BOTA

Peter Magyari është tani politikani më i preferuar në Hungari, DW: Përse është kaq i suksesshëm rivali i Orbanit?

r.ll Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 08:33
Peter Magyari është tani politikani më i preferuar në
foto ilustruese

HUNGARI- Kudo, ku ai shfaqet ndërkohë në Hungari, njerëzit vërshojnë drejt tij. Ata e brohorasin atë, duan t'i shtrëngojnë duart me të dhe të bëjnë selfies. Ose duan t'i thinë atij, se nuk mund të vazhdohet më si deri tani dhe se ai është shpresa e tyre e madhe.

Ai, të cilin madje disa e adhurojnë sikur të ishte një Mesia, është Peter Magyar, 44 vjeç, avokat nga Budapesti, i ri në politik dhe një njeri, që mund të fitojë në zgjedhjet parlamentare pranverën 2026 kundrejt Viktor Orbanit autoritar që qeveris prej shumë vitesh.

Magyar, që duket i ri, të shumtën e kohës vishet me jeans, me këmishë të bardhë dhe atlete, në bazë të sondazheve është politikani më i preferuar aktualisht në Hungari. Ai ia del rregullisht, që të mbledhë qindra mijë vetë në demonstrata. Prej javësh ai ndodeht në një turn ë qytetet e fshtrat e Hungarisë – ndryshe nga Orbani, që mburret se është një "djalë fshatu" dhe luftëtar i rrugës", por që rrallëherë e ndesh në rrugë.

Partia e Magyars Tisza (Respekt dhe Liri) ndërkohë është e preferuar nga zgjedhësit dhe kryeson deri në tetë përqind kundrejt partisë së Orbanit Fidesz (Lidhja e Demokratëve të Rinj). Edhe pse me këtë ende nuk po konturohet fundi i sistemit të Orbanit, është e qartë, se shumë hungarezë janë të pakënaqur me rendin e korruptuar dhe autorkratik të kryeministrit dhe dëshirojnë ndryshimin e pushtetit.

Rritet pakënaqësia ndaj Orbanit

Viktor Orban është pandërprerje në pushtet që nga viti 2010. Deri tani askush nuk i aka dalë që arrijë një ndryshim të tillë të frymës si Magyar. Si i aka arritur ai kësaj?

Shumë hungarezë prej kohësh janë të pakënaqur me sistemin e Orbanit. Kryeministri dhe rrethi i pushtetit të tij shërbejnë vetëm klientelën e tyre, që përbën gati një tretën e elektoratit në vend. Lehtësime fiskale dhe favorë financiare janë të përshtatura për këtë klientelë, së cilës i jepen poste në shtet dhe administratë, firmat e tyre përfitojnë nga tenderat shtetërorë. Të gjithë të tjerët rropaten për t'ia dalë disi jashtë këtij sistemi ose jetojnë në kushte të vështira.

Përkundër retorikës së Orbanit, se në Hungari është më mirë se kudo tjetër në BE, në pjesën më të madhe infrastruktura është lënë pasdore – duke nisur që nga rrugët e këqia, spitalet e prapambetura dhe shkollat e shërbimet publike në kushte kaotike.

Morali i dyfishtë që po del gjithnjë e më shumë në pah i Orbanit me spektakle të propagandës nacionaliste, e ka favorizuar ngjitjen e Peter Magyars. Vëzhguesit e kishin parashikuar, se sistemi nuk po kërcënohet nga opozita e të majtëve dhe liberalëve, por nga brenda nga një renegat prej radhëve të tij. E kështu ka ndodhur.

Ka vite që në Hungari pëshpëritet se një ditë Orbanindo e rrëzojë nga karrigia një prej njerëzve që ka afër. Dhe Magyar është pikërisht një i tillë, ai vjen nga rrethi i ngushtë i Orbanit. Juristi 43 vjeçar është edhe biznesmen dhe ka qenë martuar me ish-ministren e drejtësisë, Judit Varga. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në sistemin e Orbanit dhe ka qenë mik ose shok me disa nga funksionarët më të lartë të partisë së Fidesz-it. Që prej prezantimit të parë publik në shkurt të 2024-ës, ai e ka prezantuar veten si një lloj alternative më të pastër konservatore se sa ajo e Orbanit, si një njeri që ndan të njëjtat vlera si ato të Fidesz-it, por që nuk është i korruptuar.

Fitili ndizet nga afera e shpërdorimit të postit

Magyar, mbiemri i të cilit do të thotë shprehimisht „hungarez", u shfaq në shkurt 2024 duke dalë nga hiçi. Ai doli në publik, mbasi presidentja e shtetit Katalin Novak dha dorëheqjen në kuadër të së ashtuquajturës aferë shpërdorimi. Ajo i pati dhënë falje një personi të dënuar për bashkëpunim në abuzimin e fëmijëve. Në kuadër të aferës u largua nga politika edhe ish- bashkëshortja e Magyarit, deri në ato momente kryesuese e listës së Fideszit për zgjedhjet europiane. Afera shkaktoi indinjim të madh të publikut, sepse qeveria e Orbanit e pati kthyer mbrojtjen e fëmijëve në qendër të politikës së tij, duke bërë shumë punë propagandistike. 

