''Plani diabolik i Ramës''/ Belind Këlliçi: Roni i punëve të pista, ka skemën gati për të mbyllur gojën e Ambasadës Amerikane
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...
Kreu i Grupit Parlamntar ka reaguar gjatë ditës së sotme pas publikimit të përgjimeve nga ish zëvendës kryeministri Arben A...
Perent Lëngu, një punonjës me karrierë 18 vjeçare në burgun e Drenovës të Korçës, është marr&e...
Partia e djathtë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka kërkuar deportimin e më shumë se një milion refugjatëve,...
Një incident ka ndodhur ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës rreth orës 01:30 të së martë...
Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali dhe trupi i tij është gjetur brenda një automjeti të fundosur n&...
Të ardhurat që shteti siguron nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara kanë shënuar një rritje t...

Pesë familje në Mbretërinë e Bashkuar pretendojnë se fëmijët e tyre humbën jetën duke u përpjekur të realizonin të ashtuquajturën “blackout challenge”, një sfidë tejet e rrezikshme që qarkullon prej dekadash dhe është ndaluar nga platformat kryesore të rrjeteve sociale, përfshirë TikTok-un.
Prindërit i janë drejtuar drejtësisë në Shtetet e Bashkuara, duke ngritur padi kundër platformës, me synimin për të zbardhur se çfarë ndodhi gjatë orëve të fundit të jetës së fëmijëve të tyre dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.
Çështja lidhet me pesë të mitur, të moshës 12 deri në 14 vjeç, të cilët u gjetën pa ndjenja në incidente të ndara, brenda një periudhe disa mujore. Familjet besojnë se fëmijët e tyre tentuan të imitonin këtë “sfidë”, e cila bazohet në ndërprerjen e përkohshme të frymëmarrjes, me rrezik serioz për dëmtime të rënda në tru ose vdekje.
13-vjeçarja Maya, vajza e Liam Walsh, u gjet pa ndjenja tre vjet më parë. Disa muaj më herët, më 9 dhjetor 2021, kishte humbur jetën 12-vjeçari Noah Gordon, i cili u gjet nga vëllai i tij në dhomën e gjumit. Pavarësisht përpjekjeve nga nëna e tij, Louise Gordon, dhe motra, fëmija nuk arriti të mbijetojë.
Nëna e Noah tregoi se, duke kontrolluar telefonin e tij, kërkonte mesazhe nga shkolla ose shenja bullizmi, pa menduar fillimisht të shqyrtonte përmbajtjen që ai kishte parë në rrjetet sociale.
Më pas u regjistruan edhe tre raste të tjera të ngjashme. 14-vjeçari Jules u gjet pa ndjenja nga nëna e tij, Ellen Roome, rreth një orë pasi kishte përcjellë shokët e tij që u larguan nga shtëpia duke qeshur. 12-vjeçari Archie kishte planifikuar të shkonte në kinema me nënën e tij, Holly Dance, por në vend të kësaj ajo telefonoi numrin e emergjencës 999 në një thirrje që zgjati katër minuta e 23 sekonda. Archie qëndroi për katër muaj në mbështetje mekanike të jetës, përpara se të ndërronte jetë.
Fëmija i pestë, 13-vjeçari Isaac, u gjet pa ndjenja nga nëna e tij, Lisa Kenevan, e cila u përpoq gjithashtu ta rikthente. Kur policia sekuestroi pajisjet e tij elektronike, u gjetën video që dyshohet se ishin regjistruar përmes TikTok-ut, por jo të publikuara, ku Isaac shfaqej duke treguar qafën dhe duke qeshur.
Prindërit besojnë se fëmijët e tyre ranë në kontakt me “blackout challenge” përmes TikTok-ut, edhe pse pranojnë se nuk kanë prova të drejtpërdrejta. Nga ana e saj, kompania ka deklaruar se të dhënat mbi përmbajtjen e ndjekur nga fëmijët mund të jenë fshirë në përputhje me rregullat e mbrojtjes së të dhënave personale.
TikTok ka deklaruar vazhdimisht se kjo sfidë nuk ka qenë kurrë trend në platformën e tij dhe se është ndaluar që nga viti 2020. Gjithashtu, kompania thekson se heq 99% të përmbajtjes që shkel rregullat e saj para se ajo të raportohet.
Seanca e parë gjyqësore është planifikuar për të premten. TikTok pritet të kërkojë rrëzimin e padisë, duke argumentuar se ajo është depozituar në juridiksion të gabuar, pasi incidentet kanë ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar.
Familjet shprehen se përpjekja për të zbuluar të vërtetën ka “ngrirë” procesin e tyre të zisë. Sipas tyre, pasiguria rreth rrethanave të vdekjes së fëmijëve e bën të pamundur qetësimin emocional dhe pranimin e humbjes.
Në një deklaratë për Sky News, TikTok shprehu ngushëllimet për familjet, duke ritheksuar se ndalon rreptësisht çdo përmbajtje që promovon ose inkurajon sjellje të rrezikshme dhe se disponon sisteme zbulimi dhe ekipe të posaçme për heqjen e menjëhershme të saj.
Procesi gjyqësor pritet të përcaktojë nëse dhe në çfarë mase platforma mban përgjegjësi për ekspozimin e të miturve ndaj sfidave të rrezikshme online.
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar formimin e një Këshilli të Paqes për Gazën, duke e cilësuar atë si “m&eu...
Protestat dhe trazirat në Iran nuk kanë të ndalur. Zelanda e Re ka tërhequr stafin e saj diplomatik nga ambasada e saj në Iran. Njof...
Një takim me një simbolikë të veçantë u zhvillua të enjten në Shtëpinë e Bardhë, ku liderja e op...
Kryeministri finlandez Petteri Orpo ka shprehur mbështetje për ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën mos...
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se dërgimi i trupave evropiane në Groenlandë nuk ndikon në...
Një kontingjent i vogël ushtarak francez ka mbërritur në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, thonë zyrtarët, ndërsa disa sh...
Venezuela nuk përfshihet në listën e 75 vendeve që kanë pezulluar proceset e marrjes së vizave amerikane, pasi sipas mediave ...
Regjimi i ajatollahëve në Iran po përballet me presion gjithnjë e më të madh nga vala e re e trazirave, e nxitur nga vështi...
Pakistani, Arabia Saudite dhe Turqia kanë përgatitur një draft marrëveshjeje për mbrojtjen pas gati një viti bisedimesh, tha Minis...
Një burrë ka vendosur që të qëndrojë me bashkëshorten e tij edhe pse ajo e kishte tradhtuar me një adoleshent. Ai ka p...