
LINDJA E MESME- Ministri i Mbrojtjes izraelit tha se ka udhëzuar ushtrinë që të përgatisë plane që një numër i madh i palestinezëve të largohen “në mënyrë vullnetare” nga Rripi i Gazës, në linjë me propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për territorin e shkatërruar nga lufta.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha më 6 shkurt se plani “do të përfshijë opsione për t’u larguar përmes pikakalimeve tokësore si dhe një marrëveshje të posaçme për largim nga deti dhe ajri”. Ai tha se mirëpret planin “e guximshëm të Trumpit, që mund të lejojë një pjesë të madhe të popullsisë së Gazës të largohet në pjesë të ndryshme të botës”.
Katz nuk tha se nëse palestinezët do të mund të ktheheshin një ditë në Gazë, që është bërë gjerësisht e pabanuar pas fushatës ushtarake 15-mujore të Izraelit kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Më herët gjatë javës, Trump propozoi që shumica e popullsisë së Gazës të vendosej “në mënyrë të përhershme” diku tjetër derisa SHBA-ja të rindërtonte territorin. Zyrtarët amerikanë më pas thanë se zhvendosja do të ishte vetëm e përkohshme, por palestinezët kanë shprehur frikën se Izraeli nuk do t’i lejojë që të kthehen më.
Detajet e planit të Trumpit, që u përmend për herë të parë muajin e kaluar, mbeten të paqarta. Ende nuk dihet se nën çfarë autoriteti mund ta merrte SHBA-ja nën kontroll Gazën ose si do të zhvendoseshin 2.3 milionë banorët e saj. Propozimi i presidentit amerikan ka shkaktuar shqetësim se mund të rrezikohet marrëveshja e brishtë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, grupit radikal palestinez që ka udhëhequr Gazën që nga viti 2007.
Armëpushimi me disa faza, i cili hyri në fuqi muajin e kaluar, ndaloi përkohësisht më shumë se një vit luftime në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë. Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë u vranë më shumë se 47.000 palestinezë.
Lufta detyroi popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të zhvendoseshin nga shtëpitë e tyre, shpesh më shumë se një herë, dhe shkaktoi shkatërrime të mëdha në enklavë. Një vlerësim i dëmeve, i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar në janar, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet./ REL
lindje e mesme
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
6 Shkurt10:07
"E gjithë Suedia është në zi"! Sulmi me 11 viktima në shkollën suedeze, zbulohen detajet e personit të armatosur
SUEDI- Policia suedeze tha se ata ende po hetonin motivin e të shtënave masive më vdekjeprurëse në vend, pasi mediat lokale filluan t...
E.D
BOTA
6 Shkurt09:47
“Kështu duket demokracia”/ Mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
SHBA- Mijëra demonstrues u mblodhën në qytete anembanë SHBA-së për të protestuar ndaj veprimeve të administratës ...
E.D
BOTA
6 Shkurt08:07
"Deklaratat e tij shpesh janë më shumë si hapje e..." BBC: Plani i Trump për Gazën nuk do të ndodhë, por do të ketë pasoja
SHBA- Plani i Donald Trump që SHBA të marrë përsipër dhe të zotërojë Gazën, duke rivendosur popullsinë e saj...
M.B.
BOTA
6 Shkurt08:01
Osmani në SHBA: Investimi amerikan në Kosovë, në përputhje me objektivat e administratës së re
SHBA- Gjatë vizitës në SHBA, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë e anëtarësimit në NATO n...
b.z
BOTA
6 Shkurt07:53
Palestinezët dhe shtetet arabe vijojnë të refuzojnë propozimin e Trump për marrjen e Gazës: Nuk do të lejojmë të cënohen të drejtat e popullit tonë!
Foto ilustruese
GAZA - Presidenti palestinez ka thënë se ai kundërshton me forcë propozimin e Presidentit Donald Trump që SHBA t&e...
b.z
BOTA
6 Shkurt07:40
"Do t'i jap fund luftës në Ukrainë"/ Konferenca e Sigurisë në Gjermani, i dërguari special i Trump pritet të zbulojë planin për paqe
Donald Trump
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump pritet të paraqesë një plan për t'i dhënë fund pushtimit të plot&eu...
E.D
BOTA
6 Shkurt07:39
Tragjike në Gjermani/ Nëna vret dy djemtë e saj adoleshentë më pas i jep fund jetës
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 4 shkurtit në Gjermani, kur një burrë gjeti bashkëshorten dhe dy d...
M.B.
BOTA
6 Shkurt07:35
Përplasen dy avionë në pistën e aeroportit të Seattle në SHBA, autoritetet kryejnë evakuimin e pasagjerëve
SHBA- Në aeroportin Seattle-Tacoma në SHBA ka ndodhur një përplasje midis dy aeroplanëve duke shkaktuar vonesa dhe anulime të sh...