Në fillim Peter Magyar foli vetëm si njeri i indinjuar, që presidentja e shtetit dhe ish-bashkëshortja e tij janë koka turku të sistemit të Orbanit, por më pas bëri të ditur se do të hyjë në politikë.

Brenda katër muajve ai arriti të merrte në zgjedhje një rezultat të lartë dyshifror me partinë e tij Tisza, duke inicuar pranimin e kësaj partie në Partitë Popullore Europiane (EVP), prej të cilave Orbani e nxorri partinë e tij Fidesz në vitin 2021, për t'i paraprirë një përjashtimi të mundshëm.

"Orbani nuk e ka menduar kurrë se mund t'i ndodhë diçka e tillë," thotë sociologu, Zoltan Somogyi. "Përveç kësaj Magyari arriti të gjitha këto pa ndonjë buxhet të madh fushate zgjedhore, ndryshe nga Fidesz, që  harrxhoi miliarda për propagandën."

Dhe kështu shton Somogyi, Tisza e Magyarit është forca e parë opozitare politike që prej vitit 2010, që nuk ka pranuar financimin e partisë nga shteti.

Ndryshimi i pushtetit në Hungari në 2026?

Më të dukshmet janë ndoshta rezultatet e zgjedhjeve evropiane dhe ato lokale në Hungari, të cilat u mbajtën në të njëjtën kohë. Për herë të parë në një zgjedhje evropiane që nga viti 2009, aleanca e partisë nacionaliste të krahut të djathtë të Orbanit, Fidesz dhe partisë së vogël Kristiandemokrate KDNP nuk fitoi një shumicë absolute, por mori më pak se 45 për qind. Edhe pse Fidesz fitoi në krahasim me të gjitha partitë e tjera, vëzhguesit e shohin rezultatin si një shuplakë për kryeministrin Orban, i cili është mësuar me suksese të bindshme.

Kritiku më i madh i Orbanit, Peter Magyar, i cili hyri së fundi në skenën politike me partinë e tij Tisza, vetëm pak javë para zgjedhjeve, arriti rreth 30 për qind - deri tani rezultati më i lartë i arritur nga një parti opozitare kundër Orbanit që nga viti 2010 kur erdhi në pushtet. Magyar është një renegat i Fidesz-it, ka mbajtur poste të paguara mirë në aparatin shtetëror të Orbanit viteve të fundit dhe u shfaq në publik për herë të parë në shkurt 2024 si politikan opozitar. Magyar përfaqëson pozicionet konservatore të Fidesz-it të krahut të djathtë në shumë aspekte, për shembull në politikën e migracionit, por premton të pastrojë korrupsionin e sistemit Orban dhe problemet në sistemet shëndetësore dhe arsimore. Përveç kësaj, ndryshe nga Orban, ai është shprehimisht pro-evropian.

Peter Magyar premtoi pas zgjedhjeve evropiane (qershor 2024) një ndryshim pushteti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 2026 dhe njoftoi: "Tani fillon vallëzimi!"

Raporte problematike me gazetarët

Lidhur me temën e migracionit Magyar do të vazhdojë linjën e Orbanit - por akuzon kryeministrin për moral të dyfishtë, se ndërkohë ka tërhequr dhjetra mijëra migrantë pune nga vendet jo anëtare të BE-së. Paraqitjet e tij publike kanë ngjashmëri me populizmin e Orbanit, ndonëse Magyar kujdeset që të përçojë mesazhe pozitive, në vend që të të yshtë vazhdimisht kundër të tjerëve si Orbani. Magyar prezantohet si jë nacional-konservator i suksesshëm, i sinqertë dhe më i mirë, i cili e ka seriozisht me unitetin e kombit hungarez. Ndonjëherë ai duket arrogant dhe narcizist. Lidhur me gazetarët e pavarur ose rolin e tij si person publik deri tani ai ka një raport po aq problematik sa edhe Orbani.

Në qershor 2024 ai u largua i fyer nga emisioni i drejtpërdrejtë i lajmeve në televizionin ATV, sepse atij nuk i pëlqyen pyetjet kritike. Pak pas kësaj ai ia hodhi në Danub celularin një të panjohur, kur ai po e filmontë atë gjatë një feste. Të gjitha këto deri tani nuk e kanë dëmtuar atë. Pa rënë në rolin e viktimës, deri tani Magyar ia ka dalë që prezantohet si luftëtari i Hungarisë për ligj dhe drejtësi, që do të të preferonte ta spostonte qeverinë e Orbanit. Atij i ndihmon edhe fakti, që mediat besnike të qeverisë në mënyrë të ekzagjeruar yshtin papushim kundër tij, gjë që u duket jo e besueshme edhe shumë mbështetësve të partisë Fidesz./DW

peter magyari hungari viktor orban

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë