BOTA

Përkujtimi i Holokaustit, DW: Kujtesa dhe edukimi garanci për një të ardhme më të mirë

n.f Përditësimi i fundit 3 Gusht 2024, 13:53
Përkujtimi i Holokaustit, DW: Kujtesa dhe edukimi garanci për një
Auschwitz

GJERMANI- Në kampin e përqëndrimit Aushvic-Birkenau u përkujtua holokausti ndaj komunitetit rom dhe sinti. Ende sot komuniteti rom përballet me diskriminim në të gjitha drejtimet e jetës.

"Të mos harrojmë të kaluarën, që ajo të mos përsëritet në të ardhmen. Ajo që ndodhi në Aushvic, është një mësim se demokracia dhe paqja nuk duhet të merren si të mirëqena", tha gjatë ceremonisë zyrtare të përkujtimit kryetarja e Senatit të Republikës së Polonisë, Małgorzata Kidawa-Błońska.

Duke bërë një analogji me të tashmen, kur Europa po përballet sërish me luftë dhe frikës se agresioni mund të shtrihet përtej Ukrainës Małgorzata Kidawa-Błońska tha: "Sot ne e dimë që asgjë nuk është falas, as paqja dhe as demokracia, ky është një fakt që duhet të na bëjë të veprojmë”.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha përmes një video-mesazhi, se sot bota më shumë se kurrë duhet të bëhet bashkë kundër fanatizmit, kudo dhe kurdo që përhapet.

"Realiteti i trishtë është se sot ende komuniteti rom përballet me diskriminim në të gjitha drejtimet e jetës dhe në të gjithë botën. Ekstremistët dhe grupet ksenofobe mbajnë fjalime me gjuhë urrejtjeje. Duhet të qëndrojmë bashkë të ndalojmë fanatizmin kudo dhe kurdo që përhapet, të mbrojmë dhe të promovojmë të drejtat e komunitetit rom dhe të ndërtojmë një botë ku të gjithë jetojnë me dinjitet në paqe dhe liri”, deklaroi Guterres.

Kujtesa dhe edukimi kanë rëndësi thelbësore

"Që të ketë lumturi në të ardhmen duhet të kalojmë përmes kujtimeve, kjo është eksperienca dhe njohuria që na çon në humanitet dhe që na sjell një të kaluar të re”, u shpreh Theodoros Rousopoulos, President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 

Një nga të mbijetuarit e Holokaustit, Boleslaw Rumanowski, tha se kujtesa dhe edukimi janë e vetmja rrugë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. "Ne nuk duam ndojë trajtim special. Ka ende shumë për të bërë për romët që të trajtohen si qytetarë të barabartë, ne nuk jemi vetëm romë, por edhe qytetarë të vendeve të ndryshme të Europës. E vetmja rrugë kundër anticiganizmit është edukimi. Ju duhet të mësoni dhe të studioni që të jeni shembull në vendet që jetoni. Luftoni për të drejtat tuaja që të mos përjetoni të kaluarën”, tha ai. 

Gjatë Luftës se Dytë Botërore u shfarosën në mënyrë sistematike 500,000 sinti dhe romë. Në kampin e përqëndrimin Aushvic-Birkenau u dërguan 23.000 pjesëtarë të komunitetit rom dhe sinti, nga të cilët 20.000 humbën jetën. 

Më 2 gusht 1944 në dhomat e gazit të kampit të përqëndrimit Aushvic-Birkenau u vranë rreth 6.500 pjesëtarë të komunitetit rom dhe sinti. Në vitin 2015 Parlamenti Evropian e shpalli 2 gushtin si Ditën Evropiane të Përkujtimit të Holokaustit kundër sinti dhe romëve, që kjo periudhë e errët të mos harrohet dhe të mos përsëritet.

Në 80-vjetorin e holokaustit kundër sinti dhe romëve 400 të rinj, kryesisht nga komuniteti sinti dhe rom, të ardhur nga e gjithë bota vizituan kampin e përqëndrimin Aushvic-Birkenau për të prekur nga afër një nga pjesët më të errëta të historisë njerëzore. Duke shkruar drejt krematoriumit numër 5, në Birkenau, vendi ku u shfarosën trupat e të burgosurve të këtij komuniteti, ata mbanin në duar lule, mes të cilave edhe luledielli.

Lulet e diellit ishin një nga motivet e shkrimtares dhe piktores së njohur rome Ceija Stojka, që i kishte mbijetuar Holokaustit, vepra e së cilës simbolizon shpresën, qëndrueshmërinë dhe shpirtin e palëkundur të popullit rom. 

Në aktivitete ishin të pranishëm mjaft anëtarë të Rrjetit të Fondacionit Rom për Evropën, Romët për Demokraci Ndërkombëtare (RFD), Instituti Evropian i Romëve për Art dhe Kulturë (ERIAC), Nisma për Zhvillimin e Sipërmarrjes Rome (REDI), Fondi i Edukimit Rom (REF)./DW

auschwitz holokausti

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë