BOTA

“Për herë të parë lava dhëmbët, po dal nga ferri”, dëshmia e palestinezit pas 22 vitesh burg në Izrael

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Tetor 2025, 15:38

“Për herë të parë lava dhëmbët, po dal nga

Në një intervistë të dhënë për Corriere Della Sera, Bilal Ajarmeh, një nga 250 palestinezët e dënuar me burgim të përjetshëm dhe së fundmi i liruar në kuadër të shkëmbimit me pengjet izraelite në Gaza, rrëfen përjetimet e tij pas 22 vitesh burg.

I intervistuar përmes një videoje-thirrjeje nga shtëpia e Qadura Fares (mikut të Marwan Barghoutit, politikan dhe aktivist palestinez, aktualisht i burgosur) Bilal Ajarmeh flet për vuajtjet, torturat, humbjet familjare dhe shpresën për një të ardhme pa dhunë. Mes emocioneve të përziera dhe plagëve ende të freskëta, ai ndan reflektime e tij mbi luftën, pendesën dhe rolin që mund të kishte Barghouti në bashkimin e popullit palestinez.

Intervista e plotë
Shtëpia është ajo e Qadura Fares, politikan palestinez dhe ish-ministër për të burgosurit në qeverinë e Abu Mazen, por mbi të gjitha miku më i ngushtë i Marwan Barghoutit, i burgosuri që njerëzit e këtyre trojeve kanë shpresuar dhe ende shpresojnë ta shohin të lirë, sepse “është i vetmi që mund të bashkojë dhe të udhëheqë lindjen e një shteti palestinez”. Farez ndërmjetëson intervistën.

“Më falni, duhet të përgjigjem, është një video-thirrje nga Egjipti,” thotë Fares.

Në anën tjetër të ekranit shfaqet një burrë me kefije mbi supe: “Jam i lirë, është gjithçka e çuditshme, por jam i lirë.” Është Bilal Ajarmeh. Arrestuar në vitin 2003, ka marrë pjesë në 17 shkëmbime zjarri kundër izraelitëve dhe në vrasjen e dy palestinezëve të dyshuar për bashkëpunim. Anëtar i Fatahut, ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Ai është një nga 250 palestinezët e dënuar përjetësisht që panë të hapet dera e burgut në shkëmbim me pengjet izraelite në Gaza.

Vendodhja?

“Në një hotel në Kajro. Për momentin jemi këtu, por destinacioni ynë përfundimtar do të ndryshojë, mund të jetë Katari, ose Turqia.”

Tregon për orët e fundit:

“Të dielën e kaluar, në orën 7 të mëngjesit, arritëm në burgun Naqab (në shkretëtirën Negev, në Izrael). Të hënën, ditën e lirimit, na ndanë në dy grupe: 1 mijë e 700 shkuan në spitalin Nasser në Khan Younis, në Gaza, për kontrolle mjekësore, por ata si unë që kishin burgim të përjetshëm u dërguan drejt Egjiptit.”

Si është të jesh jashtë pas njëzet e dy vitesh?

“Është një ndjesi shumë e ndërlikuar, kam emocione të përziera. Kjo është hera e parë pas dy vitesh që shoh fytyrën time. Hera e parë që laj dhëmbët. Gjithçka jashtë është e çuditshme dhe nuk e di më kush jam. Po dal nga ferri, ku asnjë e drejtë njerëzore nuk është respektuar.”

Tregon një pjatë me fiq, mbi komodinën pranë shtratit në dhomën e hotelit. “Kam ëndërruar t’i ha për njëzet e dy vjet. Që nga fillimi i luftës në burg nuk na kanë sjellë më fruta. Në vitin 2023 peshoja 100 kilogramë, tani peshoj 69.”

E pyesim nëse është penduar për atë që ka bërë, për vrasjet, për dhunën e së kaluarës. Është një pyetje që krijon tension, ai tund kokën dhe flet në arabisht, por para se të përkthehet, përgjigjet Fares: “Kohët kanë ndryshuar. Këta burra nuk janë më ata djem që, në një periudhë historike të vështirë për këtë tokë, Intifada e dytë, u bashkuan me luftën e armatosur që këtu, për disa, dukej si mënyra e vetme për të mbrojtur vendin nga pushtimi izraelit. Po të ishte Barghouti i lirë, do t’u thoshte atyre që ende besojnë në luftën e armatosur të lënë armët.” Edhe Ajarmeh shpreson për lirimin e atij që quhet “Mandela i Palestinës”.

Cili ka qenë momenti më i keq i këtyre dy viteve të luftës?

“Në burg, torturat fizike dhe psikologjike janë shtuar. Kam humbur prindërit e mi, dhe policia izraelite hynte në qeli dhe ofendonte nënën time. E dija që nuk duhej të përgjigjesha për të mos pësuar tortura të tjera. Por ndonjëherë nuk e përmbaja dot veten dhe ata më rrihnin edhe më fort.”

Ngre bluzën për të treguar shenjat e shkopinjve dhe kamxhikëve, ende të dukshme në trupin e tij.

Kur ndodhi hera e fundit?

“Në autobus, në Egjipt, tre ditë më parë. Kishim kaluar kufirin, dhe para se të na dorëzonin te autoritetet egjiptiane, ushtarët izraelitë hynë për herë të fundit dhe na rrahën e na poshtëruan. Para se të lija burgun, më thanë: do të të marrim përsëri dhe do të të vrasim.”

A do ta shihni familjen?

“Po vijnë dy motrat e mia që jetojnë në Amerikë, mezi pres të përqafoj dikë. Kam vetëm një ëndërr: që një ditë të mund të kthehem në fshatin tim dhe të vizitoj varrin e prindërve të mi.”

Artikuj te sugjeruar

BOTA 15 Tetor10:48

Do shembet Kulla Eiffel?!

Pretendimet se Parisi po përgatitet të shembë atraksionin e tij më ikonik turistik janë bërë virale. Pretendimet sensacional...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë