BOTA

"Pika e kthesës, revolucioni Islamik", analiza e DW: Irani dhe Izraeli, si shtetet që dikur ishin aleatë u bënë armiq prej dekadash!

n.f Përditësimi i fundit 2 Tetor 2024, 22:47
"Pika e kthesës, revolucioni Islamik", analiza e DW: Irani dhe
Protesta kundër Izraelit në Iran, shkurt 2023

IRAN- Edhe njëherë u shkallëzua në mënyrë të rrezikshme situata: Irani sulmoi Izraelin me raketa, qeveria izraelite kërcënon me kundërsulme. Ka pasur një kohë, kur të dy shtetet nuk kanë qenë armiq, përkundrazi.

Lufta në Rripin e Gazës po zhvillohet për gati një vit. Dhe nuk luftohet më vetëm në Gaza. Sulmet me raketa dhe dron ka pasur gjithashtu midis Izraelit dhe Libanit, Sirisë, Irakut dhe Jemenit prej muajsh. Në fund të korrikut u vra në Teheran kreu i jashtëm i Hamasit,  e shpallur si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera. Udhëheqja e Iranit më pas u shpreh se do të hakmarret.

Të premten e kaluar u vra Hassan Nasrallah, kreu i organizatës shiite libaneze Hezbollah, një tjetër aleat kyç i Teheranit. Më parë, shpërthimi i radiomarrëseve, të ashtuquajturit pager, plagosi qindra zyrtarë të Hezbollahut dhe vrau disa të tjerë. Që atëherë, ka qenë e paqartë nëse dhe si do të përgjigjet lidershipi ushtarak i Iranit - edhe për shkak të historisë së tyre të përbashkët të mbushur me konflikte.

Kundërsulmi i Republikës Islamike erdhi të hënën në mbrëmje: Garda Revolucionare e Iranit goditi me rreth 200 raketa Izraelin. Sulmi ishte si hakmarrje për vrasjen e kreut të jashtëm të Hamasit, Ismail Haniya, Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe një gjenerali iranian, u tha televizioni shtetëror iranian.

Irani dhe Izraeli janë armiq tani prej dekadash. Teherani i mohon të drejtën e ekzistencës Izraelit dhe kërcënon "regjimin sionist" me shkatërrim. Izraeli, nga ana e tij, e konsideron Iranin armikun e tij kryesor. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Të dy vendet ishin aleate të ngushta deri në Revolucionin Islamik në Iran në vitin 1979. Irani ishte madje një nga shtetet e para që njohu shtetin e Izraelit në vitin 1948. Izraeli e shikonte Iranin si një aleat kundër shteteve arabe në konfliktin e Lindjes së Mesme. Për Teheranin, Izraeli, i mbështetur nga Uashingtoni, shihej gjithashtu si një kundërpeshë e mirëpritur politike ndaj fqinjëve të tij arabë.

Izraeli madje trajnoi ekspertë iranianë për bujqësinë, ofroi njohuri teknike dhe ndihmoi në ndërtimin dhe trajnimin e forcave të armatosura persiane. Sundimtari i atëhershëm i Iranit, Shah Mohammad Reza Pahlavi, ofroi nga ana e tij naftë, e cila nevojitej urgjentisht në zhvillimin ekonomik të Izraelit. Irani kishte komunitetin e dytë më të madh hebre jashtë Izraelit. Pas revolucionit, një pjesë më e madhe e hebrenjve u larguan nga vendi. Por ka ende më shumë se 20,000 hebrenj që jetojnë në Iran sot.

Pika e kthesës: Revolucioni Islamik

Pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran në vitin 1979 dhe ngritjes në pushtet të krahut fetar brenda revolucionarëve nën Ajatollah Ruhollah Khomeini, Teherani i anuloi të gjitha marrëveshjet me Izraelin. Ajatollah Khomeini e kritikoi vazhdimisht Izraelin për pushtimin e territoreve palestineze. Gradualisht Teherani filloi të zhvillonte një retorikë të ashpër kundër Izraelit me synimin për të fituar mbështetjen e shteteve arabe ose të paktën simpatinë e popullsisë në këto vende. Regjimi në Iran donte të rriste kështu ndikimin e tij.

Kur Izraeli ndërhyri në luftën civile libaneze në vitin 1982 dhe pushtoi jugun e vendit, Khomeini dërgoi Gardën Revolucionare iraniane në Bejrut për të mbështetur milicët shiite atje. Edhe sot e kësaj dite, milicia e Hezbollahut që u krijua në atë kohë konsiderohet si krahu i zgjatur i Teheranit në Liban.

