Reagimi i fortë i PPE: Të dëgjohet zëri i të rinjve shqiptarë, vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i ka akuzuar të shtunën autoritetet e Kosovës se i kanë “mbjellë” armët e gjetura në aksionin në veri të Kosovës, më 23 qershor. Në një konferencë për media, Petkoviç ka thënë se armët, të cilat Policia e Kosovës i ka gjetur në afërsi të Komunës së Zveçanit, janë konfiskuar më herët në aksionet për çarmatimin e qytetarëve në Kosovë. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë më 23 qershor se “është parandaluar një sulm terrorist”, falë angazhimit intensiv të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës.
Sipas tij, rreth 100 metra nga komuna e Zveçanit është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, e cila ka pasur sasi të mëdha armësh, mjete shpërthyese dhe municione.
Ai i ka publikuar edhe disa fotografi të armëve në rrjetin social, Facebook.
“Kjo është edhe një dëshmi se Serbia, përmes grupeve dhe organizatave të tilla, synon të destabilizojë vendin tonë”, ka thënë mes tjerash Sveçla.
Sipas Petkoviçit, autoritetet serbe i kanë njoftuar shërbimet e huaja më 20 qershor – pa përmendur saktësisht cilat – se Kosova po përgatit operacione të reja për arrestimin e serbëve në veri.
“Në këtë plan, pjesëtarët e policisë së Kosovës po transportojnë armë dhe municione ilegale, të cilat në periudhën paraprake ua kanë konfiskuar shtetasve të nacionalitetit serb dhe shqiptar, nga të gjitha nënstacionet e Policisë së Kosovës. Qëllimi i tyre është që t'i përdorin armët e përmendura për arrestime të reja të serbëve ose t'i ruajnë ato në veri dhe pastaj gjoja t'i gjejnë dhe akuzojnë serbët", ka thënë Petkoviç.
Petkoviç ka thënë, po ashtu, se makinës, në të cilën janë gjetur armët, i ka skaduar targa më 2020. Ai ka paralajmëruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të deklarohet për këtë çështje në 24 orët e ardhshme. Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit. Atë ditë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri - të banuara me shumicë serbe - kanë hyrë në ndërtesat komunale, me ndihmën e njësiteve të Policisë së Kosovës.
Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe për pasojë ka pasur protesta të vazhdueshme. Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës dhe të Serbisë që të marrin urgjentisht masa për uljen e tensioneve./REL
Një rrjet trafikantësh droge, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, u godit gjatë një operacioni policer të shtrir&e...
Dy kompanive amerikane iu është dhënë drita jeshile për të prodhuar mish pule në laborator. Mbështetësit e k...
Situata në komunat veriore raportohet të jetë e qetë gjatë ditës së sotme. Kështu ka konfirmuar zëdhënë...
BE po përpiqet intensivisht muajt e fundit për të çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi. Por një hap përpara pasohet ng...
Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq ka arritur në Serbi, më 23 qershor. Në Mitrovicë të Sremit ai është takuar me peshkopi...
Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Rana Sanaulah Khan, më 23 qershor, tha se rreth 350 pakistanezë ishin në bordin e anijes për peshk...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.GJ, i nacionalitetit serb, nën dyshimin se ka...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviç, tha më 23 qershor se i ka kërkuar m...
Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të rrëzuar digën ukrainase që u shemb më herët këtë muaj...
Bregu i pushtuar Perëndimor po vuan nga dhuna më e rëndë në vite, pasi qindra kolonë izraelitë hynë në një q...