15 anëtarë të Këshilli Bashkiak të Poliçanit japin dorëheqjen: Të organizohemi para Parlamentit
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
Zjarri në zonën e Radostinës në Fier vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë dhe situata raportohet e vështir&...

EVROPA QËNDRORE- Vullnetarë dhe punonjës të shërbimeve emergjente punuan gjatë natës ndërmjet të martës dhe të mërkurës për të fortifikuar qytetin polak Vrocllav përballë rrezikut të vërshimeve si rezultat i niveleve të ngritura të ujit, ndërsa Hungaria hapi një digë teksa kryeministri paralajmëroi për afrimin e një “periudhe kritike”.
Përmbytjet më të ashpra që kanë goditur Evropën Qendrore në dy dekadat e fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha nga Rumania deri në Poloni, duke përhapur baltë dhe mbetje nëpër vendbanime, duke shkatërruar ura, duke fundosur automjete dhe duke i lënë autoritetet dhe amvisëritë me dëme që do të arrijnë vlerën e miliarda dollarëve.
“Shumëçka ka ndodhur sonte”, tha kryeministri polak, Donald Trusk, gjatë një mbledhjeje për menaxhimin e krizës, në Vrocllav. “Na duhen informata urgjente... nga ato vende ku është ngritur niveli i ujit”.
Qytezat në jug të Vrocllavës, si Levin Bzheski, tashmë janë goditur nga vërshimet, që kanë detyruar banorët të dalin nëpër rrugët e përmbytura apo të kërkojnë vende të sigurta në çatitë e shtëpive apo ndërtesave, raporton Reuters.
Në Hungari, autoritetet hapën një digë në veriperëndim të vendit, për të kanalizuar ujin nga lumi Lajta në një rezervuar emergjent, në përpjekje për të mbrojtur qytetin Mosonmaxharovar.
Në kryeqytetin Budapest, uji i Danubit pritet të arrijë në nivelin e 8.5 metrave apo ta kapërcejë atë, dikur gjatë të premtes apo të shtunës.
“Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve, situata është kritike në mbarë Evropën Qendrore”, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban, në një postim në platformën sociale X, të martën.
“Sipas parashikimeve të fundit, periudha kritike për Hungarinë do të nisë nesër [e mërkurë], prandaj po bëhen përgatitje maksimale për mbrojtje nga përmbytjet”.
Disa shtete evropiane u përballën me vërshime vdekjeprurëse gjatë fundjavës, teksa Rumania, Polonia, Austria dhe Çekia raportuan për viktima dhe dëme të mëdha.
Dy ditë pasi shiu i rrëmbyeshëm përmbyti dy qarqe në lindje të Rumanisë, shumë zona mbeten të mbuluara nga uji, ndërsa njerëzit po përballen me vështirësi në llogaritjen e dëmeve./REL
ITALI- Disa vende në Evropën Qendrore dhe Lindore janë goditur nga përmbytjet shkatërruese gjatë ditëve të fundit pasi...
SHBA- Një superhëna ka ndriçuar qiellin në të gjithë botën duke përkuar me një eklips të pjesshëm t&e...
EVROPË- Vlerësimet e popullaritetit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz janë ndër më të ulëtat e regjistruara ndonj&eum...
SHBA- Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i është kthyer aktiviteteve t&...
Antony Blinken KARJO- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet sot në Kajro për të diskutuar për armëpushim midis Izra...
LIBAN- Rreth 500 anëtarë të grupit Hezbollah kanë humbur shikimin pas shpërthimit njëkohësisht të mijër...
HASBOLLAH- Agjencia izraelite e spiunazhit Mossad vendosi eksplozivë brenda 5000 pagerëve të importuar nga grupi libanez Hezbollah muaj para sh...
GAZA- Përfaqësuesi i parë special i aleancës për rajonin, Javier Colomina për The National tha se NATO po kërkon në m&...
IRAN- Dhjetë persona u vranë dhe 36 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përmbys në provincën qendrore iraniane...
HASBOLLAH- Pajisjet e komunikimit, që njihen si ‘pagers’ të përdorura nga qindra anëtarë të grupit militant Hezbolla...