BOTA

Plani i paqes nga Biden/ Analiza: Hamasi nuk do ta mbështesë pa zotimin e Izraelit për armëpushim të përhershëm

b.z Përditësimi i fundit 5 Qershor 2024, 16:17
Plani i paqes nga Biden/ Analiza: Hamasi nuk do ta mbështesë pa
Pamje nga rrënojat

IZRAEL - Grupi militant palestinez Hamas njoftoi se nuk do ta mbështesë planin paqësor pa një qëndrim të qartë të Izraelit rreth armëpushimit të përhershëm dhe tërheqjes nga Gaza. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, vendimi i Hamasit vjen pas zotimit të udhëheqësve izraelitë për të vazhduar operacionet ushtarake deri në shkatërrimin e Hamasit, përkundër propozimit për armëpushim që presidenti amerikan Joe Biden e bëri publik javën e kaluar.

Ndërkohë që Izraeli po vazhdon operacionin ushtarak në Gazë, përpjekjet për të siguruar armëpushim po hasin në pengesa. Katari, që po ndërmjetëson në emër të Hamasit, tha se ka mungesë qartësie nga dy palët që po luftojnë njëra-tjetrën. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari tha se në rrethanat aktuale ka pak shpresë.

“Po shohim deklarata kontradiktore nga ministrat e kabinetit qeveritar izraelit. Deklaratat e dy palëve nuk na japin shumë shpresë për procesin", thotë ai.

Udhëheqësit izraelitë u zotuan t’i vazhdojnë operacionet ushtarake kundër Hamasit deri në shkatërrimin e tij, përkundër propozimit për armëpushim të paraqitur nga Presidenti amerikan Joe Biden javën e kaluar. Në një intervistë zoti Biden duket se u pajtua me pretendimet se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po zvarrit luftën për të joshur bazën e tij të përkrahësve të krahut të djathtë, por kur u pyet to martën nëse kryeministri izraelit po e bën këtë gjë për arsye politike, Presidenti Biden e hodhi poshtë këtë pohim.

“Nuk besoj. Ai po mundohet ta zgjidhë këtë problem serioz,” deklaroi Presideni Biden.

Plani për armëpushim fillon me një pezullim të përkohshëm gjashtë javësh të luftimeve në këmbim të lirimit të disa pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe qëllimi i tij është të lëvizë drejt një armëpushimi të përhershëm.

Si garantues i Izraelit në negociata, Shtetet e Bashkuara thonë se presin që dyja palët të paraqesin kërkesa shtesë, por kanë besim se Izraeli do t’i përmbahet detyrimeve të veta që dalin nga marrëveshja.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara presin që Izraeli t’i përmbahet propozimit.

“Presim që Izraeli të vazhdojë ta mbështesë propozimin sepse bëhet fjalë për propozimin e tyre. Dhe është në interesin e Izraelit. Edhe të Hamasit. Ata thonë se duan që lufta të marrë fund. Kjo është rruga për t’i dhënë fund kësaj lufte”, thotë ai.

Ndërkohë që palestinezët vazhdojnë të përballen çdo ditë me shkatërrim dhe vdekje, jo të gjithë kanë pikëpamjet optimiste të administratës amerikane, përfshirë një ish negociator amerikan për Lindjen e Mesme.

“Parashikimi im është që edhe nëse të dyja palët e pranojnë këtë propozim – që ende mbetet çështje e hapur, duke patur parasysh dimensionin politik, posaçërisht në Izrael – duhet shumë fat për ta përmbushur fazën e parë të propozimit. Por përtej kësaj faze, nuk shoh mundësi për përparim”, i tha Zërit të Amerikës zoti Aaron David Miller nga Fondacioni Carnegie për Paqe Ndërkombëtare.

Presidenti Biden ka siguruar përkrahje nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që mbështet propozimin për armëpushim.

Rezoluta e Shteteve të Bashkuara nuk përfshin kërkesën parashtruar Izraelit për t’u dhënë fund operacioneve në Rafah, që është pjesë e një rezolute tjetër të Këshillit të Sigurimit, e propozuar nga Algjeria.

“Shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit duan ndalimin e menjehershëm të operacionit në Rafah. Por nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë t’i bindin anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit se propozimi i tyre është rrugë e qëndrueshme drejt armëpushimit, përfshirë armëpushimin në Rafah, atëherë besoj që anëtarët e tjerë të këshillit do të bëjnë kompromis,” thotë eksperti Richard Gowan nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Por përderisa numri i viktimave civile vazhdon të rritet, gjasat për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi tani për tani duken të zbehta./VOA

hamas-izrael lufte

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë