BOTA

Pesë vjet nga fillimi i pandemisë COVID-19, 'retrospektiva' e periudhës së karantinës!

b.z Përditësimi i fundit 11 Mars 2025, 19:33
Pesë vjet nga fillimi i pandemisë COVID-19,
Foto ilustruese

SHBA - Më 11 mars 2020 Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se koronavirusi ishte tashmë një pandemi globale. Sipas OBSH-së, vetëm në dy vitet e para të pandemisë, gati 15 milionë njerëz humbën jetën nga koronavirusi, ose nga ndikimi i tij në sistemet e mbingarkuara shëndetësore. Në vazhdim le të ndjekim një reflektim për vitin e parë të pandemisë që u bë e njohur si COVID-19.

Në dhjetor 2019, mjekët në qytetin kinez Wuhan filluan trajtimin e një grupi pacientësh me pneumoni. Qyteti në një provincë pranë Pekinit ka një popullsi prej mbi njëmbëdhjetë milionë banorësh.

Më 31 dhjetor 2019, Kina njoftoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për pacientët që ishin futur në karantinë dhe se autoritetet kishin filluar të regjistronin lëvizjet e pacientëve për të gjurmuar burimin e sëmundjeve.

Më 6 janar, u sëmur banori i parë në Tajvan me simptoma të ngjashme me gripin, dy javë pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Wuhan, duke ofruar kështu tregues se burimi i sëmundjes mund të kishte një periudhë të gjatë inkubacioni prej rreth katërmbëdhjetë ditësh.

Shkaku ishte i panjohur, por lidhej me tregun e ushqimeve të detit në Huanan, ku shiteshin edhe kafshë, që i shtyu mjekët të sugjerojnë se sëmundja mund të përhapej nga kafshët tek njerëzit.

Në një studim në revistën Nature (e hënë, 3 shkurt 2020) shkencëtarët thanë se virusi mund ta ketë origjinën nga lakuriqët e natës. Nga ekzaminimet e gjenomit të virusit kishte ngjashmëri prej 96% me atë të koronavirusit në lakuriqët e natës.

Më 11 janar u raportua vdekja e parë dhe infeksionet brenda Kinës vazhdua të rriten dhe brenda dy javësh u raportuan raste infektimi në Tajlandë, Japoni, Korenë e Jugut dhe gjetiu në Azi.

Me afrimin e shpejtë të Vitit të Ri Kinez, shqetësimi për përhapjen e virusit u rrit. Brenda Kinës, miliona persona po përgatiteshin të udhëtonin drejt familjeve në të gjithë vendin dhe jashtë tij.

Aeroportet në mbarë botën fillojnë të kontrollojnë udhëtarët nga Wuhani për temperaturë të lartë, ose shenja ethesh.

Më 21 janar, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) konfirmuan se patën rastin e parë të virusit në Shtetet e Bashkuara. Pacienti, në shtetin e Uashingtonit, ishte kthyer së fundmi nga Wuhani.

"Po punojmë për t'u përgatitur për gjërat e pritshme, të papriturat dhe të paimagjinueshmet", u tha amerikanëve Nancy Messonnier, nga Qendra Kombëtare për Imunizimin dhe Sëmundjet e Frymëmarrjes.

Shkencëtarët e quajtën virusin koronavirusi i ri, ose SARS-CoV-2. Sëmundja që u bë e njohur si COVID-19.

Kina vendosi mbylljen e Wuhan-it dhe qytetet përreth, ndërsa vendet në mbarë botën filluan evakuimin e shtetasve të tyre. Deri në fund të janarit, njëzet e tre vende raportuan raste të koronavirusit në çdo kontinent dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencën shëndetësore globale.

"Vendimi për të shpallur emergjencën u mor kryesisht për shkak të shenjave të transmetimit nga njeriu te njeriu jashtë Kinës", tha në atë kohë drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në të gjithë botën konferencat dhe panairet u anuluan, anijet turistike u futën në karantinë dhe bizneset e detyruara të mbyllen pësuan goditje financiare. Kufijtë u mbyllën dhe turistët u riatdhesuan.

Mes shqetësimeve për mungesë të furnizimeve, OBSH deklaroi se bota po përballej me një pandemi.

"Jemi thellësisht të shqetësuar si nga nivelet alarmante të përhapjes dhe ashpërsisë, ashtu edhe nga nivelet alarmante të mosveprimit. Prandaj kemi bërë vlerësimin se COVID-19 mund të karakterizohet si një pandemi", tha drejtori i OBSH-së.

Gjatë valës së parë, vende në Evropë, si Italia dhe Spanja u goditën rëndë, me spitalet që nuk mundeshin të përballonin fluksin e pacientëve të sëmurë rëndë, shumë prej të cilëve nuk mbijetuan. Vendet në mbarë botën filluan masat e izolimit për të frenuar virusin. Distancimi social dhe dezinfektimi i sipërfaqeve u bënë të detyrueshme, ndërsa vazhdonte puna kërkimore për vaksinat. Rikthimi i pjesshëm i bizneseve dhe i shkollave në vjeshtë u shoqërua me një valë të dytë përhapjeje të COVID-19.

Më në fund, në dhjetor 2020, një injeksion i ri i llojit mRNA nga kompania Pfizer BioNTech, i cili nuk përdor viruse të gjalla ose të dobësuara, u miratua në Britani dhe brenda një jave u licencua. Ajo u pasua më vonë nga vaksina e kompanisë Moderna.

Studimet më vonë sugjeruan se vaksinat e prodhuara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna, siguruan mbrojtje më të mirë ndaj COVID-19 dhe varianteve të tij të shumta, dhe shumica e vendeve kaluan drejt përdorimit të këtyre vaksinave.

Në vitin 2023, dy shkencëtarë, zbulimet e të cilëve mundësuan vaksinat e reja mRNA, u nderuan me Çmimin Nobel në mjekësi.

Zhvillimi i vaksinave ndihmoi në frenimin e përhapjes së koronavirusit dhe pasi virusi evoluoi në stade të ndryshme, vaksinat u modifikuan.

Sipas një modeli matematikor të përdorur në Kolegjin Imperial të Londrës, vaksinat vlerësohet se mund të kenë parandaluar vdekjen e deri në 20 milionë personave.

Zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë se edhe pse COVID-19 është shndërruar tashmë në një virus respirator si gripi sezonal, për disa njerëz virusi do të vazhdojë të jetë fatal./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë