BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
HAGË- Në seancën e 1 prillit në Hagë u mbyll faza e prezantimit të dëshmitarëve të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), seanca u përfundua më herët se që ishte planifikuar, pa u dhanë një datë e re kur do të vazhdojë gjykimi.
“Pjesa e mbetur e seancave të kësaj jave janë anuluar dhe gjykimi është shtyrë deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e publikuar në uebfaqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Zëdhënësi i ZPS-së, Chrisopher Bennet, konfirmoi për REL-in se ZPS-ja do ta përmbyllë të gjithë rastin e saj deri më 15 prill.
“Në këtë fazë, ZPS-ja nuk do të japë deklarata të mëtejshme në gjykatë”, tha Bennet.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Dëshmitari i cili ishte planifikuar të jepte dëshminë e tij sot ishte i 125-ti i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), që më parë kishte thënë se nuk do të ftonte asnjë dëshmitar pas 4 prillit.
Pasi u tha se dëshmitari i fundit “nuk ishte në gjendje të paraqitej”, ZPS-ja kërkoi që dëshmia e tij të pranohej me shkrim. Pasi ZPS-ja përfundon marrjen në pyetje të dëshmitarëve, ekipet mbrojtëse të katër të pandehurve – të cilët janë deklaruar të pafajshëm – do të paraqesin rastin e tyre.
Mbrojtja e Thaçit tha në fund të vitit të kaluar se, nëse vendos të sjellë dëshmitarët e saj, nuk do të jenë më shumë se 10 të tillë. Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023, teksa ekipet mbrojtëse vazhdimisht janë ankuar për kohëzgjatjen e këtij procesi. Ata gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë që katër vjet dhe vazhdimisht kërkesat e tyre për lirim nga paraburgimi janë refuzuar nga gjykatësit.
Në nëntor të vitit të kaluar, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, kishte thënë se u takon gjykatësve që të vendosin nëse do të lirojnë nga paraburgimi katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur Prokuroria e Specializuar të përfundojë rastin e saj.
Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë. Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”. Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
Gjykata Speciale apo Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Gjykata është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë./REL
SHBA- Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Pam Boddy ka urdhëruar prokurorët federalë të kërkojnë dënimin me vde...
KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se në vend janë dislokuar edhe afër 270 paqeruajtës ...
SHBA- Administrata e Donald Trump ka pranuar se ka deportuar një banor të Marylandit në një mega-burg të Salvadorit për shkak t&...
HAITI- Anëtarët e bandës sulmuan qytetin e Mirebale në Haitin qendror dhe liruan rreth 500 të burgosur nga burgu. Vendasit ...
PARIS- Dy gjerman nga Këln, Ilgar Aliyev dhe shoku i tij arritën të vendosin portretet e Friedrich Merz dhe Donald Trump në muret e Luvrit...
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se pret që presidenti kinez Xi Jinping të vizitojë Rusinë me rastin e fes...
JAPONI- Shtatë persona u plagosën në qendër të qytetit të Nagoya në Japoninë qendrore. Një ma...
UKRAINË- Më shumë se 50% e ukrainasve janë kritikë ndaj përpjekjeve të paqes të presidentit amerikan Do...
ivica dacic SERBI- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, tha se angazhimi i shtetit të tij ...
pamje ngamandalay MIANMAR- Mandalay dikur njihej si qyteti i arit, i mbushur me faltore vezulluese dhe varre budiste, por ajri në ish-kryeqytetin mbr...