Udhëheqësi aktual fetar i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili vendos në fund për të gjitha çështjet e vazhdoi këtë politikë. Khamenei dhe i gjithë lidershipi i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vënë në dyshim në mënyrë të përsëritur realitetin historik të vrasjes sistematike të hebrenjve evropianë në kohën e nacionalsocializmit dhe përpiqen të relativizojnë apo madje edhe të mohojnë Holokaustin.

Për të forcuar pozicionin e tij kundër Izraelit, por edhe kundër Arabisë Saudite, Irani jo vetëm që mbështeti Hezbollahun në Liban dhe Hamasin në Gaza, por edhe ndërhyri në luftën siriane në anën e presidentit sirian Assad deri më sot, po ashtu mbështeti edhe milicët Huthi në Jemen e të ashtuquajturën lëvizje e rezistencës islame në Irak. Një arkitekt kryesor i kësaj lufte në hije ishte gjenerali i Gardës Revolucionare Quasem Soleimani, i cili u vra në një sulm me dron amerikan në fillim të vitit 2020.

Izraeli gjithashtu ka bërë pak për të lehtësuar tensionet me Iranin. Në fjalimet e tij, kryeministri Benjamin Netanyahu e krahasoi vazhdimisht Republikën Islamike me Gjermaninë naziste, e cila kërcënonte drejtpërdrejt ekzistencën e vendit të tij. Ai e përshkroi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e cila u negociua nga fuqitë me veto në OKB-së, si edhe Gjermania dhe Irani, si një "gabim me përmasa historike". Sipas Netanyahut, ai do të parandalonte një bombë bërthamore iraniane "me çdo mjet".

Izraeli ka kryer vazhdimisht akte sabotazhi kundër programit bërthamor të Iranit. Në vitin 2020, kreu i programit bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrisadeh, u vra. Atëherë gazetat angleze "The Guardian" dhe "New York Times" raportuan se të gjitha provat tregojnë për një vrasje të qëllimshme nga shërbimi sekret izraelit. Izraeli as e mohoi dhe as nuk e konfirmoi përgjegjësinë.

Narrativa e armiqësisë jo e pakontestuar

Ndryshe nga konflikti mes qeverive dëgjohen gjithmonë tone të ndryshme në mesin e popullatës ose nga shoqëria civile. "Irani duhet të shqyrtojë marrëdhëniet e tij me Izraelin sepse ato nuk janë më aktuale”, tha Faeseh Hashemi Rafsanjani në një intervistë në fund të vitit 2021. Faeseh është vajza e ish-presidentit iranian Ali Akbar Hashemi Rafsanjani dhe një ish-deputete e Parlamentit iranian. Edhe politologu i njohur Sadegh Zibakalam, i cili është kritik ndaj qeverisë, gjithashtu e kundërshton politikën e Iranit ndaj Izraelit. "Ky qëndrim e ka izoluar vendin në skenën ndërkombëtare”, thekson profesori në Universitetin e Teheranit në një intervistë për Dë në vitin 2022.

Në Izrael, gjithashtu, ka pasur rregullisht zëra që kanë shprehur solidaritet me popullin e Iranit. Për shembull, iniciativa e mediave sociale "Izraeli e do Iranin", e cila u bë e njohur për herë të parë në vitin 2012. Në vitin 2023, një fushatë e ngjashme mbështeti iranianët që dolën në rrugë kundër regjimit në Teheran pas vrasjes së vajzës së re Mahsa Jina Amini. Së fundmi, pati një përpjekje tjetër për të ringjallur fushatën duke përdorur hashtagun #IsraelisLoveIranians.

Por në nivelin politik, që nga sulmi i organizatës terroriste të Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023 dhe si pasojë "luftën për shpagim" të shpallur nga Izraeli, siç e përshkroi kryeministri Netanyahu, frontet janë ngurtësuar më shumë se kurrë. Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 41,000 palestinezë janë vrarë në luftën e Gazës, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Sulmet me raketa nga Hezbollahu dhe bombardimet izraelite mbi Libanin jugor deri në kryeqytetin Bejrut kanë detyruar tashmë qindra mijëra njerëz në Izrael dhe Liban të lënë shtëpitë e tyre. Frika e një zgjerimi të luftës ishte dhe është për këtë arsye e madhe. SHBA, BE dhe Gjermania u bëjnë thirrje të gjitha palëve ndërluftuese të përfshira që të tregojnë përmbajtje./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë