BOTA

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

M.B. Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2024, 14:51

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska

BOSNJE-HERCEGOVINA- Konkluzionet e miratuara nga Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Sërpska paraqesin kërcënim për rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, rrjedhimisht janë edhe antiDejton dhe minojnë autoritetin e institucioneve, sundimit të ligjit në nivel shtetëror dhe rrugën e vendit drejt integrimit euroatlantik. Kështu u tha në deklaratën e përbashkët të ambasadave të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë si dhe të delegacionit të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Bosnje e Hercegovinë.

Në orët e para të 25 dhjetorit, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ka miratuar një rezolutë që kërkon që Millorad Dodik, presidenti prorus i këtij entiteti serb, të mos i përgjigjet thirrjes për paraqitje të lëshuar nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës derisa të jetë mirë me shëndet. Në deklaratën e përbashkët të shteteve perëndimroe thuhet se të gjitha ligjet dhe konkluzionet e miratuara nga trupat më të ulët – përfshirë trupat parlamentar të entiteteve – duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën asnjë entitet nuk ka autoritetin të sfidojë ligjet ekzistuese dhe institucionet e Bosnjës.

“Në kohën kur asnjëherë më parë nuk ka qenë afër mundësia e hapjes së negociatave zyrtare për anëtarësim në BE, rikthimi i bllokadave politike do të kishte pasoja negative për të gjithë qytetarët e Bosnje e Hercegovinës, shumica e të cilëve mbështesin pranimin në BE”, u tha në deklaratën e shteteve perëndimore të lëshuar më 25 dhjetor.

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Gjermania dhe delegacioni i BE-së mbështesin sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnjës. Në deklaratë po ashtu u tha se ata mbështesin Përfaqësuesin e Lartë, i cili, sipas Marrëveshjes së Dejtonit, është interpretuesi final i aspekteve civile të Marrëveshjes së Paqes.

Kërkesa e paraqitur në rezolutën e miratuar paraqet zbutje të qëndrimit pasi në tekstin paraprak të rezolutës propozohej që Dodikut t’i kërkohej që të mos i përgjigjej asnjë thirrjeje të gjykatave të Bosnje e Hercegovinës, nga të cilat ai po gjykohet për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në këtë shtet. Kjo ishte një nga 12 konkluzionet që u miratuan nga Parlamenti i Republikës Sërpska pas shqyrtimit të “informacionit mbi kolapsimin e rendit juridik në Bosnje e Hercegovinë lidhur me shkeljen e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit”.

Dodik, i cili së fundi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Beograd, ishte paraparë të paraqitej para gjykatës më 24 dhjetor, por seanca sipas avokatit të tij është shtyrë për 30 dhjetor. Përderisa ekipi mbrojtës i Dodikut ka argumentuar se ai nuk mund të marrë pjesë në gjykim për disa muaj, kohë që sipas tyre do t’i duhet për t’u rikuperuar, eksperti ligjor Haris Vraniq që është emëruar nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës, ka përcaktuar se Dodik është i aftë që të marrë pjesë në seanca gjyqësore.

Aktualisht, Dodik po përballet me gjykim pasi ka nënshkruar një dekret presidencial duke i shpallur të vlefshme dy ligje në entitetin serb që paraprakisht ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt. Përveç Dodikut, Prokuroria po ashtu ka akuzuar Millosh Lukiç, si ushtrues i detyrës së drejtorit të Gazës Zyrtare në Republikën Sërpska, se ka mundësuar publikimin e dekretit të Dodikut. Dekreti ka të bëjë me amendamente në Ligjin për publikimin e ligjeve dhe rregullativave të tjerë në Republikën Sërpska dhe për Ligjin për vendimet e paaplikueshme të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës.

Në mesin e konkluzioneve të miratuara nga Parlamenti i Republikës Sërspka ishte edhe kërkesa që përfaqësuesit e emëruar të Republikës Sërpska në institucionet e Bosnje e Hercegovinës të pezullojnë marrjen e vendimeve derisa Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit të pezullojnë “procesin e motivuar politikisht” kundër Dodikut dhe Lukiç. Megjithatë, nuk do të ketë bllokada “nëse vendimet merren lidhur me transferimin e jurdikisionit nga niveli i Republikës Sërpska në nivelin e Bosnje e Hercegovinës”.

Përfaqësuesve të Republikës Sërpska në institucione po ashtu u është kërkuar që të pezullojnë marrjen e vendimeve sa i përket integrimit evropian derisa të plotësohen kushtet që ky proces të vazhdojë “në përputhje me parimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit”.

Shumica parlamentare po ashtu dënoi “ndërhyrjen” e Zyrës së Prokurorit të Shtetit të Bosnjës në punën e Parlamentit të Republikës Sërpska, duke thënë se vendimet e Parlamentit të këtij entiteti mund të shqyrtohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës. Para nisjes së seancës së posaçme plenare, Zyra e Prokurorit kërkoi informacione bazuar në Kodin e Procedurës Penale të Bosnje e Hercegovinës, lidhur me të dhënat që kanë të bëjnë me dyshimet se janë kryer disa vepra penale, përfshirë “marrëveshja për të kryer një vepër penale”, “përgatitja për të kryer një vepër penale” dhe “sulm ndaj rendit kushtetues”.

Në fjalën e tij para Parlamentit, kreu i këtij institucioni, Nenad Stevandiç tha se ky reagim i Prokurorisë bazohet “në gënjeshtra”. Në konkluzionet e tjera të miratuara u tha se Parlamenti i Republikës Sërpska “mbetet i përkushtuar në respektimin e integritetit territorial dhe ndarjes së sovranitetit mes entiteteve sipas Dejtonit”, por Përfaqësuesi i Lartë, Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria u akuzuan se po e shkelin Marrëveshjen e Dejtonit.

Përfaqësuesit e partisë në pushtet thanë se shkelja e Dejtonit “kulmoi me gjykimin e motivuar politikisht kundër presidentit të Republikës Sërpska”. Ky gjykim, sipas tyre, “është rezultat i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Dodikut”. Që nga viti 2017, Dodik është nën sanksione amerikane për pengim apo kërcënim për të penguar Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit. Më 2022, ndaj tij u vendosën sanksione të tjera të cilat e akuzojnë Dodikun për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në shkeljen, pengimin apo kërcënimin e zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit si dhe për aktivitete korruptive./ REL

bosnje hercegovine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë