty International tha të hënën se shërbimi i fshehtë dhe policia e Serbisë, kanë përgjuar gazet...
FRANCË- Kryeministri i ri i Francës, Francois Bayrou, nis punën këtë javë, për formimin e një kabineti të ri; p&e...